Mendoj se nuk duhet krahasuar Radio Kosova e Lirë me asnjërën nga mediet të tjera kudo ku janë dhe jetojnë shqiptarët. Pasi që s’kanë si të krahasohen sepse Radio Kosova e Lirë qëndron shumë lartë me cilësinë e përmbajtjen kombëtare të programit dhe është e pa krahasueshme, madje unikate sa i përket kultivimit të vlerave kombëtare, njerëzore e humane, tërësisht kushtuar të sotmes dhe të së ardhmes. Për çdo ditë kujton dëshmoret, përcjellën amanetet e tyre për atdheun, shëron dhembjen e familjeve të tyre. Na kujton kalendarin e ngjarjeve kombëtare e të përgjithshme të vlerave të çmueshme. Këtë e bënë vetëm Radio Kosova e Lirë dhe e vetmja në këtë segment. Për çudi qeveritaret, biznesmenët dhe populli e kanë lënë pa asnjë përkrahje Radio Kosova e Lirë dhe Televizionin Dielli.
Edhe pse me një stafit shumë të vogël, por me gazetarët të pa lodhshëm duke mos u ndalur kurrë dhe në kushtet minimale, ata kanë bërë dhe po bëjnë punën më të vlefshme dhe më madhore për Atdheun.
Ju lumtë!