Paska vendosur Serbia ta mbyllë kufirin me Kosovën! Uroj që të fillojë ndërtimi i një muri kinez! Mirë do të ishte të ndihmojmë edhe ne, me një pjesë të murit! Serbia dërgon letër të hapur Këshillit Evropian, ku i thotë se i ka hedhur poshtë të gjitha marrëveshjet e deri tanishme me Kosovën, edhe pse këto marrëveshje ishin marrëveshje ndërkombëtare pasi që Evropa i ndërmjetësonte! Asnjë reagim nga Evropa?! Tani vjen në Kosovë Lajçaku sllav i përbetuar i Bratisllavës dhe thotë se letër që e kishte dërguar Kryeministrja Brnabiç në emër të Serbisë, është tërhequr nga Serbia??? Kur e dërguan, e dërguan publikisht, tani më fshehtë, thonë se e kanë tërhequr??? Brnabiçës duhet të i tregojmë qartë çka i bie kjo punë e Serbisë, që luan lojë të pistë e jo normale me Kosovën! Kur do që të pranojnë, i pranojnë marrëveshjet, e pastaj kur do që të refuzojnë! Hipotetikisht, të shtrojmë pyetjen: Serbia edhe 300 vjet nuk pajtohet dhe nuk do marrëdhënie të mira me Kosovën!
Ani çka që kjo mos-pajtim duhet të ishte nga ana jonë, sepse ata na kanë shtypur e shfrytëzuar në pushtim, na kanë vrarë e masakruar me gjenocid!
Shtrohet pyetja: si dhe kur ne do të vetëdijesohemi se mund të jetojmë edhe pa Serbinë?
Hipotetikisht, ta mendojmë se kufiri me Serbinë është trekëndëshi i Bermudës, dhe kurrë nuk duhet ta kalojmë, as të lejojmë ta shkelin ata tokën e Kosovës që e lanë me gjak!
Prandaj, uroj që të kemi një mur ndarës si muri kinez, gjatë tërë vijës ndarëse me Serbinë, 315 km gjatësi!
Kur flasim dhe mendojmë për Serbinë si dhe pas saj për Rusinë!
Serbinë si gjithmonë e ndihmon edhe Evropa, kur është në pyetje në raport me ne shqiptarët të ndarë në pesë pjesë nga kjo Evropë e dikurshme!
Për të kënaqur apetitet pushtuese të sllavo-ortodoksëve fqinjë dhe për të hyrë në hatër të Matarushkës Ruse!
Bashkimi i gjithë shqiptarëve nën një kulm, me ribashkimin e Shqipërisë është domosdoshmëri e menjëhershme, të fuqizohemi e të kemi peshë, të faktorizohemi e të imponojmë veten për të gjithë miqtë dhe armikët!
Të ju tregojmë të gjithëve si dhe të bëhemi të paprekshëm e të pathyeshëm për këdo që përpiqet të pushtojë Shqipërinë e Bashkuar!
06-09-2024
Sadik Halitjaha