Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Është bërë ves i keq i disave, si vesi i qenve të lehin për çdo gjë, vend e pa vend

Media e pushtetarë turren me marrë poenë kush më i zëshëm kush e përdredh zërin nga ngacmimi i thellë i halucinancioneve të sëmura!

Të mësuar mbrapsht me vet fajësimin, e vet gjykimin pa ditur për fajet!

Vetëm ashtu me paragjykime ngase janë paranojakë!

Po e shkatërrojnë dinjitetin e popullit turbullojnë edhe mendjet e ndritura me zhurmat e klithjet shtazore!

Veç sa u kuptua se paska ndodhur një incident diku aq më teper kur e kuptojnë se njëri qenka Shqiptarë e te dëmtuarit të minoritetit Serb!

Turren si mizat

Duke u perpjekur me marr flamurin e gjyqtarit me gijotinë në dorë!

Janë apo jo kompetent janë apo jo profesional,me rëndësi me zhurmuar e mi rrehë tam tamet!

Pse nuk ja lanë drejtësisë, pse bëhen aq të gjithëdijshëm dhe fajësojnë pa e ditur çfarë ka ndodh!

Kjo çfarë ka ndodh më se paku ju ka dashur atij që ka përdor armën!

Pastaj imazh të keq për Kosovën se po ndodhin incidente mes etnive!

Ndërsa kjo krejt është personale dhe e pa qëllimtë në bazë etnike!

Kjo mund të ndodh dhe po ndodh edhe brenda të njëjtës etni!

Pse apriori po i fryn zjarrit pushtetar e gazetar, pse po i kualifikojnë ngjarjet mbi baza etnie!

Pse fajësojnë njerëz edhe kur nuk din asgjë për ngjarjet!

Nëna e djemve të aksidentuar deklaroi se personi ka gjuajt në asfalt dhe plumbi me rikoshe ka plagosë dy personat!

Sa e matur kjo nënë hallall i qoftë, kjo e vetëdijshme dhe nuk ndez zjarr mes etnive apo komuniteteve!

Uroj të shërohen shpejtë të aksidentuarit dhe të mos ndodhin kurrë ngjarje të tilla askund në Kosovë!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …