Lufta është ngjarje e veçantë e jashtëzakoshme e rrezikshme, jo fontanë dëshirash!
Luftohet atëherë kur durimi bëhet i pa përballueshem, atëherë kur jeta dhe vdekja përafrohen dhe gati barazohen, atëherë kur duhet vendosur për liri a vdekje! Atëherë mundë të ndodhë lufta!
Serbët e Kosovës nuk duhet me i pa të ndryeshëm,Veri- Jug nuk duhet minoritetin me e ndarë në sfera, kjo është absurde ndoshta dikuj i duket sikur Kosova ëshët Kontinent?!
Serbët e Kosovës kurrë nuk kanë qenë të okupuar, përkundrazi ishin dhe janë të privilegjuar, si gjatë sundimit Jugosllavë kur 5% serb kanë udhëhequr me 92%, shqiptarë në Kosovë!
Gjatë luftës çlirimtare askush si ka prekur as nuk ka vu dorë mbi ta!
Ska ndodhur asnjë torturë, rrahje as bastisje e dëbim të civilëve të etnisë serbe dhe të as një etnie tjetër!
Pas lufte me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës janë të favorizuar më së shumti në botë,sa që me të drejt thuhet janë të diskriminuar pozitivisht!
Pra është privilegj në Kosovë të jesh serb!
Nga Vuçiç ju është bërë mashtrimi i madh Serbëve të Kosovës, sikur se ata në veri do të i shkëpuste e merrte Serbia, që të i bashkonte me shtetin serb, kjo shifet qartë si drita e diellit!
Duke e ditur këtë serbet e Kosovës që janë në tokën e Kosovës, kjo tokë quhet Shtet i Kosovës!
Tentativat, trillimet dhe perpjekjet e Serbisë do të jenë të kota!
Ky minoritet nuk mund të shtyhet as të terhiqet në luftë për peërfitimet hegjemoniste karrieriste e okupuese të interesave të oligarkve, pushtetarëve, kriminelëve terrorist!
Nuk bëhet luftë me u derdh gjak për interesat e të tjerëve!
Minoriteti serb i Kosovës shumë më mirë do të jetonte në paqe me shqiptaret duke i pasë të barabarta e të garantuara me Kushtetutë të drejtat, se sa të përgjakët shkatërrohet e të detyrohen me ikë nga toka e Kosovës!
Këtu ata jetojnë me dekada dhe disa të asimiluar me qindra vite!
Prandaj ky komunitet nuk ju pergjegj nuk ju bashkua terroristve të Vuçiçit, Vulinit e të Radojçiçit dhe të kriminelëve tjerë!
Eksportimi i luftës nuk mund të bëhet ashtu siq bëri Putin në Donbosko!
Vuçiç do të dështoj! Kjo betejë në Bajnsko duht ti jep mend, nëse vazhdon aq ma keq për atë, në vend që ta eksportoj luftën do ta importoj!
Do të i kthehet bumerang!
28 shtator 2023
Sadik Halitjaha