Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Luftërat çlirimtare në përgjithësi janë te drejta sepse janë mbrojtëse! 

Luftërat çlirimtare në përgjithësi janë te drejta sepse janë mbrojtëse!

Por për të u vërtetuar shumë fish drejtësia e saj duhet te ketë kaluar nëpër disa etapa disa shkallë deri aty sa me u vërtetuar e kuptuar botërisht kjo e drejt!

Sipas të drejtës Ndërkombëtare juridike e zakonore!

Si pas te drejtës të normuar saktë e drejt në Konventën e Gjenevës ku shkruhet decidivisht:

-Një populli që i kanoset rreziku i dëbimit dhe i shfarosjes, ka te drejt te rezistoj-

Pikërisht Populli ynë i kaloi te gjitha këto faza,  për te mos shkuar ma larg që nga viti 1943 deri 1947 u likuiduan nga OZNA 7100 Shqiptar, vetëm se ishin Shqiptar!

U shpërngulën me dhunë me qindra mira Shqiptar në bazë racore për te i dëbuar nga vendi i tyre!

Burgosjet me dhjetëra e mira persona ndër vite, ikën nga shtëpitë e tyre te detyruar me gjet strehim politik!

Evropa e din ma se miri sa azilant politik nga Kosova dhe viset e saja, ka strehuar në Shtetet Evropiane!

Me qindra te vrare në burgje e ushtri JNA!

Mortaja e bardh shpërnguli mbi 700.000 Shqiptar nga Kosova dhe viset Shqiptare!

Dënimet makabre i detyruan njerëzit te mos guxojnë te rrinë në shtëpitë e të dalin në male te jetojnë te fshehur nga pushteti!

Helmimet masive te nxënësve, përjashtimi nga e drejta e arsimit!

Përjashtimi nga puna dhe e drejta për te punuar! Liniqimi diferencimi, përçarja ndër shqiptare në mes vëllezërve! Asimilimi   i dhunshëm duke ju vu prapa shtesa në mbiemra, si dhe duke i detyruar për mbijetesë ta ndërrojnë, përkatësinë kombëtare te regjistrohen Jugosllavi!

Krejt këto plotësojnë dhe tejkalojnë te drejtën e përcaktuar si pas ligjeve e zakoneve ndërkombëtare për te rezistuar e për te u mbrojt me luftë!

Pra lufta e UÇK-s për liri ishte e drejt dhe e domosdoshme!

Kush do që nuk e konsideron kështu është i marr apo armik e racist anti Shqiptar e anti njerëzor!

Lufta e Pastër luftë mbrojtëse çlirimtare e bazuar në Konventën e Gjenevës ku shkruan:

-E drejta në luftë-!

Kjo klauzolë që saktëson si duhet të sillemi në luftë,

Si të trajtohen civilet e pa armatosur, si të trajtohen të plagosurit,

Si trajtohen robërit,

Si respektohen të drejtat kolektive e drejta për jetën!

Si nuk është e drejt me i dëmtuar grunajat, karburantet, me shfaq sëmundje ngjitëse (epidemi)si që nuk është e  drejt me vra njerëz të pa fajshëm në masë!

Po ashtu nuk është e drejt me djeg shtëpia masive e dëbim te dhunshme, dhunime të njerëzve!

Si dhe nuk lejohet përdorimi i armeve te ndaluara me ligjet ndërkombëtare!

Si  helmet e ndryshme, ato me radioaktivitet e shkatërrim masiv njerëzor!

Prishje të digave e rrezikim te popullatës së pa fajshme!

Për te gjitha këto është e drejt lufta jon se pse as një nga këto se ka bërë UÇK-ja!

Para ardhësit e as UÇK-ja nuk kanë hapur luftë ndër vëllazërore edhe pse udëbashet Shqipfolës torturuan deri në vdekje Shqiptar, dënuan me dekada Shqiptar, ju torturuan familjet  nga tradhtarët Shqiptar bashkëpunëtorët e kuislingët!

Por ne nuk hapem luftë vëllavrasëse nuk vepruam si Çeçenet, Hamasi,Kurdet e Bokohrami e tjerë!

Lufta e UÇK-së, ka qen krejtësisht kundër pushtuesve, kundër atyre forcave që vriteshin e masakronin Shqiptar digjnin e i dëbonin, dhunonin e masakronin deri në gjenocid!

Serbia duhet dënuar për masakra gjenocid, kulturocid, teholocid, ekonomiocid, dhe shfarosje racore me vrasje dhunime e dëbim!

UÇK kurrë nuk vrau në masë njerëz te pa fajshëm civil e te pa armatosur, kurrë nuk shfaqi shenje te terrorizmit!

kurrë s’ka pas urdhra të vriten civil dhe njerëz te pa armatosur të  pa fajshëm!

Si që  vepruan Ushtria dhe policia Serbe!

Në se ka mund te ndodh ndonjë pa drejtësi njerëzore në UÇK, nga ndonjë vrasës  individual e ndonjë kriminel ordiner, nga ndonjë i krisur nuk mund as nuk duhet fajësuar udhëheqësit e luftës!

Në se ju vihet përgjegjësia e mos kontrollit te territorit ketë kontroll e kanë pasur agresoret serb!

Nëse fajësohen për mos veprim, si ka mundësi veprimi në një territor që nuk e ke nën kontroll?!

Arsyeja e themelimit te kësaj Gjykate doli blof me rrenat e mashtrimet e Dick Martyt i shtyrë nga Serbia!

Si ka mundësi te emërtohet udhëheqja e arrestuar e UÇK-s si NPK. Si ka mundësi te ngritën akuza te pa baza -Krim kundër njerëzimit-

Ku donë te dal drejtësia e GjS.

Gj.S kërkon kime në vezë dhe hidhërohet e vepron me tendencë me gjet me çdo kusht!

Pse gjykohet Lufta!

Pse u dashka te denigrohet e mohohet e tjetërsohet UÇK dhe historia e saj!

Zvogëlimi  nga lufta në konflikt dhe mos vlerësimi i drejt i luftës dhe UÇK-s’është mos vlerësimi i Shtetit dhe i lirisë së Kosovës!

Vlera e UÇK-s Vlera e lirisë e Shtetit!

Vlera e çlirimtareve vlerë e te sotshmes dhe e së ardhmes!

Mohimi i këtyre vlerave gjykimi i çlirimtarëve, gjykim i së sotmes dhe te ardhmes së popullit ton!

Shuarja e këtyre vlerave do te thotë shuarje e zjarrit për liri për të ardhmen!

Duke e dit Evropa për pa drejtësitë qe ja ka be Shqiptarëve gjatë Historisë ,donë ta shuaj zjarrin e lirisë për të ardhmen te mos guxojnë kurrë te ngritën Shqiptaret, për çlirimin e pjesëve nën okupim dhe mos ta mbrojnë as lirin e fituar!

Ketë që u fituar do ta  konsiderojnë si trofe e tyre, që na i dhanë dhuratë, e mund të na i marrin kur duan!

Rroftë UÇK lufta  jonë e drejt dhe e pastër!

Rroftë Kosova e lirë!

22-03-2023

Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …