Ne luftëtarët e UÇK-së, nga Mushtishti jemi të vetëdijshëm se jemi ende në luftë me Serbinë! Prandaj nuk na habit fakti se OVL-UÇK mbahet nën degën e Mushtishtit, në vend të spikatur në strukturat e sigurisë ushtarake dhe inteligjencës së zbulimit në Serbi!
Dimë që dukja e pllakatës me këto mbishkrime prapa trupit të Vuqiqit dhe filmimi i saj me qëllim, është për të dërguar një mesazh alarmues në drejtim të Kosovës! Se si organet e Serbis i mbajnë nën vëzhgim selitë e Shoqatave të ish-luftëtarëve të UÇK-s! Në një anë, ata po ndezin nacionalizmin në Serbi! Ndërsa në anën tjetër, po alarmon faktorin ndërkombëtar se në Kosovë ekzistojnë qendra terroriste të ish-luftëtarëve të UÇK-së! Kështu, po e rrezikojnë Serbinë, paqen në Ballkan dhe më gjerë!
Një mesazh tjetër drejtuar luftëtarëve të Kosovës, sikur të jemi nën vëzhgim, duke i ndjekur dhe duke i përcjellur, duke premtuar se në momentin e duhur do t’i godasim kudo që janë! Ky veprim tregon se si janë raportet midis Serbisë dhe nesh!
Thërthorazi, kjo gjendje po ndikon dhe ka impakt në raportet e brendshme të Qeverisë së Kosovës me këto kategori të luftëtarëve! Ne publikisht i themi Vuqiqit dhe viqve të tjerë akoma nën betim jemi te njejtit si që ishim gjatë viteve 98-99- përherë jemi gati! Ju naj merrni të keqen! Mos e shih Vuqiq Kosoven ëndërr je i mekt të qet buza tamël!
Rroft UÇK, Respekt për çlirimtaret!
Gjithmon vigjilent e të gatshem ta mbrojm lirinë e Kosovës!
19-janar 2024
Sadik Halitjaha