Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Sa mirë që e gjithë bota demokratike votoi për ta gjykuar agresionin rus në Ukrainë

Ata që mendojnë se votimi i Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme te OKB-s, për ta gjykuar ndërhyrjen Ruse në Ukrainë, që është bërë nga Serbia me bindje, për t’ u dënuar Rusia, janë te marrë!

Serbia ka kalkuluar se në mesin e 141 votave pro nuk ka peshë vota e saj në se do te dilte kundër!

Ose të kishte votuar kundër ku votuan vetëm 5 shtete asgjë nuk do te ndryshoj, do te ishte votë e pa vlerë!

Njësoj ta bashkonte votën me 35 votat abstenuese, vota e Serbisë do te ishte e pa dukshme!

Serbia me kalkulim votoi!

Por me zemër e veprim 99% është me Rusinë!

Ata qe nuk e din këtë janë budalla! Ata qe i besojnë kësaj vote janë naiv!

Ata që mendojnë se Serbia asht ma e afërt me ndonjë shtet tjetër Evropian apo me shtetet e Ballkanit se sa me Rusin, janë idiot!

Ata që mendojnë se po bëjnë diplomacinë e madhe karshi Serbisë e botes agresore, ata po e joshin dhe ushqejnë agresionin!

Ata qe përpiqen ta shpëtojnë Serbinë nga ferri janë gjynahqarët e barabarte me ata!

Ata qe mendojnë se paska heq dorë Serbia nga pozicionimi i saj përkrah Rusis, tani krijon unitet në Ballkanin perëndimor, janë debil apo argat te saj!

Në se 5 Shtete votuan hapur pro Rusisë, nder ata pese shtete Serbia është ma e afërta se te gjithë tjerët me votë apo pa, e konsideron nenën te madhe Rusin!

Serbia në q ‘do rrethanë vepron e bashkëpunon me atë, më shekuj e provoj Evropa e perëndimi, ta joshin qe të ja kthej shpinën Rusisë kjo kurrë s’ka ndodh e s’ka për te ndodh, me te mirë e me vullnetin Serb!

Serbia as një milimetër se ka larguar veten me votimin qe ka ber ajo ka mbet e njëjtave e ka kamufluar veten për miopet!

Këtij Kamuflimi po i ndihmojnë ata qe po i bahen zëdhënës e saj!

Serbia për ta bind boten kundër neve se gjoja kemi  vra fëmijë te serbeve, si qe ishte rasti i dy fëmijëve në lum te fshatit Gorazhdec, Vrasjen e të rinjve serb ne lokalin Panda në Pejë!

Futjen e shishes ne prapanicë te veten, Martinoviqi ne Gjilan vetëm me fajësuar Shqiptaret!

Hipokrizinë e serbeve mashtrimet e inskenimet e tyre i njohim me shekuj!

Prandaj pse hamendemi se paska ndërruar me një votë që fare s ka pas peshë.

Pse gjithë ky turr me e arsyetuar e me paraqit rreshtimin e saj si vlerë reale, si zvogëlim te kampit Rus! Çdo dit Vuqiq dhe Daqiq hapur botërisht e thonë kush do që na shtyn kundër Rusisë, asht kundër interesave te Serbisë!

E kuptoni apo jo, vetëm nëse ju ka ik truri e nuk keni mend!

Ndoshta po i dhimbset dikujt mos po gjykohet Serbia pse asht në krah te Rusisë!

Mos vallë po mbetet keq e izoluar dhe ne Shqiptaret dhe gjithë Ballkani perëndimor mbetemi keq pa Serbin!

Duhet ta dimë te gjithë se pa Serbin jetohet shumë ma mirë!

Ndarja nga Serbia duhet te jetë për ne, ndarje pa asnjë fije lidhje!

Ai qe mendon se Serbia ndonjë herë mendon e vepron mirë për Shqiptarët, ai nuk është Shqiptar!

Ne na duhet me pas paqe me armikun historik, duhet edhe marrëveshje!

Por kurrë nuk duhet me harru q ‘ka na ka bërë!

Ai qe ja fal besimin Serbisë ju ka fal djallit, asaj kurrë nuk duhet me i besuar!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …