Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Haga më mori për të dyshuar, por asnjë provë nuk gjeti, provoi të më bëjë hero të Hagës, por unë do të jam veç i UÇK-së!

Në fillim të letrës  së tij dërguar në Redaksinë e Radios-Kosova e Lirë, eprori i lartë i UÇK-TMK-së veprimtari i njohur  i Çështjes kombëtare Sadik Halitjaha ka njoftuar se  Haga më mori për të dyshuar, por asnjë provë nuk gjeti, provoi të më bëjë hero të Hagës, por unë do të jam veç i UÇK-së!

Do të ju them luftëtarëve mos e konsideroni gogol Prokurorinë, sepse ata janë njerëz shumë në nivel të lartë dhe korrekt edhe të sjellshëm e me shumë përgjegjësi!  Faji është te ne, që disa nga ne mundohemi me injorancën tonë ta vejmë edhe prokurorin në lajthitje! Kur ju pyet prokuroria a e njeh filan Komandantin dhe filan luftëtarin? Ti thua pa menduar fare,  jo?! Sa ju ofron provat diku në foto apo në  video ku je bashkë me ta, thua po por s, më u kujtuar! 

Sa ju pyesin a ju ka dhanë ndonjë urdhër të pa ligjshëm Komandanti? Ju mohoni e nëse ju tregon për ndonjë  n veprim të gabueshëm, po me urdhër të Komandantit po se po, ai ka qen në dijeni! 

Në këtë mënyrë ngatërroni të tjerët me fajin e vockël tëndin, mundohesh t’ i bishtërosh së vërtetës dhe e rrit at faj sa e implikon Komandantin dhe krejt Komandën.

Sa del nga aty rreh gjoks dhe thua, si un trim tjetër nuk ka! Në anën tjetër fajet nuk i kam unë po Baci.

Shkojnë e ju thonë të tjerëve un e bëra budalla prokurorin dhe të gjitha shtrembër ja thash, kujton se e ka vu ne lajthitje dikën! Jo veç e ka rrejt shokun që të gabon edhe tjetri, e kur shkon tjetri, ky shkon me e përcjell dhe me fodullëk i thotë bëhu i fort, dalsh faqe bardh, mos ta ndien, lëmi fajet mua! Thua se janë kokrra dardhe fajet me ja dhanë kujt te duash!

Këta njerëz pastaj e shpërfaqin  gogol Hagën dhe duke i lidhur këmbët e veta dhe të tjerëve s’mundet të dalin  kurrë nga përgjegjësia!  Ishe luftëtar e pyesin jo – jo un veç në logjistik isha?! 

Kur ia konfirmojnë foton a po videon me armë në krah, po – po pasha nënën, qe veç ketë herë e kam pas pushkën, se prehër se  patate kam pas qëruar! 

Pse se thua me krenari të ligjshme, isha luftëtar se luftën na imponoi pushtuesi!

Pse nuk tregon të vërteten se luftuam për liri a vdekje, luftuam për ta mbrojtur vet veten, popullin, tokën tonë  të lashtë sa vet njerizimi! 

Pse nuk thua drejt se kishte urdhër për luftë, për të luftuar, për të  sulmuar për të zënë prita e për  të bërë beteja! Kishte komandim, drejtim e strategji luftarake! 

Kishte trima të pa epur, ranë shumë dëshmorë, e shumë të tjerë u plagosen e u masakruan për ta fituar lirinë!

Mbroje me dinjitet luftën e drejt Çlirimtare!

Mbroje të vërteten me ç’do kusht, kështu mbron vet veten dhe te tjerët! 

Unë pa frikë fare  ju a thash të gjitha te vërtetat! 

Ju thash se lufta jon ishte e drejt dhe e pastër!

Ju thash se në luftë kem respektuar konventat ndërkombëtarë për te drejtat në luftë! 

Ju thashë se nuk kemi bërë masakra as krime! Nuk ka pasur urdhra në UÇK për të arrestuar apo  për të maltretuar civilë. Lufta jonë ka qenë kundër pushtuesit – kundër ushtrisë e milicisë armike të Serbisë! S’kemi pasur burgje as ligje për t i trajtuar  fajtoret! S’kemi pas Gjykatës, Prokuror e as Avokat! 

Unë kërkova t’  i thonë Zonjës Trandafilova se i mbani të pa fajshëm udhëheqësit e luftës!

I gabueshëm është emërtimi: -NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE – të hiqet ky emërtim! Si mund te i fajësoni 40 mijë luftëtarë? Sa keni ju legjitimitet ta bëni këtë? Gjykatë dhe Prokurori, ju nuk keni staf më shumë se 30 veta, si mund të i akuzoni 40 mijë çlirimtarë të luftës mbrojtëse!  

Pyes se kur do të pushojë  kjo Gjykatë!

Ata nuk më bënë asgjë  veç se thanë që nuk ishte në kompetencën e tyre, dhe këto nuk ishin në përputhje për mua! Kështu e pranuan remi lojën Prokuroria! 

Uroj të na lirohen Çlirimtaret  sa më shpejt, sepse janë shterur arsyet me i mbajt te mbyllur, ka shkruar Sadik Halitjaha.

Sadik Halitjaha, 4.11.2022

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …