Demonstratat e vitit 1981

Sadik Halitjaha: PRANVERA 81 – FILLET E ORGANIZIMEVE PËR SHKËPUTJE NGA PUSHTIMI JUGOSLLAV II

Për ta njohur ma shumë Shqipërinë dhe doja me një mënyrë me provuar se a e kemi drejt ne veprimtarin ton si dhe a na përkrahë Shqipëria! Ai ishte shumë dakord dhe i kënaqur me veprimet që po i banim ne kombetarisht, për një të ardhme të bashkimit me Shqipërinë! Pastaj tha Shqipëria e ka obligim Kushtetues ta mbroj Kosovën dhe Shqiptaret ku do që janë! Pos këshillave ,me ka njoftuar po që se do të dal ndonjëherë në Shqipëri ta kërkoja atë, ma shkroi në letër Emrin dhe Adresën dhe me sugjeroj kur të shkoja në Shqipëri ta kerkoja Sali Shatrin apo Shaban Brahen. Me garantoj nëse ne e vrasim ç’do një Udbash apo Molic Jugosllav me uniform! Jemi të mbrojtur dhe të garantuar në Shqipëri! Duke i pas këto siguri ne ishim te sigurt edhe ma të guximshëm në veprimtarin ton kombëtare! Unë dhe Ibrahim Shala gjatë bisedave për nevojat organizative e për bashkim për veprimtari, biseduam shumë ç’ka me interes të gjetjes së shkove me bindje sikur ne. Ibrahimi Kontaktoi me Ramadan Veliun, dhe Imer Garincen, Bajrush Xhemajlin. dhe të tjerë!

 Me shumë nga këta jam takuar edhe unë, por Ibrahim Shala ka qen i caktuar si ndërlidhës dhe Koordinator mes grupeve! Pas një veprimtarie aktive. Në organizim, literaturë, shpërndarje të trakteve të shumta e të parullave, për vetëdijesimin e Popullit! me 19 nëntor 1979 u burgos Ibrahim Shala dhe me 20 Bilall Osmani ndërsa Un me 21 nëntor 1979. Në këtë kohë ka ikur jashtë vendit Jusuf Gervalla pasi që lajmohet nga Avdullah Prapashtica për arrestimin e mundshëm! Të tjerët janë marr ne pyetje Fadili, Naseri, Murati, Mehmeti, Shpresa dhe Shemsija, por nuk janë burgosur, në mungesë provash! 500 persona janë marr në pyetje dhe malltertuar në nëntor dhjetor 1979 në tërë Kosovën!

Me gjykime të rënda u dënuan 19 pjesëtar ! Disa me dhunë i kanë dërguar në ushtrinë Jugosllave,që ishte një lloj burgu për Shqiptaret edhe atje vazhdonin maltretimet torturat dhe burgosjet! Mua me patën izoluar gjashtë muaj në burgun hetues në Postojn Slloveni në vitet 81! si edhe Nazmi Nezirin(tre muaj), Sefedin Morinen (dy muaj), Naser Veliun(dy muaj, Muharrem Hoxha (dy muaj) dhe Vaid Sopa(dy muaj)! Këta shokët u organizuan me mua gjatë shërbimit në JNA. Për veprimtarin kombëtare në grup. Ashtu që vetem në 1983 me është dhanë mundësia të marr pjesë në protesta! Ibrahim Shalën e patën dënuar 5 vite burg të mbajtura në Mitrovicën e Sremit.

Ndërsa në ushtrinë e APJ-së  Fadilin dhe Muratin me 1981 Fadilin 6 vite burg Muratin 5 vite këta në Pozharevac i mbajnë në burg, po ashtu tri vite e gjashtë muaj dënohet Halil Krasniqi, Naser Selimi me tri vite si dhe Imer Bala këta, Naserin dhe Imerin i dërgojnë në burgun fam keq -Goli Otok- U dënuan edhe gjatë protestave 1982-83 në Therandë u burgos Xhemajl Rexha(4 vite)Hajdin Halitjaha(1 vit), Shaqir Sallauka(2 vite), Fatmir Ajazi(3vite), Hazir Kurtishaj,(18 muaj)Fhmi Bala( i burgosur), Ramadan Hoti( i burgosur),Rexhep Bugari( i burgosur),Adem Bytyqi, Afrim Morina,( i burgosur)Hazir Morina(i burgosur)Rexh Halitjaha( i burgosur)Xhemajl Kokollari( i burgosur), Afrim Hoti( i burgosur). Këta ishin të burgosur dhe të tjerë! Shumë janë marr në pyetja nga UDB-ja. Krejt këta ishin jo veç pjesëmarrës të Protestave por ishin që ma par të organizuar! Kështu shumë veprimtar me dekada u angazhuan me e pruar deri të shpërthimi i Revoltave të vitit 1981, që të kalonim në një kryengritje nga se nuk do të dorëzoheshim do te dilnim në ilegalitet!

Do të krijonim guerilen me grupe të ndryshme me qëllimin e përbashkët çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë! Në këtë kohë pos kontakteve me profesorët e Shqipërisë literatura e sjellur nga ata në Kosovë!, Shoqëritë e shpeshta e të shumta kulturore artistike nga Shqipëria! Kemi pasur kontakte edhe me Ambasadorin e Shqipërisë Sokrat Plaka në at kohë në Beograd, njëkohësisht jemi këshilluar dhe sugjeruar! Po ashtu edhe emigrantet tan Hysen Gega, Azem Zyba, Maksut Saramati e tjerë pos librave e literatura nga Shqipëria që najë sillnin ! Njëkohësisht na sillnin edhe porosi e sugjerime nga ambasadoret e Shqipërisë, sidomos nga Engjull Koloneci në Vjen të Austrisë. Me të cilin janë takuar shumë gurbetqar edhe Vesel Halitjaha, Por i rregullt ka qen Azem Zyba i Bukoshit i cili na sillte literaturë dhe na i shpërndante djali i ti Sadri Zyba që ishte në organizatë me ne!

 Nuk e kuptoj dhe nuk i arsyetoj ata që fare nuk e din dhe thonë Shqipëria s’ka pas lidhje as ndikim në organizim?! Nëse nuk e din ashtë normale,se pse të gjithë s’kanë mundur ta din! por si marrin guximin ta mohojnë kur jemi gjallë ne protagonistet! Mos vallë po duan me ja atribuuar vetes meritat e mohojnë ndihmën nga Shqipëria?! Kësi lloj mohimi e bën edhe shumë nga udhëheqësit e UÇK-së! Pikërisht për arsyen që vet me qen meritoret e organizimit dhe realizimit të luftës! Por ne që e dimë mirë dhe jemi protagonist të veprimeve me Shqipërinë, 10 vite para lufte me 1988 planifikuam luftën dhe bashkëpunuam në strategjinë e një lufte të përbashkët që e kishin projektuar e planifikuar, përgatitur nga Shtabi i ushtrisë Shqiptare me 1983 e emëruar me kodimin -Shpërthimi- me urdhrin e Enver Hoxhes.

Të cilin plan,strategji e plotësuam me Gjeneralin Veli Llaka kur isha në Shqipëri! Atje në Shqipëri isha nga 26 marsi 1988 deri me 22 gusht 1988. Shqipëria na ndihmoi, garantoi, sugjeroj dhe veproj me ne! Pranvera 81 nuk ishte rrëfe në qiellin e kthjellet! nuk erdhi si kërkesë e ushqimit ma te mirë apo me përplasjen e pjatës magjike! Por rezultat i qindra mira veprimtarive ndër dekada me qëllim të zgjidhjes së çështjes kombëtare,daljes me ç’do kusht edhe me lut nga zgjedha e robërisë koloniale të Jugosllavisë! Organizimi i revoltave artikulimi i parullave dhe i kërkesave të ndryshme, kanë qen nga pa mundësia e organizimit të mirëfilltë dhe centralizimit veprues të protestuesve !

Ka ndodhur pikërisht se udhëheqja që nga Jusuf Gervalla dhe Kadri zeka që ishin larguar nga Kosova si dhe shumë të tjerë ishin në burgje kështu që mungesa e tyre u duk në dobësitë organizative ne grupet me veprime ndaras si pas situatave! Parullat nga ato duam bukë, Si dhe me foton e Titos! Deri të parullat duam bashkim Kombëtar!Republikë Kushtetutë ja me hatër ja me luftë! Kosova Republikë! Dominoj nga të gjitha parullat dhe kërkesat tjera. Në këtë gjendje dhe këso kushte u zhvilluan protesta gjatë 1981-82-83! U vranë 11 protestues dhe qindra mira të torturuar e të burgosur! Por çuditërisht akoma pa definicionin unikë ç’ka ishte -Pranvera 81-? Ishin protesta? Ishin Demonstrata? Revolta me tentim të një Revolicioni?! Apo si që po pretendojnë disa – Kryengritje.

Qëllimi ishte drejt një Kryengritje, edhe tentativa të tilla pati por jo sa për të u quajtur kryengritje edhe nëse duam nuk mund ta quajmë! Mendoj se ngjarjet ishin -Revolta që tentuan të ndërron gjendjen me një revolucion duke e përmbyllur me kryengritjen gjithë popullore- ! Patë edhe nga ata që kanë menduar se me marrëveshje e bisedime me strukturat e pushtetit të atëhershëm ju kanë shkruar dhe kanë kërkuar te bisedojnë me pushtetarët si te ishin opozitë e tyre. Çuditërisht neve Grupeve Marksist Leniniste na quajnë sterile dhe te kufizuara në rrethe te ngushta e shumë sekrete. Realiteti veprimtarit e shumta te grupeve të ndryshme sollën deri të organizimi e shpërthimi i Revoltave të 1981.

E pa drejt të i mohohet kujtdo qoftë sa do pak të jetë veprimtaria kombëtare e ti! Kam vërejtje flasin e shkruajnë ata që kanë dëgjuar apo edhe kanë marr pjesë! Secili ka te drejt dhe duhet ta shkruaj e të thotë pjesën ku e din dhe ku ka vepruar, por pa mohuar të tjerët! Mjaft ma me bajraktarizëm ç’do njëri donë të thotë se nga ai paska filluar historia?!<< Vetëm ai ku kishte e vepruar ishte me rëndësi të tjerët asgjë nuk banë>>!!! Shkrimet si ka rrjedhur veprimtaria pas viteve 1981-82-83, do ti shkruaj diku tjetër në një libër. Pasi që jam protagonist nga 1977 deri në çlirimin e Kosovës me 12 qershor 1999! Me shumë Respekt për punën organizative të Shoqatës Lëvizja në krye me Xhevat Bislimin!

 

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …