Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: NUK NJOHA KURR TITOIST PATRIOT, NUK NJOHA KURR PATRIOT SHQIPTAR QË SE DESHTI ENVERIN! III

SI DESHTOI QEVERIA E EKZILIT DHE FARK-ut

Duke qenë Qeveri e egzilit dhe duke jetuar me fondet e mbledhura nga mergimtaret, për ta ruajt besimin te populli dhe për të vazhduar jeten vetvetës, filloj të i bëj disa veprime për ta bind popullin! Në krye me Anton Kolën dhe me Gjergjin filluan të ”krijojnë” struktura të mbrojtjës territoriale civile! Në një moment gjatë vitit 1992 fillojnë arrestimet e kësaj kategorie, ndërsa Gjergji e Anton Kola ikin në Gjermani, saqë u krijua bindja se ata i tradhëtuan të tjerët! Ndërsa ne në organizatat e fshehura me të drejtë dyshuam, se këta vet ëe kanë bërë të dështoj ky organizim për ta bindur popullin se vetem me rrugë paqsore ndryshe nuk bënë! E shihni i burgosën kështu mendonim, sepse edhe Rugova kur deklarohej per luftë thoshte për 24 orë na qet fare Serbia! Ne Enveristet duke e dit mirë logjiken dhe qëllimet titistëve që ata nuk janë për luftë, ne caktuam nga Kryesia e LPK-së, një grup me u marrë me çështjen e organizimit e të drejtimit të grupeve guerile luftarake! Pasiqë asgjë nuk pritej mirë nga pushtuesi e as nga titistet e konvertuar në LDK! Realisht populli priste ndryshime pas aksionit për faljen e Gjaqeve dhe unifikimit të popullit për një rezistencë aktive luftarake!

 Grupi i caktuar nga kryesia e LPK-së, më vonë do të quhej Shtab e nga fillimi i luftës Shtabi i Përgjithshëm! Azem Syla, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Fehmi Lladrovci, Nait Hasani, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zenullahu, Adem Jashari, Luan Haradinaj, Rexhep Selimi, Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi, Besim Rama e njerëz të tjerë! Kur filloj lufta Rugova e tha për dy çështje, këta janë dorë e zgjatur e Serbisë njerëzit e Milloshit! Njëra mos me u akuzuar ai se çka po ndodh në Kosovë, e dyta të mos gjej përkrahje lufta në popull sepse i frigohej luftës dhe humbjës së pushtetit, për atë në atë gjakderdhje organizoi zgjedhje të ”lira”! Kur filloi me u rrit veprimtaria luftarake deklaroj para mediave në të vie interpoli ti i gjej këta terrorist e në të dalin para drejtsisë!

Ndërsa Qeveria e egzilit nuk do të ndihej e sigurt as per vete, si dhe nuk do të mund të arsyetonte fondin që e mblidhte që shkoi në miliona e miliarda marka ma vonë! Filloi të i tuboj disa ish oficer të JNA-s, rreth veti duke i paguar edhe i mbante në kontroll e diktat sikurse i angazhoi të bënin plane e strategji për luftën! Por nuk ju besonte të gjithëve dhe nuk do të i pëlqenin ata që vërtet do të futeshin në luftë për këtë qëllim Ahmet Krasniqit nuk i lëshoi kohë të gjatë vendim si Minister i Mbrojtjes. Po mos ta vrisnin Ahmeti atë javë do të futej në luftë i bashkuar me UÇK-në! Por Bukoshi, Isa, i donin rreth veti disa që janë të vakët as vasalë të ftoftë! Kur ne muorrëm vesh se ka ish oficer që do ti pergjigjeshin luftës, ne filluam ti kontaktojmë e të i thërasim për luftë! Shumica e tyre se pranonin lehtë të futeshin me luftu! Justifikoheshin se nuk shkojmë në luftë pa na urdhruar Qeveria e disa thonin veq kur të na thotë Ibrahim Rugova sepse ishin të sigurt që kurr Rugova nuk do të ju thotë, siq vet ata kurr s;do të luftonin! Kështu që i ikshin përgjegjejes që do ta thonin kurr nuk i pergjigjemi luftës! Ndersa tani shesin mend sikur kanë luftuar e mbrojtur Kroacinë e Bosnjën! Ata që vërtetë kanë luftuar atje erdhen edhe në luftën e Kosovës si Fehmi Lladrovci, Bekim Berisha (Abeja), Bedri Shala, Toni, Mici dhe të tjerë! Në muajn maj të vitit 1998 në Osllo u bë një marrveshje! Pos të Qeverisë Bukoshi ishte nga ne Adem Demaqi dhe Xhavit Halit! Qëllimi i kësaj marrveshje ishte të bashkohëshim të gjithë në luft për çlirim! Këta ish oficerët e JNA-s, ju ofruan Qeverisë së egzilit për dy arsye njëra sepse ishin titst njësoj dhe nuk donin të luftonin! E dyta në emer të institucionalizimit arsyetonin mos paraqitjen në luftë! Pastaj e formuan FARK-un, që don të thotë Forcat e Armatosura të Kosovës! Këto u formuan me qëllim në mbrojtjen e pushtetit të Qeverisë dhe me u rikthyer në Kosovë e me u marrë vesh me okupatorin për paqe me një Autonomi supstanciale siq pat provuar Rugova me stafin e tij në Qershor 1998 me Milloshin dhe në maj 1999 me Millutinoviqin! Ma teper Farku i duhej Qeveris po se UÇK do ta arrin çlirim t mos ju merr pushtetin ish Titistve, sepse këta kështu ishn mësuar nga ndryshimet e herpashershme si në vitet 1968-1981! Gjithmonë patriotët sakrifikshin ndërsa pushtetaret avancoheshin në pushtet nën okupim,dhe i shtypshin revulucionaret, por tani kishte agravuar gjendja. Lufta ishte gjendje përtej tentativave revulocionare!

Këta gabim i bënë planet dhe llogaritë! Menduan se këta pasi që për pushtuesit janë më të pranushem do të ishin bashkëpuntoret titist! Njëkohësisht edhe për ndërkombtaret ishin dhe janë akoma në përkrahje per të qenë në pushtet autonomistet vazal! Ne UÇK-ja, ju kemi prish zhvillimet e tradhëtive tradicionale, e bëmë Kosovën shtet të pavarur çka ju prishi punë edhe Europjanve jo veq Serbisë! Seëpse Europa ka shumë çështje si e jona të pa zgjidhura! Tjetra është vet kjo Europ, ma drejt me e thënë gjyshërit e këtyre të sotit, e kanë ndarë Atdheun e Shqiptarve në pesë pjesë! LDK-FARK pikërisht duke e ditë se do ta kenë pëërkrahjen për pushtet, u vunë kunder UÇK-,s dhe luftës! LDK-FARK kan vepruar kundër luftës e kanë penguar luftën duke dasht me e shkatrruar nga mbrenda me forcat e Tahir Zemes dhe disa të tjerve në teren të luftës, duke dezertuar! Për të ja arsyetuar armikut fitoren me shpartallimin e UÇK-së! Duke u përpjekur për grusht shtet me Berishen në Shqipëri,që të mos ketë përkrahje kurr më UÇK-ja nga Shqipëria! Mbrenda përpjekjet me propagandë gjatë lufte me shpifje e panik në popull u shkatrrua kapitulloj lufta, iken komandantat! Në anën tjetër përpjekjet me ruajt shtabe civile njësi sabotuese të LDK-së, ndikonin në fshatra të mos e pranojnë luften dhe UÇK-në! LDK ka krijuar këshilla për mbledhjen e provave dhe sajimin e tyre gjoja se UÇK me luftën e saj po bën krime!

Pastaj dorzimin e këtyre dosjeve në Serbi, Unmik, Eulex, së fundmi edhe në Gjykaten Speciale! Po mos të ishte kështu këryesia e LDK-së, do të distancohej nga këto shpifje e këta deëshmitar të msheft që i mban nën sqetull! Tani kuptohet kush ka qenë e kush na qenka FARK-u! Shpresoj e keni të qartë Kush donë të jetë FARK-u? Donë ta ketë ndikimin në popull që ti ketë titistat në pushtet! Donë të krijoj krenari qoftë edhe te rrejshme, gjoja sikurse kanë bërë edhe këta diqka për Kosovën! Ajo që se kanë bërë e arsyetojn se s’na ka ngarkuar Qeveria, na kemi qenë zbatues te institucioneve! Tjetër justifikim kanë sikur Rugova ka bërë shumë në ndërkombtarizimin e çështjes së Kosoves bile Amerika ka intervenuar për hater të Rugoves?! Justifikim tjeter Rugova i menqur e ka shpëtuar luftën, sikurse të kish filluar më heret na kishte qitë fare Serbia?! Justifikim të fundit thonë se UÇK-ja s’na ka lënë me luftu?!

Kë e ka pyetur Fehmi e Xhevë Ladrovci, Abeja, Bedri Shala, Mici, Toni, Sali Veseli, Naim Maloku, Agim Qeku, Bislim Zyrapi. Kujt i morën leje me ardhë në luftë! UÇK këerkoi oficer të karieres edhe nga Shqipëria 9 oficer nga grada major e lartë erdhen në luftë dhe dhanë kontribut të madh të pa krahasueshem Dilaver Goxha ishte edhe anëtar i SH.Përgjithshëm! Shqipëria pati hapur nga viti 1991 poligonet ushtarake për të ushtruar luftetarët e UÇK-së. Kjo u bë me kerkesën e neve veprimtarëve Enverist tre vite ma parë1988 të Baci Ramiz! Ramiz Alia dha urdher dhe Komandanti i Shkollës së Oficerve të Bashkuar, Aleks T.Andoni caktoi programin strategjik te ushtrimeve me Pedagogët, Oficerët më të mirë të Shqipërisë pastaj gjatë luftës dha shumë ndihmesë direkt në luftëë dhe diplomaci e bashkpunim me NATO-n si Shef i Shtabit te Ushtrisë Shqiptare! Ku ishin Oficeret e Farkut?! Apo prisnin ta bien ne krye të Shtetit Berishen ta ndiqte UÇK-në! Siq tentuan me grusht shtet në shtator 1998! Me habitin tani eproret e njerzit jashtë garnitures së Qeverisë, krejtsisht të pa fajshëm këta kanë kryer detyrat që ju ka dhanë Qeveria dhe kanë qenë në ato binar. Nëse lokomotiva nuk ec, ose ishte në binaret e gabuara, këta nuk duhet te ndihen fajtor, por sa ma shpejt të i apostrofojnë fajet tek qendra e vendosjës për ta.  Të distancohen mos te ndihen te fyer! Më lehtë do ta kenë dhe më të pa fajshem do të ndihen! Në kohë lufte ishin dy qendra Shtabi i Përgjithshem organ suprem për luften e UÇK-së! Rugova dhe Qeveria e ekzilit qendër me ndikim e veprim anti luft anti UÇK! Dy degzëime siq kam thanë në fillim

 1.Titoistet Kuislingë e kolobracionistë!

2.Patriotet, Veprimtarë e luftetarë! Në të vetmin rast që i kemi mundur me i kthyer kokëposhtë, i mundem titistet vazal, kjo i dhimti jo veq Serbisë por edhe Europes! Prandaj vazhdojnë mos pajtimet dhe akuzat kundër UÇK-së! Sikur ta kishim humb luftën do të vriteshim dhe denoheshim nga Serbia, dhe këlysht e saj shqipfoles! Nga pamundësia të në denojn këta dërguan dosjet në Gjykaten Speciale që të na gjykoj Haga! Të vetmen pyetje kam: Pse hapur nuk vien në gjyq të ju japim fund divergjencave që na percjellin gjatë tërë historisë?! Falë menqurisë dhe durimit të udhëheqësve të UÇK-së, nuk kemi lejuar vëlla-vrasje! Rrnoftë lufta e drejtë dhe e pastëër e UÇK-së. Rrnoftë Kosova e lirë e pavarur! Lavdi Dëshmorve, respekt luftëtarëve.

 

12-05-2023

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Sot qysh në mëngjes kam filluar ta hartoj një rrëfim jetëshkrues për Jetë Hasanin. E …