Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KUR ËSHTË DITA E ÇLIRIMIT TË KOSOVËS?

Nuk e kanë të përcaktuar me ligj zyrtar as festë, as dit Çlirimi! Me siguri mos me i hidhëruar shkiet!!! Turpi i mbuloft qeveritë dhe ligjislacionin e të gjitha mandateve! Festa te pa vlera, si festa e lames, ndoshta edhe e sames! Parada të krenarisë e çfarë jo tjeter lara lara! Nuk di çka din çka duan e çka është më e rëndsishme, më e vlerë se dita dhe çlirimi i Kosovës! Për turp flasin qeveritar intelektual gazetar e banalista! Të gjithë këta si presidentja si krye parlamentari ashtu kryeministri flasin në foltore, se si erdhi liria si na sollen aleatet, si e ideuan veprimtarë, e vuajtën u sakrifikuan shumë për këtë ditëë?! Si nuk ju shkon gjuha të thonë se me mijëra luftëtarë, luftuan dhe lanë gjymtyret gjakun e tyre për ta shporrur armikun, deri në përzënje nga Kosova ! Luftuan pa ndihmsen e askuj, pa buk e pa ujë, pa kushte pa armë adekuate, pa municion të mjaftueshem! Këta mohues janë ata që as gjatë lufte nuk na kanë perkrahur me baballaret të tyre! Po e parafrazoi Idriz Seferin kur mallkon: Fara e keqe mos lind, nëse lind mos u shtoft, por u faroftë!

Këta gjejn shprehje dhe servilizem te i pershendetin individ të pa vlera si të ishin yje duke i lartësuar me epitete shkelqësi e personalitet! Miqt nuk guxojn te mos i pershendesin e falenderojn sepse duan pushtet! Për atë ju duhet të ju bëjnë elozhe e servilizem, qoftë edhe fallco e të tepruar! Edhe Deshmoret e Viktimat i permendin per interesat që te paraqiten human e patriot?! Ndërsa luftëtarët jo nuk pershendeten, sepse jan fajtor që ja mbet gjall! As invalidet nuk i respektojn, që disa nga ata i kanë të vorrosura këmbet, duart e gjymtyret bashk me Deshmoret! Ky turp i zi s’ka kuptim dhe s’mundet te spjegohet, sepse s’ka te ngjarë askund në botë! Ne luftetaret nuk jemi të penduar për luften sepse e kemi kryer deryren ndaj Atdheut, toka e Kosovës u çlirua, lirinë e perjetojnë dhe rriten të lirë, brezrat e ri, të tanishem dhe ata që do të vijnë në te ardhmen!

Sa për politikanet bijet e titoistve (neo titoistet) këta se meritojn fare këtë liri, që nuk ja njohin vleren! Këta pushtetar nuk duhet pershendetur nga çlirimtaret, edhe kur takohemi ne rrugë e në tubime! Këta nuk duhet me i lan as te varrezat e Deshmorve me u perkul me ju rrjedhur hundet! Këta rrejshem e kanë edhe me Deshmoret, deri sa invalidet dhe luftetaret, nuk duan as me na pershendet as me na pa me sy! Këta sabotatoret duhet ta dinë se ka ditë Çlirimi , në radhë të parë meritat për këtë i kanë Luftetarët! Dezertoret duhet të ndihen borxhli e te turpruar që nuk luftuan për Atdhe! Ky takam nuk i vlersojn luftetaret, por edhe i nënçmojnë e i denojnë e nuk ju rritin pagat i mashtrojnë! I lanë në vuajtje të skajshme mizore, gati 100 luftëtarë janë vetëvrarë! Çka mendojnë këta kodoshat, gjakun e luftetarve me e shfrytzuar per veti, duke i rritur të mirat e tyre! Vleren e Luftetarve me ja vesh vetes! Nuk u permenden gjykimet në Hagë dhe mungesa për ta shijuar lirin ata që e sollën, e të tjeret që po na mungojn çdo dit e më shum nga radhët tona!

Me shit patriotizem te rremë e realisht patriotet luftetaret janë stigmatizuar në çdo aspekt as ligji per vlerat e luftes, kurr su ba! Nuk respektohen luftetaret, nuk thirren në kokteje e fasta, që vet han si derrat, krejt këto mundësi ju kanë krijuar luftetarët bashkë me Aleatet! Aleatet ishin bashk çlirimtar me ne luftetaret, jo me ju dezertoret, si po perpiqeni me i përvetsuar sikur të ishin Aleat me ju???!!! As luftë nuk e quajnp, me porosi, qëllim a po pa vetëdije! Ndoshta nga te qenurit tradhëtar e anti luftë! Si nuk ju vije turp shkojnë përulen para Jasharajve,  e Shtatores së Komandantit Legjendar nuk ja bënë një vend 1×1 meter në Prishtinë! Deri kur ju lejohet të shesin moral të rrem! Deri kur Kosova e ka ketë fatkeqsi ta zhvatin matrapazet, politik ekonomik, kusar, haraqexhi, nepotist e fajdegji! Ndalëni turrin ndaj luftetarve, o ju e thefshi qafen në Rusi te Putini!

 

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …