Ish i burgosuri politik, veprimtari, luftëtari i lirisë dhe eprori i UÇK-së, invalidi dhe veterani i luftës, Sadik Halitjaha përmes një postimi në rrjetin social ka propozuar që ministri i Diasporës, Pandeli Majko të zgjedhjet kryetar i Shqipërisë pasi si figurë politike është i pranueshëm për të gjithë dhe përfaqëson unitetin gjithë kombëtar. “Respekt për Pandeli Majkon. Njeriu me vlera të mëdha e të veçanta kombëtare. Pa dashur po e zbuloj, njëri ndër tre shqiptarët që nënshkroi në selinë e NATO-s në vitin 1999. Si kryeministër i atëhershëm i Shqipërisë! Nënshkruajti se Shqipëria është e gatshme të hyjë në luftë me Jugosllavinë për ta mbrojtur popullin dhe Kosovën nga dëbimi dhe masakrat. Kjo gatishmëri dhe përgatitja konkrete e Shqipërisë për intervenim! Pa dyshim beri ndikim të madh që NATO të vendos për të intervenuar. Pandeli është lider i pranueshëm për të gjithë si për pozitën ashtu për opozitën. Ky lider mund të ekuilibroj unitetin e të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …