I nderuar Gjeneral Rrahim Ademi!
Pasi e dëgjova me kujdes deklaratën tënde ne TV.
Po i shkruaj pak fjalë për ty dhe publikun!
Ti je vlerësuar lart nga populli i ynë për heroizmin dhe kontributin në luftën për çlirimin e Kroacisë, si doemos në pjesën që ti ishe komandant!
Mburremi me veprën tënde madhore për popullin Kroat dhe lirin e ti!
Te mos i bëje krahasimet me Agim Çekun dhe arsyesh mërinë e pa arsyeshme!
Që nuk ke ardhur ne luftën e Kosovës!
Do te mbeteshe i simpatizuar dhe respektuar nga Populli i Kosovës dhe nga luftëtarët çlirimtar të UÇK-s!
Blofet tuaja apo tentim arsyetimi qe ti nuk ju paske përgjigjur luftës së UÇK-s!
Se pse s’paske qen në dakord te jesh i dyti në UÇK e, sidomos nën Komandën e Agim Çekut, se pse paska qenë ushtar i yti apo varës i yti!
Kjo tregon megalomanin tënde deri në narcizoizem!
Ne kemi pas ushtar që përherë te par e kanë kapur pushkën në luftë, por janë shndërruar në legjenda të gjalla!
Ti po ta ndije dhimbjen për popullin tënd të robëruar dhe të përgjakur në luftën e pa barabartë, nga barbaret Serb, nuk do te rrije duar kryq e ta shihje luftën e Kosovës nga Kroacia!
Në Luftën e Kosovës ka pas vend për te gjithë, aq ma tepër ka pas nevojë për profilin tënd ushtarak!
Ne na kanë ardhur vëllezërit nga Shqipëria epror te karrierës dhe nuk kanë pyet në çfarë niveli komandues do te vendosen as kush ishte komandant i luftës!
Kanë ardhur vëllezër nga mërgimi i kanë lënë familjet dhe luksin, Kanë hy në luftë si ushtar e kanë përfunduar komandant e Gjeneral!
Nuk dua ta madhëroj Çekun por ai e kreu obligimin ndaj Atdheut!
Ndërsa ti Atdhe e ke zgjedhur Kroacinë kjo asht e drejt e jotja!
Por s’ke te drejt ta nënçmon Çekun dhe as ushtarin ma te thjesht, në qoftë vetëm dhjet dit luftë në se i ka bërë, i ka bërë për Kosovë në këtë luftë ka mund të vritej!
Si duket ke mbet me mendësinë e vjetruar te ish sistemit
( Na veliqanstvo)
Ose te jesh i pari ose hiq,
kjo hiq asht ma pak se i fundit në kolonën e luftës për lirin e Atdheut!
Kisha dashur te mos kisha njohur, ta ruaja ne mendje e zemër mendimin për lartësinë tënde!
Me dhimbsesh Gjeneral!