Ish i burgosuri politik, veprimtari, luftëtari i lirisë dhe eprori i UÇK-së, invalidi dhe veterani i luftës, Sadik Halitjaha përmes një postimi në rrjetin social ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndalimin e hyrjen në shtetin amerikan të Sali Berishës dhe familjes së tij. “Një shuplakë amerikane do të thotë mos të mundesh të ngritësh kurrë në këmbë! Reagimi i Bashes duke i dal në krah Berishës dhe duke kërkuar llogari e transparencë nga SHBA! Ky është fillimi i një fundit të argatëve të huaj dhe shkatërruesve të Shqipërisë! Përgëzojmë Amerikën dhe urojmë ta qojë deri në të fundit,që të çlirohet shqiptaria edhe nga elementet e fundit anti-shqiptar!”, ka shkruar ai.
