Rusia proklamon Perandorin dhe rëndësinë e saj në botë – Serbia në Ballkan!
Rusia kishte nisur paramilitarët dhe i ka akoma – Vagner – me të cilët mban ndikimin në shtete arabe dhe ato afrikane. I përdori edhe në luftën kundër Ukrainës!
Kur kjo forcë u rrit dhe kërcënoi fronin e Putinit, Putini vrau Prigozhinin duke e shkatërruar aeroplanin me gjithë stafin e tij dhe pasagjerët!
Rusia ka synim ta realizojë aspiratën e saj “Ruski Svet.”
Të njëjtat sjellje dhe veprime i bën Serbia në Ballkan. Bëri katër luftëra; në luftë kishte të organizuara dhe të mbështetura nga shteti bandat, si ajo e Sheshelit, e Arkanit, dhe të tjerat!
Kur lufta u ndal, kostoja për ta mbajtur Arkanin u rrit dhe e rrezikonte pushtetin e Vuçiqit, që edhe këtë mund ta priste fati i Xhinxhiqit!
E vranë Arkanin, Sheshelin e dorëzuan në Hagë dhe i shpartalluan bandat e tyre!
Së fundmi, investuan dhe ndërtuan bandën e Radoiçiqit dhe të disa politikanëve të Listës Serbe – paramilitarët – me brigadat e veriut, Rojat e Urës dhe “Samo Zaštiten!”
Fuqizuan Republikën Serbe me Dodikun!
Gjithnjë duke e destabilizuar Kosovën si dhe shtetet përreth: Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut – krejt me synimin e realizimit të aspiratës “Serpski Svet,” që kuptohet, kudo që ka një serb, duhet të jetë Serbi!
Vetëm kështu kuptohet Rusia e njëjtë me Serbinë, dhe anasjelltas. Dallimin e kanë vetëm në përmasat dhe fuqitë që kanë!
Mashtrimi i Europës, si gjithmonë, investoi në Rusi për gazin dhe ekonominë e saj, krejt gabimisht, gati sa Rusia e kolonizoi sërish Europën!
Po të mos ishte lufta në Ukrainë dhe po të mos ishte mbrapa SHBA, Europa do t’i dorëzohej pa luftë Rusisë!
Humbjet ekonomike të Europës me rastin e COVID-it në Kinë janë me miliarda. Të gjitha kompanitë dhe korporatat që kishin hapur fabrika dhe kishin investuar në Kinë, me interesat e tyre për përfitim nga fuqia punëtore e lirë, kostoja e prodhimit e lirë dhe tregu i madh, krejt këto u shembën dhe humbën me rastin e COVID-it!
Po njësoj humbën miliarda edhe në Rusi, u mbyllën bizneset dhe gazsjellësit drejt Europës pasi plasi lufta në Ukrainë!
Europa vazhdon të mbjellë humbje me investimet në Serbi; kësaj i jepen edhe benefite dhe privilegje, si në investime ashtu edhe me korporatat e prodhimeve europiane në Serbi, dhe e armatosin për ta siguruar shtetin serb dhe ekonominë e tij. Nga kush???
Shumë shpejt do të pësojnë fiasko, pasi Serbia gjithmonë me Rusinë do të jetë!
Europa, kur ta kuptojë, do të idhërohet me ne, me Kosovën, sikur ne jemi fajtorë për gabimet e tyre ekonomike e strategjike!
Ne na duhet të alarmojmë aleatët kur gabojnë, jo pasi ta kuptojnë gabimin!
A do të pushojë Serbia së financuari dhe së ushtruari, duke përgatitur banda militare dhe paramilitare drejt Kosovës, jo vetëm për të destabilizuar, por për ta pushtuar Kosovën?
Kosova nuk duhet të pushojë, duhet ta kërkojë Radoiçiqin dhe bandën militare kriminale që Serbia e mban si shkop mbi Kosovën!
Kur mund ta dorëzojë Serbia? Kur do të pushojë së sulmuari fqinjët?
Atëherë kur të pushojë Rusia!
Perëndimi bazohet në forcë dhe nuk krijon strategji afatgjata, si dhe beson lehtë, pasi që llogarit përfundimin duke dalë fitimtar përmes përdorimit të forcës!
Ne jemi duke përjetuar presionet e Rusisë dhe të Serbisë, të cilat mbajnë pezull Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, edhe pse këto të fundit janë në NATO!
Gara e ndikimeve në Ballkan: kjo perëndimore pasive, si dhe ajo sllavo-lindore aktive!
Ne shqiptarët jemi mes kullës dhe çekanit!
Kurrë më shumë se tani nuk na ka munguar uniteti!
Duhet të ngrihemi, i gjithë populli, sa s’është bërë tepër vonë për të bërë bashkimin e të gjithë shqiptarëve, pra ribashkimin e Shqipërisë, që të mos humbim edhe më shumë se sa kemi humbur deri më tani!
24 shtator 2024
Sadik Halitjaha