Erdhi për herë të parë një prsident i Francës në Shqipëri
Mirë shumë që erdhi, e gjeti se ku ndodhej Shqipëria, na erdhi mirë që i lexoi tri fjali në gjuhën Shqipe!
Pritja e gjithë Shqiptarëve ishte me ogur të mbarë!
Ardhja e Macronit ishte private apo privato publike?
Ardhja ishte rastësi, dashamirësi, arsye apo erdhi me dhanë porosi???
Erdhi për tu përshendetur me Ismajl Kadaren dhe e dekoroi me dekoratën e Oficerit Legjionar!!!
Po ta dekoronte me dekoratën Kalorsit të paqës do të ishim ndjerë të gjith populli krenar!
Por kjo legjionar (mercenar franqez)???
Athua çfarë dekorate nga Franca pret Rama?!
Ardhja e Samitit të Berlinit ishte e mirseardhje, por jo pa ndonjë arsye dhe qëllim!
Si duket është gjetur pika e duhur e gravitetit Tirana, që nga ajo pik llozi i Arkimedit do ta leviz Gadishullin Ilirik?!
Jemi me fat dhe të privilegjuar ne Shqiptaret, apo ishte privilegj e atyre që erdhen në Tiranë në vendin që e kanë ndarë e copëtuar dhe e kanë gjykuar përherë,e kanë dënuar e anatemuar, ndërsa tinëzisht e kanë lakmuar për vetën e tyre!
Samiti i Berlinit që nga 2008 deri tani çka bëri , ishte shum i vakët mendoj se rrethanat rreth Europës; Palestina, Izraeli,Ukrahina,Rusia dhe Serbia, i solli në Tiranë, këto situata të krijuara ja kanë ngrit pak temperaturen, së paku ketë herë Europa premtuan investime!
Ishte apo jo rezultat i diplomacisë Shqiptare, këtë sukses pa ja mohuar askush, krejt e mori vet Edi Rama për vete!
Edi Rama nuk e la dot pa e gërmuar thellë të kaluaren dhe me ç’do kusht tjetersuar në diqka që ai don!
Shtëpinë e dikurshme të Enver Hoxhës ja dha një fondacioni Francez -Eksplorim i artit Francez- që mbrapa i qëndrojnë Blonsh dhe Frederik Jile.
Me këta u firmos që të shëndrrohet hapsirë e artit per gjithë artistët e Botës!
Duke u arsyetuar ky veprim përbalti dhe mallkoi te kaluaren Edi dhe konferencjerja e tij Flora, sa që nuk lan gjë të keqe pa thën! Për këtë shtepi, dhe ata që jetuan në këtë shtëpi, sidomos për Enver Hoxhen!
Se këtu paska qenë një ushtar roje afer kësaj shtëpie në ruajtje të bllokut te vendbanimit të ish udhëheqjes moniste, këtu paska një tunel ndërlidhës mes viles 31 me vilat tjera të asaj udhëheqje famkeqe sipas tij, se këëtu paska pas eshtra sikur në kohën e inkzicionit dhe lista te të likuiduarish!
Nuk mundi te anashkkaloj se ka pas nji biblotekë më të madhen në Shqipëri ku kishte edhe libra Evropjane të shkrimtarëve botërorë dhe ato të- Iluministëve Franqez-!
Krejt këët tjetersim po e ban Edi Rama siç tha për të ju hakmarrur ndalesave që monizmi i paska bërë artit dhe kultures!
Në fund tha se këtu do te zhvillohet kulturë e art modern EROTIK!
Qëllimi ynë tha të zhduket fantazma e së kaluares të mos permendet Shtëpia e Enverit por e Artistve të gjithë botës!
Konferencerja Flora e tha se Enveri edhe që proklamoi barazi, kjo shtepi trgon se kishte pa barazi, e kjo e fundit që tha është hipokrizia dhe shpifja më e madhe e saja dhe e Edit!
Për 45 vite pushtet Enveri e përdori për punë takime dhe buajtje, kurrë se bëri pronë të tij private dhe të ju trashigonte pasardhësve, siç bën ti tani Edi, me pasuritë që i more duke qenë në pushtet!
Pse nuk jua jep vulat e tokat tua dhe të oligarkve tuaj të sotit, por këtë e bën për ta shlyer ç’do gjë nga e kaluara për të i knaqur kundershtarët e Enverit e të Shqipërisë!
Ju jep fondacioneve të huaja mundsi ta fshin historinë dhe të kaluarën tonë!
Kjo i bie Edi djal i mir por i babës të keq!
Thot një fjalë popullore lisin e qanë pyka e vet!!!
Edi Rama Kryeminister i Shqiprisë më i miri në këto tri dekada!
I mirë në Menagjim, Diplomaci,Organizim, i mirë shum për vetveten, i mirë për të tjerët për shumë q’ka i mirë, sa gati të themi që skem më të mirë!
Por sa i përket siguris dhe Atdhetarizmit duket jo rezistent jo sakrifikues e as pak këmbëngulës!
Me lehtësi e hodhi në arbitrazh ndërkombëtar detin Jon 12 mile në kontest me Greqinë!
Na mbetet të lutemi të mos ndodh kështu me pjesët tjera të Shqiprisë në jug!
Sa i perket Veriut shumë zor po i jep ta shkput veriun duke e mbshtjellë me emertime e fjalime dykuptimshe!
Ky kërkoj mbledhje Ndërkombëtare për këtë zgjidhje, kupto mbledhja apo Konferenca Ndërkombtare pa e ditur se çfarë vendimi do te dilte nga kjo, me çfarëdo vendimi Ndërkombtar duke e ditur që akoma qëndron rezoluta 1244 për Kosovë ,do ta zhbënte vendimin e GjND-së, me te cilin u legjtimua Shpallja e Pavarsisë!
Kërkoj që Kfori ta merrë nën mbikqyrje veriun, si do te rridhnin zhvillimet e Veriut pa policinë dhe pushtetin tonë aty,krejt këto shumë te dëmëshme për Kosovën!
Ky vazhdimisht duke akuzuar Kurtin, sikur po e bllokon Kosovën dhe po i dëmton Raportet me aleatet, nuk e la pa e krahasuar Kosovën me Palestinën!
Duke e fut në mes trgimin që e bëri në Tiranë, çlirimtari i Kosovës ish Presidentin e SHBA-s Bill Klinton ,si tregim të tij ky e zgjeroj, duke ja përshtat Kosovës nëse nuk e pranon prjektin e Marrveshjes Franko Gjermane do të bëhet beteri, mazi se në Palestinë!
Si ka mundsi kaq energji negative të shfaq Kryeministri i Shqipërisë për shkak të urrejtëjes së Albinit, apo për shkak te fjalëve peng të tija!
Në Konferencën e përbashket me Presedentin Francez Makron!
Në momentin kur fliste Edi, Makron habitej se ky paraqitej ( ma katalik se papa) ma pertej Shulcit dhe Makronit si të ishte lider Europjan në kurriz të Kosovës!
Ky Kryeministër nuk ndihmon Kosovën as Shqiptarin ky kërcënon!
Ndërsa vetën e tij me siguri e konsideron diku më se larti në hierarkinë e Europes!
Makron kur e pa këtë gjendje, mbet i habitur,mblodhi veten dhe tha; Kosova s’po e mban fjalen dhe e krahasoj me atë, sikur Franca e mbajm fjalen, si dhe i kujtoj Kosoves se mund të mos ju heqen vizat!
Këtë çështjen e vizave e thelloi Rama e paraqiti si katastrofë për Kosovën nëse nuk do ti heqen vizat, dhe bëri thirrje ta nënshkruajn prjektin e marrevshjës Franko Gjermane në mënyrë uniraterale dhe ta zbatojnë pa marr parasysh Serbinë sikur ajo të mos egzistonte, kështu ju drejtuar me sygjerim e qortim Qeverisë së Kosovare Rama?!
Si ka mundsi të realizohet ndonjë marrveshje veq nga njëra palë!
Pse u dashka të merren vesh palet kur vet njëra palë do ta mund ta kryente njëanshem marrëveshjen!
Sa për mos pajtimin e Serbis su mor as Makron por tha; Kosova s’po e mban fjalen, Vuqiq duhet të i dënoj ashpër ndërhyerësit e armatosur në Kosovë?!
Si e rehabilitoi kështu Makroni Vuqiqin duke e ndarë nga fajsia, dhe duke kerkuar që ai tëmerr masa serioze ndaj të tjerëve-kriminelve?!
Si ka mundsi që komandanti, krye krimineli të i gjykoj të tjeret që ishin varësit e tij!
Mirë kishte me qenë që Shqiëpria të ishte rehatuar në BE-në Europjane siç është në NATO!
Duhet Edi Rama të mos mendoj se duke e sharë te kaluaren e Shqipërisë do të merrë poena e mirënjoheje nga Europa, kjo i bje kështu si që ky thot se ky është djal i mirë por sikur se baben e ka pas diktator e kriminel!
Nuk duhet Edi Rama të i frigohet Albin Kurtit edhe se pse tani per tani të vetmin e ka opozitë!
Nuk duhet Edi Rama të sillet si mbret apo akoma më përtej, sikur ai mund të vendos për popullin dhe tokat e Atdheut, si të ishin prona të tija private!
Nuk duhet Edi Rama të mos e zbatoj Kushtetutën që e ka Shqipëria!
Ajo duhet me u respektuar e zbatuar për tanë Shqiptarinë!
Bie fjala sa vite ka që Edi Rama nuk e ka ngrit zërin për tokat Shqiptare, Preshevë,Medvegjë, Bujanoc e Sanxhak dhe për popullin Shqiptar autokton në këto toka, si dhe për malsinë e madhe në Malin e Zi, ani këtu tani e ka dostin Abazoviq!
Sa per Iliriden dhe Shqiptaret e Maqedonisë Veriore edhe se akoma s;jan te barazuar me Maqedonët, ky ndihet i vet kënaqur!
Sa për Çamërinë ky as që e permend edhe se Dhoma e Përfaqësuesve Amerikan dhe Këshilli Europjan, kanë nxjerr rezoluta për pronat e
Çamëve këti si duket e arsyeshme ta ngrit çështjen Çame!
As tani kur Greqia permes Belerit kerkon Himarën, ky se ka dert!
Atdhetarizmi matet me aq sa bën e sakrifikon ti për Atdheun dhe Shqiptarinë, jo sa të duan e të përkëdhelin të huajt, si dhe sa ti ju sherben atyre!
Përndryshe me Europjanet mirë sillesh, por mos shkel mbi supet e Kosovës, Kosova edhe ashtu ka peshë të rëndë nga Serbia!
Mos harro që je Shqiptar dhe Kryeministër i Shqiprisë!
Shqipëria është themel i kombit jo kulmi!
Ma keq që deklaratën e Makronit e modifikuan gjëja përkthimi ka qenë i gabuar, sikur ky paska thanë se dy palet Kosova e Serbia penalizohen për mos realizimin e marrveshjes?!
Edhe sikur te ishte kshtu pse paska përgjegjësi Kosova, kur Serbia s’po e pranon as s’po e nënshkruan marrveshjen!
Pa u thelluar se çka na sjellë kjo marrveshëje, edhe se ty nuk të intereson ndoshta, sikur pak të thellohesh ta kuptosh që Serbia është ajo që po perpiqet me armë me e aneksuar këtë pjesë, ti dhe opozita e kosovës nuk do të bëni presion që të i pregaditet Sërbisë Veriu me paqë e me marrveshje!
Mendo pak se Lista serbe e vuqiqit që udhëhoqi operacionin ushtarak në Bajnska, kjo donë me dalë në zgjedhje, pasi të veshet me pushtet legal qoftë edhe komunal çfarë do të ndodhë pas dy e tri viteve!
Por ndoshta ju kështu deshironi dhe keni qëllim të tillë, që donë të thotë dorëzim paqësor pa kushte dhe me marrveshje ndërkombtare!
Si duket padroni yt Makron ti la porosit, atë që e ka dizajnuar Franca me 1999 për Veriun e Kosoves, po e kerkon me çdo kusht me e realizuar!
Si ka mundsi të pranohet, çfarëdo marrveshje qoftë kur pala tjeter sulmon me forca të armatosura per shkputje dhe aneksim të teritorit të Kosovës!
Si mund te bëheni sikur asgjë nuk ka ndodhur!
Me të tjeret nuk habitemi sepse gjithmon është përkrahur dhe përkdhelur Serbia!
Por tmerrsisht e dëmshme, kur kjo ndodhë nga opozita në Kosovë dhe nga Kryeministri i Shqipërisë për qëllimet dhe arsyet që vetem ju i dini!
Por populli Shqiptar dhe Kosova po e ndiejm humbjen dhe pa drejtësinë në kurriz!
Sado që na sygjeroi Rama se ne duhet menduar ç’ka po fitojm, e jo ç’ka po humbim?!
I bie sikur me qenë duke lozur bigjoz!
Zoti Kryeminister Rama në jetë edhe humbet edhe fitohet me luftë dhe me gjakë!
Ne jemi në te drejten tonë në tokën tonë nuk po luajmë me fatin e Atdheut!
Nga ty pritet ndihma si Shqiptar dhe mendo veq për Shiptarinë leri
premtimet dhe ambiciet tjera!
18 tetor 2023