leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Mendesia shqiptare e deri tani dhe shqiptari i së ardhmes

Deri tani, të edukuar e të brumosur me traditat e zakonet tona, edhe ato kanunore!
Kemi ruajtur besën dhe besnikërinë, me këtë virtyt kemi qenë dhe jemi sjellë jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe me të tjerët!
Kemi respektuar dhe ruajtur traditat tona, si dhe i kemi respektuar ato të tjerëve!
Kemi dhënë besën dhe e kemi mbajtur besën, sikur për ata që kanë besë, ashtu edhe për ata që kurrë s’kanë pasur besë!
Të tjerët kanë qenë shumë të lumtur kur e kanë bërë shok apo mik shqiptarët, kështu e thoshin, po e citoj një italian, ku thotë:
“Ta kesh shokë shqiptarët, edhe nëse i ke krejt botën kundër, ai do të jetë shoku yt kundër krejtë botës!”
Ky karakter, kjo mendësi, na ka bërë të mirë për të tjerët, por të këqij për vetveten!
Duhet që, kur dikujt botërisht i thonë i keq, të gjithë e akuzojnë dhe e përbuzin, mos mundesh që edhe ti ta shtyshë, së paku largoju që të mos karakterizohesh edhe ti i keq!
Më duket se kjo mendësi e deri tashme po përfundon!

Mendësia e së ardhmes!
Nëse botërisht i thonë i keq edhe vëllait gjenetik, edhe babës biologjik, duhet të distancohemi!
Vetëm ashtu, duke mos e mbrojtur të keqen dhe duke mos u përpjekur ta kthejmë e riparojmë të kaluarën, mund ta ndërtojmë të ardhmen e pastër e të sigurt!
Kjo është e domosdoshme në të tanishmen që po e jetojmë!
Një gjë nuk mundemi dhe nuk duhet të presim që mund të ndryshojë ndër ne shqiptarët!
Prindërit, nëna dhe baba shqiptarë, nuk distancohen nga fëmijët e tyre, edhe nëse gjithë bota është kundër tyre, ky virtyt është vlerë që neve shqiptarëve na bën të veçantë!
Ne nuk jemi si prindërit gjermanë, zviceranë, francezë apo cilitdo komb e racë tjetër!
Prindi shqiptar duhet vlerësuar e çmuar jashtëzakonisht, se pse heq të zinjtë e ullirit për veten e vet, vuan tanë jetën dhe ia ruan pasardhësve, djalit apo vajzës pasurinë, tokën, shtëpinë, banesën dhe nuk i lë borxhe e obligime pasardhësve të tij!
Këtë mos ta presim ta ndryshojmë, sepse është humane, njerëzore dhe progresive për të tanishmen dhe të ardhmen!
Ta kemi besën për ata që kanë besë, të mos i tradhtojmë ata që veprojnë për shqiptarët!
Ta ruajmë tonën, të mos e marrim të huajën, të jemi vetvetja dhe për vetveten, duke u distancuar nga e keqja, duke mos tentuar ta ndryshojmë e riparojmë të kaluarën, që të na bëhet pengesë për të ardhmen!
Ta krijojmë dhe rregullojmë të ardhmen e sigurtë, ta bëjmë bashkimin kombëtar!
Të jemi faktorë dhe me peshë për shtetet dhe popujt e tjerë!
Përherë të mbetemi shqiptarë!

11 prill 2025
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria relative “Përjashtimi social” në Kosovë

Problemet më të cilat përballet Kosova janë të fushave të ndryshme dhe si të tilla …