Më nxiten disa media të paguara për shërbime anti-kombëtare, me disa analist sikur se ishin gjëja protagonist të ngjarjeve madhore! Po shohim televizione, portale, libra, filma, intervista e tregime! Se ç’ka ishte lufta, cila ishte arsyeja të bëhej ajo, si ndodhi e u zhvillua ajo, kush ishte veprimi i saj, qëllimi dhe finalizimi, këtu në fund e humbin toraun politikan, gazetar, analist e banalist e të gjithë maskarenjet Shqiptar!
Çlirim??? Liri??? Si diqka e ngjashme e kamuflojn dhe e zavendsojn me –ditë paqe- Kupto ç’ka ishte lufta, pse ishte, si u zhvillua, kur, e ku ka ndodhur! Eh këtë nuk mund ta din, ata që ishin kundër luftës, ata që nuk ishin në luftë, as në Kosovë! Nuk din ta tregojnë të saktën as ata komandantë që nuk i dinë pozicionet e luftëtarëve ku kanë qenë, si dhe pushka e tyre kurrë si ka krisur duke shenjestruar armikun! Shpesh dëgjoj pyetje kur gazetarët ju bëjnë ku ishit ju, luftëtarëve apo komandantëve ditën e lirisë, që s’është e saktë pyetja fare, këtë e kuptoj, por më e pasaktë del përgjërgjësia duke ju përzjerë, përgjigja duke mos mund ta tregoj të vërtetën ku isha në ditën e çlirimit (turp)! Po të pyet ku ishe kur u Shpall Pavarsia e Kosovës me mburrje e fodullëk thotë në Parlamentë! Po kjo është e vërtet sepse në parlament ishin shumë dhe shumë nënshkruan në deklaraten e Pavarsisë, disa nga ata që asgjë nuk bën për Çlirim e Pavarsi! Të merituarit as sy pyten, as s’u përfaqësuan askund! Kur shtrohet pyetja cila është dita e çlirimit fillon të numëroj hyrjet e KFOR-it dhe s’mund ta thotë ashtu ta di! Quditërisht as dita e çlirimit të Shqipërisë nuk mbeti pa u mjegulluar! A e dimë ne ç;është Liria? A e dimë ne ç;është Pavarsia? A dimë ne ç;është Sovraniteti? ç;është Shteti? A e dimë ne ç;është miku e ç;është Armiku? A i dimë q’janë vlerat, e q’janë anti vlerat! A dimë ne ç;është vlera e lirisë, ç;është gjaku i derdhur për liri? ç;është sakrifica sublime individuale dhe familjare? Qfarë dimë ne? Vetë llomotitim, durdullisemi sikur dim sikur kuptojmë, sikur vlerësojmë, sikur i dim vlerat sikur njohim miqt dhe sikur i respektojmë e i vlerësojmë? Ne bëhemi sikur i njohim armiqet dhe sikur jemi të gatshëm të përballëmi me ata, ndërsa asnji ministër, kryeministër e parlamentar s’ja ka ndie erën barutit kurrë! Ne paraqitemi sikur i dim të gjitha e nuk dim asgjë, si kur jemi dikushi e s’jemi askush!!! Deri ku shkon q’thurja e popullit tonë të pafajshëm??? Pse po katandisemi kaq keq, në favor të kujt punojnë disa media??? Arsimi e pushtetaret, banalistet e gazetart! Ku ishim ku jemi e ku do veemi o njerëz të mirë! Mendoj se do t’i gjeni përgjigjet nga këto pyetje më lart të shënuara!
16-02-2024 Sadik Halitjaha