leoni

Sadik Halitjaha: Kushtuar shkrimit të Arbana Qeriqit për profesor Ahmet Qeriqin

E nderuar Arbana,

Të përgëzoj për shkrimin. Të lutem, kurrë mos u ndal së shkruari!

Ti e njeh më së miri, ke qenë me fat ta kesh baba!
E e pamundur është me e shpalosur shum-dimensionalitetin e figurës markante të madhit Ahmet Qeriqi!
Pasi në vlerën e këtij kolosi, përpiqen të gjitha vlerat e të gjitha fushave njerëzore e kombëtare!
Siç u thyhen të gjitha shtizat e armiqve antishqiptarë, në aurorën e këtij luftëtari!
Ahmeti ishte dhe mbetet një thesar i pafund!
Sa do që përpiqemi t’i numërojmë apo rreshtojmë vlerat e Prof. Ahmet Qeriqit, shumëçka na mbetet mes numrave dhe mes rreshtave pa e thënë!
Sa do që përpiqemi t’i përkufizojmë vlerat me fjalë, sa do të mëdha e të bukura i përzgjedhim, nuk mundemi ta shpalosim madhështinë dhe bukurinë e krijmtarisë, kulturës, trimërisë, urtësisë dhe njerëzores që pati në vetvete Baca Ahmet!

Inspirues dhe udhërrëfyes në të gjitha etapat e jetës si organizator dhe veprimtar i devotshëm, luftëtar i pa lodhur dhe i pa dorëzuar kurrë, para asnjë sfide, qoftë ajo sfidë!
Matjet për këtë gjeni, për këtë Hero mund të çalojnë, pasi krahasim s’mund të gjejmë askund!
Për ta vlerësuar drejt dhe saktë këtë dijetar, duhet të kemi një vetëdije maksimale,
për t’i vlerësuar veprat letrare duhet t’i kemi lexuar e studiuar, si dhe kuptuar mirë veprat e shumta të tij!
Për ta shpalosur veprimtarinë kombëtare të fshehtë, duhet të jemi bashkëveprimtarë, bashkëveprues idealistë si ai!
Për të njohur vuajtjet, torturat dhe burgjet, duhet të jemi bashkëvuajtës e bashkërrugëtarë!
Për ta njohur dhe shpalosur trimërinë dhe gatishmërinë e sakrificës për atdhe, duhet të jemi bashkëluftëtarë dhe sakrifikues të përbashkët për liri e atdhe!
Një doktor shkence duhet vlerësuar nga një panel i doktorëve, profesorëve shkencorë dhe akademikëve!
Vlera e tij është teza e doktoraturës!
Po sa teza do të promovoheshin për veprimtaritë e Ahmet Qeriqit!

Duke e kuptuar se ti ishe gjeniu, ti ishe profesor i brezave, edukatori më i mirë i atdhetarizmit, rrugë rrëfyesi ynë!
Ne do të bëjmë përpjekje t’i shpalosim ato që kuptuam nga ty, dhe ato që i dimë për ty!
Kjo mund të jetë vetëm një pjesë e asaj që bëre e që udhëzove ti!
Prandaj, do të jemi të lumtur kur populli shqiptar do t’i dijë dhe kuptojë, vlerësojë vlerat e tua, kurdo që të arrijmë ta kuptojmë shpirtin, mendjen dhe porositë tua!
Ti bëre një jetë në shërbim të atdheut dhe të popullit tonë, që e deshe dhe e dhe maksimumin!
Çlirimtarin, profesorin Ahmet Qeriqi, duhet ta kemi përherë shembull frymëzimi dhe udhërrëfyes për çështjen kombëtare!
Shembull të mos dorëzimit e këmbëngulësisë, për të hapur rrugë të reja, për të realizuar aspiratën shekullore të bashkimit kombëtar!
Krenarë që jetuam dhe bashkëudhëtuam me ty, i madhi dhe i pavdekshmi Hero, Ahmet Qeriqi!

Datë: 20 mars 2025

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Po biem pre e mosmarrëveshjeve mes veti të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të bashkuara të Amerikës

Sadik Halitjaha: Sikur të ishte mbyllur RKL që më 21 qershor 1999, ku do të mbetej UÇK-ja?

Sulmet e pandalshme dhe sabotimet, si dhe mosndihma nga Qeveritë ndaj këtij mediumi – RKL-së …