Udhëheqja e shoqatave (organizatave) të dala nga lufta! OVL-OIL-dhe OFD duhet te mos pushonin duke e kërkuar të Kryeministri të Ministrji për Mirëqenie Sociale e gjithkund në institucionet e shtetit tonë. Kanë edhe Avokatin pranë tyre që mundet ligjërisht të kërkojë zgjidhje përmes Gjykatës Kushtetuese apo përmes avokatit të popullit!
Unë, ish komandanti e shprehi indinjatën time jo vetëm sa me u solidarizuar apo me ju thanë se jam me ju! Por për të kërkuar adresuar fajtorin dhe zgjidhësin e këtij problemi.
Komisioni Qeveritar për Verifikimin e kësaj kategorie e ka kryer punën e vet ju ka njohur statusin e invalidit atyre që ju ka mundësuar ligji. Kjo ishte detyra dhe kompetenca e komisionit. Kjo punë ka përfunduar me 30. 1. 2017. Kjo kategori me këtë status janë hedhur dhe përbuzur skajshmërisht! Sepse këtyre nuk ju ashtë njohur shkalla e invaliditetit nga komisioni mjekësor.
Ky i fundit sa ka qenë objektiv e subjektiv e sa i ngarkuar anti luftë? ju ka caktuar shkallë 5%10%15%, nuk përzihem në profesionin e tyre por një gjë duhej të kuptonin të plagosurit nuk duhej trajtuar sa janë të aftë për jetë ky veç njëri nga kriteret është.
Duhej pasur parasysh sa janë të dëmtuar në jetë ngase shumë kanë humb me futjen e tyre në luftë e pastaj edhe shëndetin. Plagët e tyre janë trofe lufte dhe medalje e dekorata lufte.
Plumbat që i kanë marr e gjaku i derdhur për liri nuk caktohet me 5% mos-aftësi në jetë, kjo qasje është kundër vlerë kundër moralit dhe etikes njerëzore kombëtare. Nuk bën ta konstatosh sikur bujkun duke punuar arën e vet e lëndon këmben dhe paaftësohet 5%. Sikur luftëtari për lirinë e atdheut lufton dhe e traversën plumbi këmben kraharorin dhe i thua aftësitë për jetë i ke, je veç 5 apo 10% i dëmtuar e ku mbetet, jetën ai që kishte në rrezik jo për veten e ti po për tanë popullin,po ku i mbetet që ai ajo u shkëput nga një jetë normale e ndoshta shumë e sigurt dhe lluksuze e le pagën fëmijët gruan nga Zvicra Gjermania, Sllovenia i prish letrat dhe vjen në luftë dhe plagoset. Konstatohet i aftë për jetë?!
Ku mbetet gjendja e tij e mangët materiale e rënduar psikike dhe në skajshmëri të varfërisë ekonomike. Po jo doktorët s’kanë faj ata mund te mos ishin as shqiptar do të thirreshin në profesionalizmin e tyre gjë që se kontestoj. Por ku janë ligjvënësit, deputetet qeveritaret të ndërmarrin diçka!!!
Po jo këta janë tu zbuluar çka ndodhi si ndodhi kush e beri shpërthimin në Liban apo sa raketa lëshoi Koreja Veriore?!!! Këtyre as se ju shkon ndermen se fal kësaj lufte e këtij gjaku janë aty ku janë. Ma shumë merren me numrin janë shumë janë pak dhe paguhen 170 euro e për vete marrin mbi 2000 ero në muaj dhe nxjerrin ligje që nëse kanë ma shumë se tre mandate, tërë jetën të paguhen !
Duhet urgjentisht Qeveria ta lëshojë një urdhër administrativ për kategorinë me status të njohur të invalidit e pa shkallë invalidore të fillojnë të paguhen si veteranë deri sa ju zgjidhet shkalla përfundimtare dhe tē paguhen në retroaktivë nga koha qe ju asht njohur me certifikatë statusi sepse këta janë veteran dhe asnjë te drejt nuk e gëzojnë as si invalid e as veteran!
Absurde e turpshme jo njerëzore as normale të mbahen në ketë gjendje të pa zgjidhur që tri apo katër vite. Këta mund të janë rreth dyqind veç në ZOP e po ashtu nga njëqind dyqind në zonat tjera. Nuk isha lëshuar në individë të caktuar, por ndihem thellë i prekur në shpirt kur e di se ishin luftëtar nga ditët e para deri ne fund edhe të plagosur me shumë plumba e s’janë të barbaret as me veteranet?! Një shembull Vesel Maliqi ish shef i administratës në ZOP nga maji i vitit 1998 në luftë deri në funde ja kanë shpuar katër plumba trupin dhe pas një kome të gjatë shërohet në spitalin e Tiranes kthehet në luftë vazhdon luftën deri në fund në drejtorin e zonës G1. Atij iu ka njohur statusi i invalidit, por s’ka shkallë të invaliditetit 0%. Sa janë si ky e sa jetojnë me terapi psikiatrike nga ky trajtim mizor. Ku janë organizatat e dala nge lufta?
Ku është shoqëria civile, Avokati i Popullit e çfarë bën qeveria.
A ka kush turp apo logjikë te kthjelltë që të i trajtojë dinjitetshëm këta luftëtarë! Apo janë barrikaduar në taborin kundër lirisë?!