Pas pezullimit të vendimeve të Bujanit të dhjetorit 30-31-1943 dhe janar-01-02-1944! ishte vendosur nga gjithë delegatet që Kosova dhe viset Shqiptare pas çlirimit nga Fashizmi, do të kanë të drejtën për vetëvendosje, për të ju ri-bashkuar Shqipërisë! Pas Bujanit nga Konferenca e AVNOJ-it e PKJ-së në Prizren, Shqiptarëve nuk ju mbetet tjetër pos përpjekjeve me ç’do kusht për shkëputje nga Jugosllavia!
Dua të shkruaj vetëm për zhvillimet e kohës në rrethin e Therandës, duke i ndërlidhur me të tw përgjithshmen në Kosovë!
Që nga viti 1945 e deri të -Pranvera 81- e Si dhe në vazhdim deri të lufta dhe çlirimi nga UÇK-ë Etapa 1944- 1955 Studentet e parë Shqiptar gjatë viteve 45-46 në Beograd u shkëputen nga studimet duke e organizuar organizatën -BESA- Pastaj duke u bashkuar me intelektualet e kohës në Kosovë duke u bashkuar ajka kombëtare nga intelektualet në -Partinë Nacional Demokratike Shqiptare- – NDSH- Si të tillë jo vetëm që u ndoqën e u burgosen u torturuan e likuiduan nga OZNA dhe UDBA e i tërë regjimi shovinist Jugosllav! NDSH kërkesën për përkrahje ja banë Anglisë dhe shteteve të tjera që i takonin botës perëndimore e civilizuese, çuditërisht nuk e përkrahen as vendet që sot quhen demokratike!
Pritja për mbështetje ishte e kot, Si duket atëherë ishte e parakohshme si që ishte edhe në kohen e Fan Nolit për tu përkrahur demokracia apo ndryshimet! Si duket të lodhur po sa të dalë nga Lufta anti fashiste Shtetet nuk ishin të gatshme për ndryshime, nga ato vendime të -Konferencës së Jaltes-. Ndjekja e udhëheqëseve dhe anëtarëve të NDSH u bë e tmerrshme nga OZNA e dhe nga poshtruseit Jugosllav! Pasi kishin likuiduar nga viti 1943 deri 1947 mbi 7000 shqiptar, pa e llogaritur këtu masakrën e Tivarit dhe mira të shpërngulur dhunshëm për në Turqi! Dënimet e rënda që ju banë NDSH-s që nga udhëheqësi i saj Gjon Sereqi edhe anëtarëve të tjerë!
Ibrahim Lutfiu nga Mitrovica u strehuar në Budakov të Therandes te Zenun Kepa! Në ketë organizatë bënin pjesë nga Theranda: 0. Zenun Kepa 0. Sejdi Kepa 0. Isuf Demiri, 0. Jakup Jakupi 5.Shaban Mazreku, 6.Qail Jemini 7.Zek Bajraktari 8.Behlul Kokollari 9.Sadri Kokollari dhe të tjer! Shum nga kta u denuan me shum vite burg 20-30-40- e 100 vite Shaban Mazreku (101) vite. Jakup Jakupi nuk u dorzuar u vra në Mushtisht. Po ashtu u vra edhe Zenun Kepa ky me fytyra fizike e torturuan së bashku me djalin e ti Sejdi Z. Kepa! Deri në vdekje nuk pranoj të tregoj vend ndodhjen e Ibrahim Lutfiut! Kshtu që nga turturat vritet duke mbet besnik dhe sinonim i besës Shqiptare! I rrethuar me ushtri në Budakov, nga një batalion ushtar Jugosllav vritet Ibrahim Lutfiu në shtëpinë e Behlul Kokollarit! Këto ngjarje dhe torturat e vazhdueshme ndaj popullit Shqiptar, gjëja për grumbullimin e armëve, u torturuan mira qytetar, deri në vrasje me tortura fizike! Pastaj ndodhin burgosjet në krye me Sheh Hasanin nga Rahoveci dhe dhjetëra persona të kësaj organizate nga Prizreni e Rahoveci të quajtur nga regjimi Jugosllav Inforbiroista e Stalinista!
Etapa 1958-1968 Në vitet 1957-58 zhvillon veprimtarin e saj, organizata e quajtur -LEVIZJA REVULOCIONARE PËR BASHKIM ME SHQIPRIN- -LRBSH- Me kryetar Adem Demaqin dhe sekretar Ahmet Haxhiun e shumë anëtarë të tjerë. Kjo organizatë nga shumë veprimtari Atdhetare zbulohet dhe me 1959 arrestohet Adem Demaqi e dhjetëra të tjerë Pas këtyre burgosjeve dhe mbrojtjes së hapur të parimeve kërkesave e qëllimeve, nga Adem Demaqi në Gjykatën Serbo-sllave! Këto qëllime dhe kërkesa u mësuan dhe përvesuan nga populli! Pas këtyre arrestimeve u vepruar në vazhdimësi nga aktivistet- anëtaret e mbetur në liri,gjatë viteve 1963-64 Në Therandë burgosen 1.Shefki Muqa nga Vraniqi në Therand. 2.Haxhi Zyba nga Bukoshi 3.Haxhi Bajraktari 4.Jashar Bajraktari. 5.Nezir Gashi këta tre te fundit nga Theranda! ky grup u dënuan deri sa akoma ishte shef i UDB-s Aleksander Rankoviči dua te them para Brioneve (ndryshimeve) Këtyre ju ndan 7-8-10 vite burg të rënda! Disa i dërguan në burgun famëkeq në Goli- Otok! Në vitin 1965 burgoset Ahmet Qeriqi me dy medresistë të tjerë, Rizah Gjoka nga Mali i Zi dhe Shemadin Akti nga Zajazi i Kërçovës, grup i të rinjve të LRBSH-së!
Pas protestave të 1968 dhe kërkesave për të drejtat e Shqiptarëve në ish-Jugosllavin! Për Flamur,Universitet, Republikë e Barazi me Republikat tjera Jugosllave! Përkrahja nuk mungoj nga Shqipëria ishte e fuqishme, ndikuese dhe argumentuese! Pas këtyre ngjarjeve Jugosllavia filloj rishqyrtimin e pozitës së Kosovës. Gjatë vitit 1974 u ndryshuar gjegjësisht u avancuar pozita e Kosovës në Autonomi! Me gjithë at Kosova mbetet pjesë e Republikës së Serbisë dhe element konstituiv i RSFJ. Prapë Ishte me dy vargoj e lidhur pas Serbisë dhe pas Federatës Jugosllave! Prapë në vitin 1975 u burgos Adem Demaqi për herën e dytë, si dhe shumë anëtar e aktivist të veprimtarisë së msheft u burgosen. Në Rahovec burgoset Dervish Qadraku me 1976 me një grup në kundërshtim të mangësive kushtetuese për Autonomin e Kosovës dhe duke kundërshtuar burgosjet e fundit të Adem Demaqit e të tjerëve.
Etapa nga viti 1977-1983 Nga kjo kohë fillojnë organizimet e Grupeve Marksiste Leniniste GMLK. Në grupe treshe e pesëshe në gjithë Kosovën! Nga Gjilani Kadri Zeka e të tjerë! Në Ferizaj Xhabir Morina,Imer Garinca, Hajdin Abazi, Emrush Xhemajli, Bajrush Xhemajli. Ndërsa në Shtimje Ramadan Veliu, Në Malishev,Gani Krasniqi,Bilall Kryeziu e tjer. Kurse të ne në Therand Ibrahim Shala (i burgosur), Sadik Halitjaha (i burgosur) Fadil Vata (i marrur disa herë në pytje),Murat Bytyqi (i marrur në pytje)Hava Bytyqi, Naser Selimi(i burgosur), Halil Krasniqi (iburgosur), Shemsie Elshani(e marrur nê pytje), Dashurije Syla, Drita Lumi, Fadilete Shala, Billall Osmani( i burgosur),Mehmet Mustafa (i marrur në pytje), Avdi Çela( i burgosur), Agim Kololli, Emin Zeqiri(i marrur në pyetje), Xhevat Hasani, Hasan Hasani, Hysni Hoxha, Hysen Kushaj, Besim Lumi, Halim Baraliu, Besim Baraliu(i burgosur) Osman Shala(i burgosur) Shpresa Baraliu (e marrur në pyetje), Sadri Zyba, Imer Bala,(i Burgosur) Të gjithë të lartë shënuarit ishin të organizuar në grupe apo Celula! ka mundësi ndo njërin e kam harru fare e ndonjërin nuk di a ka qen i burgosur apo torturuar, kuptoni pa qellim!!Me interes të përgjithshëm të i paraqesim si që kanë qen Realisht! Patëm themeluar Celula në SH.Mesme Jeta e Re, Në Ballkan, Mushtisht, Sopij e tjera.
Ndërsa nga intelektualet e profesorët qe i mbanim lidhjet jashtë Celulave duke mos dashur me i rrezikuar në grupe por individualisht kok me kok ishin: Xheladin Shala, Flamur Hadri, Mehmet Sopaj, Shefki Muqa, Bexhet Berisha, Alush Morina, Bajram Kurti, Besim Ndreca. Shumica nga këta të marrur në pyetje nga UDB-a këta dy kanë mbajt burg. Bislim Elshani e Riza Vata. Nga diaspora:Azem Zyba, Maksut Saramati, Qazim Shala, Xhemajl Bahtiaraj. Celula në Ballkan punëtoret: Sadik Halitjaha përgjegjës i celulës,Sherif Luzhnica, Shyqri Kokollari, Adem Krasniqi, Bajram Sallauka, Gafurr krasniqi, Hava Bytyqi,Hysni Hoxha, Elami Kokollari, e tjerë. Celula në Mushtisht, Sadik Halitjaha përgjegjës i Celules, Mehmet Mustafa, Emin Zeqiri,Bilall Osmani, Nazif Kadolli, Sadri Zyba, Rrahim Gashi. Celula në Sopij-Nexhmedin Elshani përgjigjes i Celules, Izet Bahtiari, Sadri Pasuli, Xhavit Sadikaj, Grupi i Hysen Geges që ishte në bashkëpunim me ne:Hysen Gega(i burgosur) përgjegjës grupi, Rrahman Llugagjiu (i burgosur), Skender Basha (i burgosur),Mehmet Berisha( i burgosur), Xhavit Basha(i burgosur), Agron Thaqi, Ruzhdi Saramati( i burgosur).
Disa nga anëtaret e grupit burgosen me 1980 Osman Shala (i burgosur),Islam Demiri ( i burgosur),Fadil Ndreca (i burgosur), Skender Basha(i burgosur), Ali Ahmeti i Botushes Hysen Gega( burgoset naten e vitit të ri). Gjat viteve 81-82-83- Organizuan protesta dhe vepruan këta anëtar e aktivist: Hajdin Halitjaha (i burgosur), Ruzhdi Halitjaha (i burgosur) Xhemajl Rexha (i burgosur), Fatmir Ajazi(i burgosur), Nexhmije Demiri ( e marrur ne pyetje), Fehmi Bala Adem Bytyqi, Ramadan Hoti( i burgosur), Nexhat Haliti, Abedin Bala, Rexhep Bugari, Këta aktivist kryesisht kanë bërë Veprimtari në Therandë. Disa nga këta u dënuan me burg për shkak veprimtarisë së tyre aktive.
Kërkoj falje nëse kam harru dikën! Ndërsa punëtoret që punonin në Ndërmarrjen -Ellan- që ishin të organizuar dhe vepronin; Afrim Hoti vëllai i Ukshin Hotit ( i burgosur), Rexhë Halitjaha ( i burgosur), Xhemajl Kokollari(i burgosur) Shefki Halitjaha, Bali Saliu, Veprimtarin e shtrinin, Therandë, Prizren, Gjakovë. Nga ky grup pat të burgosur dhe tê torturuar! Kurse Studentet e Therandës në Prishtinë: Ramadan Haliti, Jahir Bytyqi, Haki Gashi (i burgosur 1986) Gafurr Elshani( i burgosur në vitin 1984) Isuf Hoxha( i burgosur), Ali Kepa, Ilaz Kadolli, Bali Gashi,Ferat Gashi, Afrim Morina( i burgosur)Fazli Morina(i burgosur)e tjerë ishin organizues e promotor të protestave në Prishtinë.
Disa nga këta janë burgos pas 1983! Para se të fillonim organizimet nga viti 1977. Un, Ibrahimi, Fadili ishim të pasionuar të lexonim libra me përmbajtja patriotike, politike e kombëtare, ishim të orientuar drejt kombetarisht! U inspiruam edhe ma shumë për të lexuar e vepruar në interes kombëtar nga një grup gjeografësh që kishin ardhur nga Shqipëria gjatë vitit 1973 për mbledhjen e Toponimeve gjeografike, kjo ishte arsyeja që kishin ardhur në Kosovë. Ata kanë qëndruar në shtëpinë e Isuf Shales baba i Ibrahimit dhe daja i im. Po ashtu edhe në Shtëpinë e Fadil Vates. Po ashtu un e kam takuar një anëtarë të shërbimit sekret Shqiptar me 7 maj 1977! takimi ka ndodhur rastësisht, në at kohë Maunet (kamionët)me mallra shqiptare kalonin nëpër Jugosllavi zakonisht njeri nga dy apo tre shoferet ishte i shërbimit shtetëror të Shqipërisë! Në këtë takim ka qen edhe Rrahim Gashi. Un si i bindur dhe shumë i përcaktuar për çështjen e Atdheut. Kisha shumë dëshirë dhe shumë Kureshtje për Shqipërinë i bëra shumë pyetje!