Tema të tjera...
Thyerjet dhe përdhosjet e monumenteve të UÇK-së! Realisht, duhet të jetë shqiptar i shëmtuar ai që e ka thyer pllakën përkujtimore në fshatin Ujezë afër rrugës së Zogut! Por më krim se ky kanë bërë parlamentarët tanë që nuk e aprovojnë ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës. Kur them më shumë, ky e ka shembur një pllakë. Ligjvënësit dhe pushtetarët e Kosovës po i shembin të gjitha vlerat çdo ditë – turp! Nuk e aprovojnë ligjin për mbrojtjen e vlerave të Luftës. Në këtë ligj do të precizoheshin cilat janë vlerat që duhet të mbrohen! Kjo mbrojtje është detyrë morale kombëtare në interes të historisë dhe Atdheut! Ligjvënësit që nuk duan të aprovojnë ligjin për mbrojtjen e këtyre vlerave janë anti-vlerë anti-kombëtare! Ky ligj do të i penalizonte dhe do t’i dënonte të gjithë ata që do të guxonin të bënin shkelje ligjore! Ky ligj do të mbrojë pllakat përkujtimore, obeliskët, përmendoret, shtatores, bustet dhe emrat e rrugëve dhe shkollave me emra të deshmorëve dhe të ngjarjeve nga lufta, objektet shkollore, kulturore dhe institucionale! Ky ligj do të specifikonte të gjitha vlerat me nenë e norma, do të krijojë një komision për të vlerësuar çdo betejë dhe ngjarje të luftës nga çdo njësi, që nga skuadrat te brigadat, zonat dhe shtabi i përgjithshëm! Kështu, të vlerësuara me ligj dhe norma, do të shkruhej historia reale dhe lavdishme e UÇK-së! Po ashtu, do të mbrohej uniforma, shkronjat dhe amblemat e arta të UÇK-së! Të gjithë ata që janë kundër këtyre vlerave dhe kundër mbrojtjes me ligj, janë anti-shqiptar dhe anti-vlerë! E ardhmja do t’i ndriçojë këto vlera, do t’i shpalosë dhe do t’i madhërojë siç që vertet meritojnë çlirimtarët dhe mbrojtja e lirisë në çdo kohë! Lavdi Deshmorëve, lavdi UÇK-së që na solli lirinë e Kosovës!”