Mangësitë e nivelit të emergjencave të Kosovës, së paku në këto raste tërmetesh duhet të ju bije ndërmend pushtetarëve që shumë pak kanë bërë në këtë drejtim. Përpos FSK-së që e ka nivelin dhe standardin e Njësisë të Kërkim Shpëtimit. Të tjerat me shumë mangësi i kemi, apo hiq fare. Mungon sistemi i alarmit, mungojnë strehimoret, mungojnë teknikat e domosdoshme, mungojnë helikopterët dhe aeroplanët e tipit kanader, mungojnë rezervat ushqimore barërat e karburantet. Ma e keqja mungon organizimi i resurseve njerëzore, aktive e rezervë mungon komplet strategjia dhe menaxhimi, mungon analiza e probabilitetit e mundësive që mund të na ndodhinë. Pa përcaktim të shkalles së sizmologjisë kur merret leja e ndërtimit, pa kontroll me inspektoret në ndërtimin e ndërtesave dhe cilësinë rezistuese të tyre në rrethana tê tërmetit dhe emergjencave të ndryshme. Mungojnë memorandumet mes FSK-së e Zjarrfikësve, Ministrisë së brendshme e me ministrin e shëndetësisë. Mungojnë marrëveshjet apo memorandumi me KFOR-in si dhe me shtetet fqinje, pos Shqipërisë. A duhet të na bije ndërmend veç tërmeti kur bije,apo zjarret kurë pyjet kallen, vërshimet e mundshme apo ndonjë epidemi. Ç’bën Këshilli i Sigurisë Kombëtare?! Apo kanë punë të tjera se si ti akomodojnë njerëzit e vet në vende pune dhe të hanë dreka darka e ta zhvatin ketë popull. Popullin e mbajnë të varfër dhe larg informacionit. Nuk ju është siguruar asnjë lloj sigurie këtij populli asê siguri fizike as shëndetësore. Jemi pa udhëheqje të besueshme pa raporte të mira me pakicat. Pa raporte te mira me fqinjët. Pa rregullime normative ligjore për garantimin dhe funksionimin e këtyre sigurimeve. Fat i madh që jemi të rreshtuar në kolonën Amerikane e të NATO-së. Ngushëlloi familjaret në Shqipëri për njerëzit e tyre që humben jetën në këtë tërmet dhe shërim të shpejt të lënduarave.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …