Anti-lufta po vazhdon kundër luftëtarëve të Lirisë!
Me siguri shumë e kanë marr për sipër ketë mision!
Me vet dije apo me pagesë!
Si shumë te tjerë, ketë detyrë e ka edhe Blerim Latifi me siguri e ka amanet nga Vesel Latifi!
Si ky edhe shumë shpifës të tjerë!
Këta donë ta mbajnë temë te përhershme për luftëtaret e lirisë(veteranet) edhe se 1/4 e tyre kanë vdekur gjatë këtij çerek shekulli!
Këta edhe po t i shohin te vdekur prapë vazhdojnë me te njëjtin avaz, se pse detyrë e kanë!
Për këta s’ka rëndësi a kanë pas kompetenca dhe a din me te vërtet diçka reale për luftën dhe luftëtarët apo jo këta japin e shesin mend për opinion!
Kush nga këta qe Han m… i ka rreshtuar në jetën e vet një skuadër luftëtarësh!
Ja futin kot si pas porosive e qëllimeve që kanë!
Edhe se dihet mirë shifër zyrtare 46 mijë e 714 Veteranë janë gjithsej dhe nga këta dihet qe 33 mijë e 800 marrin ndihma!
Kurrë nuk pushojnë tellallët e porositur duke than 60.000 e 70.000 si jua donë qejfi po ta dinin qe mbi njëqind mi aplikacione ka pas dhe nga kjo 60% janë refuzuar do ta përdornin me siguri çdo lloj shifre veç mej përbalt çlirimtaret!
Për ata që nuk janë ushtarakë dhe se njohin artin e luftës; Në se një ushtari te NATO-s në vijë te frontit i duhen tre te tjerë me e ndihmuar! Dyfish ma shumë ju duhen ushtarëve vullnetar qe nuk janë te kazermuar e nuk kanë mbështetjen e strukturave dhe te Shtetit!
Por kështu kur s:ka përgjegjësi te fjalës, kështu kur s”ka ligj për shpifje!
Ky popull u trullosur me statistika te rrejshme gjatë sundimit Jugosllav! Tani nuk besojnë lehë, se cili duhet me qen prezent dhe vet ai mej numëruar, edhe atë dy e tri herë, dhe prapë e humb besimin mej than dikush se ka dyshime?!
Çuditërisht beson në shifrat e regjistrimit te popullsisë Ku doli shifra se jemi ma pak se 1 milion e 700 mijë!
Kurse me te drejt(vote) në zgjedhje na thonë 1 milion e 900 mijë!
Si kuptohet kjo!
Ku janë te rinjtë nën 18 vjeçar, ku janë jo rezidentet!
Zgjidhe lëmshin bajraktar! Aprovo ligjet saktësoj si duhet dhe vepro me ligj!
Leni konspiracionit, propagandën dhe halucinacionet e sëmura bëni shtet e mos shkatërroni!
Del Albini me ri verifikim e ri vlerësim po çfarë lidhje ky ka me çështjet luftarake e të luftëtarëve?
I bëj thirrje te mos i fyen çlirimtaret se pse veç mundesh me ra ne grackën e atyre që te keq informojnë! Kupto 4 vite u bërë verifikim nga zi ngjiri komandues dhe qe 6 vite prokuroria po përpiqet me gjet gabime!
Vetëm një në Gjakovë e kanë gjetur një fals!
Kryeministri Albin Kurti gabon në se merr për bazë vetëm bindjen, apo me besim të një njeriu, kur thotë shifër jo reale as të përafërt!
Ku ishte Albini Komandanti ne teren a ‘po administrator në evidenca, kurrë ky nuk i ka pa me sytë e vet 100 luftëtarë te rreshtuar!
Kur i numëruan dhe i panë ata që japin shifra paushalle, krejtësisht shihen te tejdukshëm se janë te zbrazet naiv dhe qellim këqij ndal luftëtarëve!
Un flas me kompetencë vetëm për ZOP, si pas zingjirit komandues, nga komandantët e Togut, Kompanive, Batalioneve, Brigadave, njësit e veçanta dhe komanda e Zonës! ZOP ka pasur 8 brigada, me te gjitha njësit e veta PU, njësi Speciale roja te objekteve te rëndësisë se veçante Mjekësi, Logjistik, Vëzhgues e Informator gjithsej 8721 nga këta janë 1178 te plagosur, 568 Dëshmor!
Vet i mbaj mend deri 1000 luftëtarë se kush ishin e ku ishin!
S’mundem ti kuptoj sa te pa mend janë, ata qe i lëshojnë mentë në livadh dhe flasin me hamendje?!
Disa pasi që vet nuk arritën ta fitojnë lavdinë, dikush qe nuk ishte as ushtar e disa te tjerë me verifikimin e bërë u hoq edhe konspiracioni dhe u vërtetuan qe nuk ishin Komandant!
Urrejtja nuk asht e vetmja por edhe xhelozia, injoranca e ma se shumti janë porosit e padroneve qe këta ju shërbejnë si argat të zellshëm!
Frika i kaplon sidomos kur duan te marrin vendime te këqija për Kosovën, turren drejt luftëtarëve te lirisë se atyre ju kanë friken qe nuk pajtohen me ata që i sjellin te keqen Atdheut!
Për ketë duan të javë mbyllin gojën duke i shantazhuar se na qenkan shumë Veteranë!
Shume thotë edhe Serbia shumë thonë pushtetarët tan?! Mos vallë duhet ti vrasim t’ i bëjmë më pak!
Boll ç’do dit janë tuja vdekur, të mbeturit me vështirësi mbi jetojnë me trauma e sëmundje te luftës, sa për ilaçe nuk ju dalin këto ndihma që po u jepen!
Këta zhurmuesit shpifës nuk e duan shtetin dhe atdheun ma shumë se luftëtarët, kjo punë dihet!
Nuk e kanë këta për ta kursyer buxhetin për nga 170 ero te veteranit!
Por shkojnë aq larg sa thonë po javë paguajmë luftën qe kanë bërë, me këtë pagë minimale për mbi jetës sociale!!! Për luftëtarët thonë ata s’kanë bërë gjë, Kanë kryer detyrën për Atdhe?!
Po ju o fëlliqur pse se kryenit këtë obligim, e tani qe jeni me detyra te pushtetit e po i merrni nga taksat tona nga dy mijë e tre mijë ero dhe na thoni se po i shërbeni Atdheut?!
A e shihni çështje lufta ne Ukrainë se te ne i patet mbyll sytë si struci ne rërë patet ik si leprat!
Shihni sa qenka kostoja për ta mbrojtur me luftë lirin?!
Ma e zorshme dhe ma e madhe ishte për ta çliruar me luftë Kosovën e robëruar me shekuj!
Miliarda jepen për Ukrainën në armë e para!
Bashkohet ter populli nga 18 deri ne 60 vjeç ne luftë!
Ku ishit ju secili nga ju, gjatë luftës, që tani i përbuzni luftëtarët e lirisë!
Vlera e bërjes luftë nuk peshohet e s’matet me para ajo vlen me jetë njerëzish vlen me Atdheun e lire, me lirin e fituar!
Por këta idiot pare kishin, shtëpi kishin! Familjen prindër fëmijët i lan, të ua dhunojnë shkiet, gratë e motrat e tyre.
Ikën pa bë asgjë për veten e tyre e nuk u kujtuan fare për Atdheun!
E din mirë veten si janë këta, por për luftën nuk duan te din dhe nuk duan te dëgjojnë, qëllimisht bëjnë komente te tilla ta denigrojnë vlerën kulmore, te UÇK-së, dhe ta barazojnë me qyqar llakun e vet!
Ma kryesorja për këta, të ja kryen shërbimin(argatin) armiqve te Kosovës!
Mos ndodhtë luftë ma kurrë, sa shumë këta i kanë stërkeq luftëtarët dhe kanë mbjell urrejtje e mohim ndaj tyre!
Gjeneratat e ardhshme si mund ta kenë ideal luftën për liri, pse ata duhet te luftojnë, rrezikojnë jetën e tyre te sakrifikojnë?
Që te ju shahet nëna tërë jetën!
Të në çmohen dhe përbuzën pikërisht nga majmunet e shitur!
Mos e helmoni popullin ju spiunet dhe armiqtë e Atdheut!
Shërbimet tuaja anti Kombëtare revoltojnë Atdhetaret sot, dhe po e dëmtojnë te ardhmen, lirin e vendit ton!
Fëmijët e juaj nipat e rritur ne liri do te ju mallkojnë juve te mallkuarit e Shqiptarisë!
Ju po ju a leni pasardhësve tuaj faqen e zezë në gozhdën e shtëpisë!
S’ka thes për ju qe mund te i mbyllni vlerat e luftës, s’ka hije qe e fshehur lirin e Kosovës!
S’ka helm qe helmon ketë popull!
Ne çlirimtaret e gjallë do te javë sqarojmë brezave te ardhshëm, te vërteten për Atdhetarizmin!
Si dhe për shpirt shiturit si ju që ishit gjatë lufte, dhe mbetet te tillë pengës në Liri!
Lavdi dhe nderim për herë UÇK-së!
30 mars 2022