Sadik Halitjaha: Serbia rrezikon Kosovën, Vuçiq Milosheviqi i ri

Sadik Halitjaha: Përse maltretohet populli, zgjedhjet u kryen

Përse maltretohet populli! Zgjedhjet u kryen. Ajo që ishte në dorën e popullit shkoi si që është ma se miri. Numërimet e rregulla. A nuk patën kohë deputetet e 6 legjislaturave të nxjerrin rregullore ligje e norma për zgjedhjet?! Me siguri me qëllim duan mjegull po mos të kishin qëllim do të bënin rregulloren e Parlamentit! E përse ti vejnë rregulla vetvetes, pasi që ma lirshëm sallamadi e bëjnë çka duan e si duanë. Që dy muaj u banë zgjedhjet, s”ka pajtim për koalicione për qeverisje! E dua kështu se dua kështu ?! E nuk bëhet Qeveria nuk konstituohet Parlamenti, buxheti nuk aprovohet shteti nuk funksionon, krejt kjo nga qyqarllëku i pretenduesve të pushtetit jo popullorë! Para zgjedhjeve bombarduan trurin e njerëzve të pa fajshëm me rrena premtime e mashtrime çdo dit sikur merren vesh për koalicion para zgjedhor, Vetëvendosje e LDK shumë të kënaqur se po fejoheshin! Hynë në zgjedhje i morën votat e këtij populli të mashtruar gjoja për ta ndryshuar gjendjen për mirë,e ndryshuan për keq! Hahen si … për pozita qeverisëse. E pse e gënjenin popullin se për ti shërbyer popullit po bënin përpjekje?! Kostoja e zgjedhjeve 7 milionë, e kostoja pas zgjedhjeve miliarda. Duan ta zhbëjnë shtetin për të grabit pushtetin. Tani kur duhet bartur përgjegjësi të rënda bëjnë leqe veç mos me ju ra barrë e rëndë dialogu dhe herë thonë do merremi veshë e herë do shkojmë në zgjedhje të reja, për interesa e kapriço personale maltretojnë këtë popull të gjorë e të mashtruar. Populli kërkon zgjidhje e jo zgjedhje. Bollë ma! Përpjekjet maksimale deri sa ta gjejnë një (President të dinjitetshëm me kredibilitet e bazë të fortë në karrocë ) Kosova ka bërë kriter që presidenti të jetë model përçarës e tani ky kriter fuqizohet të jetë më i (shëmtuari). Mjerë vatani mjerë mileti me pushtetarët çka na gjeti!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …