leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KONSTATIME USHTARAKE JURIDIKE!

UÇK ishte Ushtri Vullnetare Çlirimtare!

Nuk ishte Ushtri pushtuese okupatore sulmuese e robëruese!

Nga ky kënd konstatoj se nuk u dashtë te krijohet Gjykata Speciale për UÇK-n diçka e ngjashme me Gjykatën e Nunbergut për ta gjykuar Luftën Fashiste!

Pra asgjë s’kan te ngjarë si luftëra as si karakter i tyre!

Si mund te konsiderohen te ngjashme?!

Ngjashmëri me atë fashiste ishte lufta e Serbisë lufta e saj okupuese kriminale e gjenocidale, që tani i ngjan kjo lufta e fundit e Putinit kundër Ukraines!

Themelimit te Gjykatës Speciale i para priu një shpifje e fantazisë Serbo-sllave dhe e instaluar përmes Dick Marty!

Si duket këtë e paguan mirë dhe e mbushen me informacione te rreme e te shumta, duke ja bashkangjitur gjithë volumin e dosjeve te UNMIK ut, Euleks-it e të Serbisë qe nga vitet e 90-ta e te ma hershme, dosjet e njerëzve të dënuar e te akuzuar ne kohen e pushtimit Jugosllav!

Plus i ngjiten aneksin e tmerrshëm mashtrues sikur se UÇK-ja paska ber shitjen e organeve njerëzore për transplantim!

Kjo e pa vërtet çnjerëzore u raportuar në Këshillin Evropian dhe si pasoj u nxor një rezolutë për Hetimin e këtyre ngjarjeve te supozuara!

Si rezultat u krijuar Hetuesia e Gjykata për ti hetuar e gjykuar krimet imagjinare!

Rrënja e kësaj shpifje nga vet hetuesia dhe Dick Marty duke u tërheq nga pretendimet për akuzë dhe duke treguar se është i kërcënuar me vdekje nga Shteti Serb, që me siguri i kërkon që te vazhdoj projektin e filluar nga se ka pas çmim te paguar për ketë Shpifje!

Pas gjithë kësaj maskarade del që ka pushuar arsyeja e te qënurit të kësaj Gjykate!

Evropa e gjendur para një konstatimi e veprimi te gabuar që instaloj ketë Gjykatë me kosto marramendëse si te Gjykatës ashtu të Prokuroreve, bashkëpunëtoreve te stafit e të qeras!

Po ashtu te Spiuneve te quajtur dëshmitar te mbrojtur, si dhe te Avokateve te shtrenjte!

Krejt kjo kosto milionëshe e shkuar ne miliarda krejt e gabueshme!

Këta shkuan edhe ma larg me gabime duke mos u pajtuar me gabimin, vazhduan me rritjen e gabimit duke i akuzuar Vetëm luftëtaret e UÇK-s dhe duke e kufizuar hetimin vetëm në një etni!

Në dukje shihet se shigjetat e kthyera vetëm kundër UÇK-s si kur ju bënë qefin Serbisë e Rusisë dhe i amnistojnë masakrat dhe krimet Serbe mbi popullin e pa fajshëm Shqiptar!

Kjo krijon opinion negativ e shantazhesh në arenën ndërkombëtare për Kosovën dhe

lirin e saj, duke e akuzuar luftën e drejt çlirimtare!

E bien në sprovë Shtetin e pa varur dhe Aleatet qe ndihmuan në ketë Liri e Pavarësi!

Vet vetiu nëse fajësohet lufta e UÇK-s Fajësohen edhe Amerika dhe Aleanca e NATO-s!

Parimisht Kosova e votoi themelimin e kësaj Gjykate pikërisht për te u q’fajsuar botërisht nga shpifjet e supozuara!

Askush nuk i ka dhanë te drejt nga aspekti legjitim, që kjo Gjykaët te ketë nivelin paralel juridik me Kosovën!

Si dhe ingerenca mbi juridiksionin e Kosovës!

Këtë vet kjo Gjykatë ja veshi vetes duke i krijuar gjitha shkallet e gjykimit nga Themelorja deri te Kushtetuesja e saj!

Vet vendos për kompetenca e mandate!

Prokuroria vepron duke mos respektuar normat dhe traditat themelore juridike, e pa shembullit ne boten aksidentale e pa krahasueshme edhe në te kaluarën e largët, të kohës së mesjetës e te monizmit të vonshëm!

Jemi për të u hetuar e kaluara e jon Shqiptare dhe jo veq kjo e fundit por gjithë historia, se pse është brilante e drejt dhe pa barbarizma pa pushtime e krime ndaj te tjerëve!

Por duam pa anshmëri dhe jo vetëm njëra palë te përfshihet,

por te përfshihen palët nder luftuese!

Nuk kam hasur ne historinë juridike te njerizimit të ju caktohet gjyq vetëm një pale pa qen palët tjera në ballafaqim!

Nuk dua te konstatoj as te para gjykoj per Gjykatën se pse kjo do te ketë kohë me treguar veten ne këto gjykime maratonike!

Prokuroria e ka humbur kredibilitetin dhe legjimitetin!

Që në hapat e par krejtësisht politik e te pa ligjshëm, Rrjedhja e dosjeve top sekret tregon sa te përgjegjshëm janë Prokuroria!

Si dhe me arrestimet e seleksionuara!

Arrestime pompoze spektakolare dhe pa vendim te Gjyqtarit te procedurës paraprake!

Sjellja karshi te akuzuarve me akuza te konstruktuara me dëshmitar te fshehur dhe te dhënat e grumbulluara nga prokuroret e Serbisë që i kanë ruajtur nga e kaluara e regjimit te Millosheviqit!

Si dhe grumbullimi i gjithë punës dështuese te UNMIK ut dhe Euleksit!

Shtrohet pyetja pse duhen mbi 300 dëshmitar, ku 80% janë te fshehur prapa perdeve!

Te cilëve ju janë premtuar miliona ero dhe azile ne vendet e preferuara nga ata!

Pse u dashka gjithë këta dëshmitar për të i bërë voluminoze të dhënat akuzuese!

Mendoj se me dy dëshmitar dhjet, apo 20 kur janë dëshmitë fakte te pa kontestuar do te mjaftonin!

Por kur janë rrena te konstruktuara edhe tre mijë bien poshtë nga Gjykata e bazuar në drejtësi!

Sa janë kredibile te dhënat e dëshmitareve dhe sa vet dëshmitaret janë me identitet???!

Kur e kemi parasysh se kanë deponuar për interesa te tyre qoftë edhe për qëllime hakmarrëse politike!

Sa duhet besuar nji te burgosuri i kushtëzuar për te u liruar ne se jep dëshmi për luftëtaret dhe luftën qofshin te vërteta apo jo!

Sa duhet besuar një drogamani, një hajni! Një a’morali në dëshmi,

Një te paguari e një azil fituesi politik kur ska ndjekje politike!

Sa dhe si mund te mbahen në para burgim me vite te akuzuarit me pretendim qe mund te janë fajtor!

Prokuroria ka pas kohë ma shumë se gjashtë vite me mbledh prova!

Si duket ne pa mundësi për të gjet fakte po i mbledh edhe ato qe i kanë mbet prokurorisë Serbe dhe te Euleksit!

Qartë shihen shtojcat në Aktakuzë kjo akuzë akoma s’është e aprovuar e pa përfunduar!

Këto mendoj se kanë qenë hetime te mbyllura nga Euleksi!

Por të ri ngjallura nga ish te burgosur nga te burgosur aktual nga hajna e të droguar te burgut për të shpëtuar vetveten, shpifin pa kufi e pa kursyer askënd!

Të gjitha do te bien poshtë nga Gjykata në se këta Gjykatës do te kanë traditë e kritere te kulturës oksidentale!

Ra poshtë shpifja për trafikim organesh!

Do te bie poshtë

-Ndërmarrja kriminele e përbashkët-!

Ne njërën anë Krime lufte ne tjetrën konstatimi se ska pas luftë por konflikt!

Pjesa tjetër krim kundër njerizimit?!

Kjo donë te thotë cila te shkrep me rëndësi me vepruar e përfituar Prokuroria e mbrojtja në kurriz te viktimave!

Jam dakord qe mund te ketë pasur krime individuale, por këto janë vepra penale në luftë jo krime lufte!

Mund te ketë pas por nuk mundet te fajësohet komanda qe nuk ka dhanë urdhra te tillë!

Nuk ka organizuar as ne grup e as individualisht veprime jo ligjore!

E fajësoni se asht përgjegjëse pse se ka para ndaluar dhe se ka mbajt nën kontroll vendin dhe njerëzit!

Dihet se kontrollin e kanë pas forcat Serbo-Sllave mbi territorin e Kosovës dhe njerëzit civil te Kosovës!

Luftën e ka imponuar Serbia një luftë pa asnjë të drejt lufte,

Luftë barbare e q ‘farose se me shkatrrim, masakra e gjenocid!

UÇK ka respektuar te drejtat në luftë sipas Konventës së Gjenevës!

Bile jemi munduar me veprimet dhe sjelljet tona të javë imponojmë një sjellje korrekte e njerëzore edhe armiqve!

Çuditërisht flasin për luftën q ‘do kund në q’do situatë ata qe s’kanë’ marr pjesë ne luftë, veq në tv. në se e kanë pa luftën!

Avokat që nuk njohin terminologjitë ushtarake!

Analist e media qe ju kanë ba gjyq publik deri tani duke i akuzuar ne mënyrën ma te vrazhdë e duke i përbuzur luftëtaret!

Nga Parlamenti e në q ‘do paraqitje publike duke i quajtur kriminel, pa asnjë provë!

Sot janë në qeverisje te Kosovës ata qe kanë grumbulluar akuza te konstruktuara dhe i kanë dërguar në Hagë!

Që nga koha e pushtimit dhe gjatë kohës se luftës ata qe ishin në anën e armikut, pa trupërisht gjykuan e paragjykuan luftëtaret duke i quajtur dorë e zgjatur Serbe!

Për të i liniquar dhe hequr nga përkrahja e popullit për liri!

Edhe tani Akt Akuzat përmbajnë te dhëna nga FARK-u dhe LDK sikur qenkan rrahur njerëzit e LDK-s qe se kanë përkrah luftën dhe kanë qenë në anën e kundërt! Pa trupërisht e thonë se kanë qenë bashkëpunëtor te armikut dhe për ketë shkak, ju kanë dhanë shuplaka!

Këtij lloji qe e ka dëmtuar luftën edhe ma tepër qe kanë dashur, janë përpjekë që te kapitulloj lufta, që këta te mbetshin në pushtet, nën sundimin e armikut!

Ky lloj kuislingësh e kolaboracionistësh kurrë s’kanë dashur ta njohin dhe përkrahin luftën! Këta bashkë me UNMIK un luftën e quajtën konflikt!

Që ta kenë ma lehtë pajtimin nën robëri, pasi që na paska përfunduar konflikti!

Tani janë bërë me qellim për ta mohuar luftën, edhe tani përpiqen te kamuflohen thonë se ska pas luftë, e ska pas Shtab te Përgjithshëm sikur se duan te i ‘’shfajësojnë’’ te akuzuarit ne Hag!

Pastaj e bastardojnë sikur ska pas hierarki dhe na paska qen një luftë pa kok e pa trup, pa tru e pa qartësi!

Por na paskan qen disa bashibozuk e paskan bërë q’ka kanë dashur pa kontroll e pa përgjegjësi!

Kjo donë te thotë me ja ndërruar faqen e Historisë UÇK-s!

Hashim Thaqi ka than; S’mundet kurrë te ri shkruhet historia e luftës çlirimtare!

Ne emër te kujtë flasin këta që mohojnë luftën mohojnë Ushtrinë Çlirimtare!

Shtab te Përgjithshëm ka pas botërisht dihet se kush e ka udhëheq luftën!

Lufta ka qen o ju te marr qe e mohoni, më qindra beteja ma e tri e tridhjetë dit pa ndërprerë, pozicione e popullatë te mbrojtur nga armiku!

Në disa vende kurrë nuk mundi të shkel këmba e pushtuesit!

U vranë mbi 2567 dëshmor duke mbrojtur token dhe popullin e Kosovës u plagosen mbi 5000 luftëtar!

Armikut ju shkatërruan me qindra tanksa autoblinda kamion lufte helikopter Praga e avion!

Me qindra armiq ranë në fushë beteja, shumë herë edhe u munden nga Ushtria çlirimtare vullnetare e popullit Shqiptar!

Haraq na morën gjithë pasurin që e patëm, najë kallen shtëpitë e pronat! Na vrane i morën viktimat peng, i kallen ne furra te shkritoreve dhe i varrosen në varreza masive!

Ndërsa te plagosurit e gjallë i morën e i masakruan duke ju nxjerre organet e trupit per transplantim në VMO te Beogradit!

Ka pas luftë si qe ka liri o ju maskarenj!

Ka pas organizim dhe UÇK!

Por s’ka pas kurrë krim te organizuar!

Kurrë s’ka pas urdhër për te vrarë e keq trajtuar njerëz te pa fajshëm civil te pa armatosur!

Nuk ka pas protokoll te raporteve per shkak se kemi qen ushtri mobile dhe skem pas zyra, stafe te kompletuara!

S’ka pas plan as projekt për te krijuar vend ndalime e burgje se pse s’kem pas ligje, Gjyqtar dhe Prokuror e Avokat!

Ligjet kanë qen te pushtuesit nuk kemi dashtë te punojmë e të i respektojmë ato ligje qe me dekada na kanë burgos! Kemi pas Rregulloret tona qe kemi rregulluar normat dhe rendin e brendshëm te UÇK-s

S’ka patur urdhër te ndalohen njerëzit as s’kan pas ku te mbahen!

Ska pas infra struktura as staf per punët e tilla!

Por PU ka pas te drejt të i verifikoj dhe te merr masa te i dëboj nga fushë veprimet e luftës njerëzit e dyshimtë!

Pretendimet se ka pas vend ndalime njerëz te ndaluar dhe te mbajtur,

un flas për zonën time ku un jam kompetent dhe ketë kompetencë nuk ja lejoj as kujt!

Un thamë se sjam kanë kurrë ne dijeni se ka pasur diçka te tillë në ZOP!

Garantoj me jetën time,në se gjendet nji provë qe un kam dhanë urdhër apo kam bë një veprim veton apo me grup kundër ligjeve mbi te drejtat në luftë sipas konventës së Gjeneves!

Nëse ekziston e vetmja nji provë te gjitha pretendimet e kësaj Gjykatë i marr për sipër si te mijat!

Pra krime te luftës nuk ka pasur!

Krime individuale ka mund te ket se s’ka qen e mundur te kontrollohet teritori nen okupim dhe kan qen te pa mundura lëvizjet në ter territorin e Kosovës!

Vepra penale në luft mund te ket pasur se pse vet lufta asht situat e pa drejtësive ma te mëdha njerëzore!

Duhet hequr apostrofimi

-NDERMARRJE E PERBASHKET KRIMINALE-

Se pse ska pas krime lufte te organizuara!

Jo s’mund te quhen Krime lufte, por veprime te kriminelit individual me përgjegjësi penale!

Shpresoj në drejtësi!

Shpresoj ne standardet e kulturës oksidentale!

Shpresoj Se Amerika bashke me Evropën s’kanë me e lejuar diçka te pa precedent në ketë shekull!

Kërkoj liri për çlirimtaret!

12 maj 2022

Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …