Beteja e parë 03-07-1998 datë e veçantë për Therandën kur hymë në këtë javë dhashë lajmin e rëndësisë së kësaj date, kësaj beteje që të komentoi. Radio Kosova e Lirë kjo Radio i vetmi zë i kombit dhe atdheut tonë. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj ngjarje kur dhe bije dëshmori i parë i UÇK-së në Therandë Kadri Kokollari. Në këtë betejë nuk patëm të vrarë e të plagosur të tjerë nga pala jonë. Nga pala armike dy u vranë tre u plagosen dhe tre u zunë rob.
Kjo betejë filloi me mësymjen e forcave armike të depërtonin në Budakovë nga qe kishin informacion se një grup i UÇK-së kishte dalë dhjetë ditë para dhe me siguri deshën ta goditnin në bërthamë sa ishim të pa konsoliduar mirë. U priten furishëm nga 22 luftëtarë dhe kjo betejë zgjati ma pak se dy orë. Të tërbuar nga humbja armiqtë u kthyen mbrapshtë. Të nesërmen pikërisht në kohen e varrimit të dëshmorit ora 13:00 mësyn serish forcat armike. Mirëpo ne na kishin ardhur edhe një skuadër me 10 luftëtar në përforcime dhe kishin armë të mira një mortajë 500 -she dhe një mitraloz 100 -qindëshe. Në ketë sulm të furishëm ne ju kallem një autoblindë me gjithë çka pati brenda, ata u tërhoqën duke e lenë t’u u djegur autoblindën me ushtaret e tyre.
Kjo betejë nuk zgjati ma shumë se një orë u tërhoqën armiqtë me humbje, nga ana jonë nuk patë as të lënduar. Duke kujtuar ketë lavdi e meritë të Batalionit të II në Budakovë të Br. 123. U nisa drejt Budakoves pikërisht më ketë datë tradicionale të tubimit e përkujtimit të dëshmoreve e të lavdisë së luftës sonë. Ditë e mërkure 03-07-2019. Kur arri në Budakovë pranë lapidarit të madhërishëm me simbol shqiponje dhe 32 dëshmorët e gravuarë në këtë lapidarë si dhe dy pararënsit në buste Ibrahim Lutfiu udhëheqës i organizatës ”Besëlidhja” bashkë me Zenun Kapen që sakrifikoi jetën në mënyrën ma mizore nga OZNA .Jugosllave, duke e ruajt besën e dhanë për ta ruajtur të fshehur Ibrahim Lutfiun, duroi torturat ma ç’njerëzore duke ja këputur gjymtyrët deri ne vdekje.
Kështu mbet sinonim i Besës për gjithmonë. Vendosa lule pranë këtij lapidari dhe i nderova dëshmoret shikova rreth e rrotull dhe s’kishte njeri pos një grup mjeshtërish që ndërtonin një shtëpi të re përkrah lapidarit përtej rruge ndalen për një moment deri sa ne dy nderonim dëshmorët me siguri me njohën, përshëndetën me zë si je Komandant?.
Me u rrëqethë trupi ngase pse duhet të jam i gjallë e sa ma të ri se unë e në moshë fare të re kanë ra për ketë liri që ne e gëzojmë. E ne ku jem ku ishin në Budakovë në këtë dit ku ishin familjaret e 32 dëshmorëve s’kishte asnjë gjurmë njeriu dielli i korrikut përçonte temperatura me siguri 33 gradë. Nuk pamë lule tjera pos pak qe kishin mbet të thara nga viti i kaluar. vendosem lule të freskëta dhe me mall kujtova dëshmoret që pata rastin t’i njohë kur ishin luftëtarë. Në mendje më përziej lufta krenaria dhimbja për bashkëluftëtaret dhe inati e pikëllimi si mund të i harrojnë kaq letë ky popull luftën dëshmorët që sollën lirinë. Mermerisa se meritojmë shoku me tha më duket fole diçka shpërtheva po edhe unë duhet të isha me këta dëshmorët e mos te isha me këta që po i mohojnë sot dhe disi vet me vete mallkova rëndë.
Shukem deri të lapidari i Kadri Kokollarit pa fol asnjë fjalë, deri sa mora lulet nga vetura shoku hapi derën e vogël te lidhur me tel për ty afruar të lapidari i Kadriut. Shihej që s’kishte shkelur barin pranë këmbë njeriu. Pos një tufë lule e para një viti s’kishte asgjë tjetër. Ndërsa Kadriu një vigan i gravuar në granit me mitralozin 100 qindëshe, Si që ishte i gjallë me një shikim dinjitoz e seriozitet mu duk sikur donte të më thoshte e dija komandant se sme len vet e dija se do me silleshe fishekun këtu do jem roje e atdheut për jetë. Heshta dhe kujtova kur herën e fundit komunikova me te kur minutat e parë të rënies isha pranë. Sikur at ditë pashë me kujdes mitralozi qe si kishte mbet asnjë fishek, mu kujtua granata e shtrënguar në dorën e tij që ma nuk hapej dhe revolja në brez. Bash si atëherë edhe sot me dukej sikur thoshte armiqtë çdo të mund të hyn në Budakovë se jam unë e mbroj Budakoven.
Karshi kësaj madhështie edhe pse isha shumë i mërzitur nga një gjendje e mjerë, u ndjeva krenarë dhe i thash shokut ma bajë ni foto përkrahë Kadriut. Kadriut në ndergjegjëien time i premtove do vi përherë te ti. Tani në ndarje pa kuptuar fare pa i than shokut se ku po shkonim sjelli makinën drejt Papazit,e tani me pyeti shoku ku shkojm a e she se ske karburantë në vi te kuqe e paske treguesin? O do të na qoi kjo veturë deri të Xhemajl Rexha o e lëshojmë të poshtë e në prure. tan flisja s’isha ma i heshtur I them do ta vizito Xhemen shoku po mir ti the Xhemajli Rexhen po de a spo e din a?
Pak me nervoz shoku po veç kujdes se po rrokullisemi diku dukesh nervoz e i thash me pas njohur ti Xhemen me kishe thanë si guxon mej shku përpara dhe tha a shumë i rreptë ishte shumë i thash dhe në mendje me silleshin fjalët e tija sa fliste për organizimin sa për luftën e shumë inat kishte spiunet, me kujtohet në fillim kishte veç një revole, gjithë natën se lija me shkuar vet e shoqëronte gjithnjë dikush Aqifi, Alija apo ndonjë ushtar tjetër. Deri sa ja dhashë pushkën time e unë bana një snajper. Arritëm tek kroni i Papazit bam nderim pran lapidarit.
Xhema sikur ishte ma i kënaqur ma zbatuat amanetin më vendoset këtu te kroni i fshatit nuk po ndihem i vetmuar sikur me thoshte vinë në krue njerëz të fshatit dhe bagëti, me dukej se edhe ai ishte merakos se gjithnjë e ma pak njerëz ka fshati po ashtu shumë ma pak bagëti veç gurgullima e kroit se len me u mërzit, mua duk sikur donte të me thoshte ku janë të familjes në fshat s’janë bëra sa për të kaluar nga rasti. Ama mustakët dhe mrrolët në ballin e Xhemes sikur me dëgjonin s’me dëgjoje komandantë kur të thoja luftën me spiun së pari duhet bërë. Sikur doja ti thoja mirë e kishe Xhemë po i thash lamtumir çlirimtar lavdi. kjo ishte dita e sodit ma e dhimbshmja dhe shumë e ngarkuar emocionalisht.