Procesi i Berlinit vazhdon punimet në tetor të këtij viti! Përveç temave të tjera, do të shqyrtohet çështja e CEFTA-s. Sarrazin, emisar i Gjermanisë, e quajti veten mik të madh të Kosovës dhe i vlerësoi qëndrimet e tij, duke i quajtur edhe qëndrime të Gjermanisë, e herë-herë edhe si qëndrime të Europës! Troç u përgjigj se hapi i parë në punimet e Procesit të Berlinit do të jetë funksionalizimi i CEFTA-s në shtetet e Ballkanit, dhe pa menduar fare tha se nuk guxon askush t’i ndalë mallrat gjermane të prodhuara në Serbi! Ai shtoi se arsyeja për t’i ndalur nuk ekziston dhe as arsyetimi i Kosovës se përmes mallrave të pakontrolluara po shkelet siguria! Me plot bindje tha se përmes rrugëve legale në Kosovë nuk po hyjnë mallra të kontrabanduara! Por, se nga po hyjnë nuk e sqaroi, vetëm vazhdoi dhe tha se Gjermania ka dyfishuar forcat e KFOR-it për t’i ruajtur kufijtë e Kosovës. Kjo dukej si kushtëzim: “Ne po ju sigurojmë ne…!” Pyetjes për atë çka ka deklaruar Vuçiqi, Sarrazin nuk iu përgjigj, duke mos dhënë asnjë koment! Çka ndodh nëse shtetet e tjera veprojnë si Sarrazin dhe e kushtëzojnë Kosovën me mallrat që prodhohen në Serbi? Apo shtetet që i kanë dhënë armë Serbisë, si njerëzit e Prigozhinit rus, kinezët, që mallrat e tyre të mos guxojnë të ndalen nga Kosova! Po ashtu Kina, Turqia, Irani – të gjithë që prodhojnë mallra në Serbi e kanë aleanca me të! Ky është “morali” i madh i mikut Sarrazin?! Kjo është Pa pardon e tha se Kosova, nëse nuk dakordohet, e përjashton vetveten nga gjashtëshja e Ballkanit. “Ne vazhdojmë”, tha, “5-1!” Kjo qartëson domosdoshmërinë e shqiptarëve për bashkim kombëtar! Mjaft më për hatër të Serbisë e sakrifikojnë Kosovën, për hatër të Maqedonisë së Veriut i sakrifikojnë shqiptarët e Iliridës! Ta bëjmë bashkimin dhe ta kemi fatin e përbashkët në duart tona, të bëhemi faktor i rëndësishëm për të gjithë dhe ta kemi peshën dhe vlerën e merituar. Kurrë më e domosdoshme se tani nuk ka qenë bashkimi, që të mos sakrifikohemi nga të tjerët për interesat e tyre! Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme përballë invazionit të interesave të korporatave në këto rrethana të hovshme të përhapjes së globalizmit! Duhet të zgjedhë të mundshmen dhe të padëmshmen! Karshi të dëshirueshmes dhe të duhurës! Miqtë francezë i shesin armë Serbisë – avionë Rafale! Miqtë gjermanë fuqizojnë ekonominë e saj! Nga kush e mbrojnë Serbinë që të mos kërcënohet dhe rrezikohet?! Kur miqtë tanë dalin të rremë, s’kemi ç’të themi për Rusinë dhe Kinën! Kështu kuptohet se sa më e leverdishme dhe e vlerësuar është sjellja lavire, sesa kjo e ndershmja! Qëndro, Kosovë, të janë sulur shumë të pamoralshëm, që të caktojnë edhe çmimin sa do të humbësh nëse nuk pranon!!! Miqtë e rremë të dëmtojnë më shumë se armiqtë e vërtetë!
Mos mbetshim pa aleatë e miq të vërtetë si Anglia dhe Amerika!
14 shtator 2024
Sadik Halitjaha