Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Kosovë mos lejo ringjalljen e fashizmit e as instalimin e Rusisë së Putinit!

Zëvendës-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, gjatë luftës Sadik Halitjaha, në një shkrim autorial ka kritikuar promovimin e fashizmit nga disa individ dhe qarqe te caktuara. Lidhur me këtë ai ka shkruar: Kosova arenë e përplasjeve rivalizuese te mbeturinave të se kaluarës! Në emër të luftimit të komunizmit e të monizmit po ri ngjallet e ri instalohet fashizmi Hitlerjan! që ka në themel ri kthimin mbrapa në kohë për të eliminuar historinë dhe ngjarjet reale të kohës! Ky ri kthim mbrapa i shtyrë nga armiqtë e Shqiptarisë ushqehet tërthorazi nga Rusia Putinjane dhe nga Serbia e Milloshëve të sotëm! A ka mekanizma Kosova për tu mbrojt nga këto rryma që e varrosin të sotmen dhe e zhvarrosin dhe ringjallin errësirën e së kaluarës! Kosova e doktrinës Rugoviane e hapur ndaj Serbisë dhe ndaj të gjithëve u shndërruar në vend koncentrik të Shërbimeve Ruso Serbe, në plehun për rritjen e mbeturinave fashiste dhe mbetjeve Komuniste të konvertuar në llojin Putinjan! Kush duhet ta nxjerr nga ky batak Kosovën?! ka pyetur ndër të tjera Halitjaha.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …