Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Gjykata Speciale është rezultat i veprimtarisë anti-UÇK me dekada!

Gjykata Speciale është pasojë e veprimtarisë anti-UÇK me dekada! Gjatë gjithë historisë populli ynë nga pasojat pushtuese ka qenë i ndarë në dyshë. Njëra pjesë anti turke për shkëputje të plotë dhe çlirim. Tjetra pjesë për autonomi dhe vasalitet nën Turqi. Gjatë luftës anti Fashiste një pjesë për çlirim nga fashizmi tjetra bashkëpunëtore e fashizmit për një qeverisje kuislinge. Lufta e fundit UÇK në luftë për liri e pavarësi nga serbo-sllavet.

Pjesa tjetër në përpjekje me e ruajt Kosovën nën Serbi në një lloj autonomie dhe nën vasalitetin e Serbisë. Këta kuisling shkuan shumë larg, fshehurazi bën dy marrëveshje gjatë luftës njërën me Millosheviqin tjetrën krejt në prag të lirisë me 13 maj 1999 me Millutinoviqin. Këta ishin në gjendje çdo gjë të bëjnë veç për te mbet në pushtet edhe se nën vasalitet. Nuk u dakorduan të bashkoheshin në Qeverinë e përkohshme e ruajtën edhe qeverinë në ekzil kështu që UNMIK krijoj këshillin transitor për bashkëpunim.

Qeverinë serbe e konsideronte partnere lidershipin e Kosovës vasal. Këta krijuan gjatë lufte nga strukturat e LDK-së tredhjet këshilla të udhëhequra nga Eqrem Kryeziu që dihen me emra e mbiemra dhe detyra e tyre të grumbullonin prova apo të i fabrikonin për të bamat e UÇK-së .Po ashtu krijuan forca të armatosura me e luftuar UÇK-në sepse për këta farën e dreqit ma e keqe UÇK-ja se Serbia kjo e fundit ju linte pak pushtet dhe privilegje nën ombrellën e saj. Fal asaj se janë frikacak janë pula e s’janë Shqiponja e kurrë s’kanë pas guxim me ja msy një lufte kundër UÇK-s luftë fizike e me përgjak popullin te shumë vuajtur e aq shumë të vrarë nga serbo-sllavet. Këta fara e dreqit nuk pushuan kurrë duke denoncuar përbaltur e ulur UÇK-në.

Dërguan mira dosje në serbi e në UNMIK këtyre te fundit me ju servil për pushtet e servilizëm duke e kryer misionin që ju a kanë dhanë serbo e ruso sllaver. Fillimisht luftonin që luftën ta quajnë konflikt,pastaj NATON ta quajn çlirimtare, për te ju mbetur duart e lira me godit UÇK- n dhe për të lan mundësinë e pajtimit me Serbinë. Ju doli një serbofil DicK Marty i cili në parlamentin e Këshillit Evropian ngriti një akuzë te fabrikuar nga shteti serb me ndihmën e shqipfolësve bërën një gënjeshtër monstruoze dhe arritën ta nxjerrin një rezolutë ngase në Parlamentin Evropian dominon prezenca e madhe Pansllaviste.

Tani shpiken idenë e një Gjykate Speciale për të i dënuar armiqtë e Serbisë dhe të kuislingëve të saj. Me qellim njollosjen dhe përbuzjen e UÇK-s dhe te njëjtën kohë të i heqin Luanët nga skena politike e të vinë në skenë Hienat që të merren vesh ma letë me Serbin në kurriz të Kosovës. Tani janë quar në këmbë të para me i mbrojt dështimet e Gjykatës Speciale e akoma ma shumë emrat e këtyre që kanë deponuar akuza të fabrikuara ne Serbi.

U bë kimeti, kanë dal dosjet sheshit. Ma rënd i gjykojnë veteranet që u bë nami po u zbulohen spiunet e po dështoje Specialja e ku do mbeten këta fara e dreqit që po zbulohen. I fajësojnë pse i publikojnë OVL dosjet. Pse duhet OVL ti ruaj kokëzimet e këtyre spiuneve me Serbin e pastaj me specialen. S’janë fajtor OVL që gjerat zbulohen! Këta u dashtë ta din se kanë fjet fshehur me shkije por shtatzënia nuk ju fshihet. Në të ja bëjnë qarën. Arazë me katër këmbët analistë e banalista me zagar të paguar sulmojnë UÇK. Vlerën ma sublime të kombit tonë. Sulmojnë çdo gjë shqiptare këtu dhe në Shqipëri për të dërguar ujin në mullirin pansllavist. Janë t’u e ndjell kobë këta faqe zi kërkojnë gjak ndër shqiptaret horat.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …