Me rastin e veprimit ekspansionist të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili në Istagram e fb. publikisht dhe qëllimshëm mbuloj hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë! Me këtë deshi të ju thotë serbëve të vet dhe gjithë botës se Kosova është Serbi dhe nën sovranitetin e Serbisë! Ndërsa Shqiptarëve me nji të mbuluar të hartës me flamur që do të thotë ju gllabërojmë kur duam Kosovën! Ndaj krejt kësaj u bë një reagim i vakët nga lidershipi i Kosovës dhe u kaluar pa dukshëm?! Si që përsëritin në retoriken e zakonshme sikur se “Serbia i bënë këto lojëra për konsum të brendshëmÇ?! Asgjë ma shumë?!
Ne që njohim mirë të kaluarën dhe të tanishmen, e dimë mirë kush ishte, kush është e do të jetë për ne Serbia ndër shekuj! Serbia kurrë nuk do t’i pushon përpjekjet për ta pushtuar Kosovën dhe Shqipërinë qofshim ne të ndarë apo të bashkuar! Ajo do të heqë dorë vetëm kur ne jemi të fuqishëm, atëherë kur e shef të pa mundur! Qëndron përherë maksima e famshme –Përgatitu fortë për luftë nëse donë ta evitosh atë! A duhet ndërprerë bisedimet dhe dialogun me Serbinë mendoj se jo! Sepse sado luftë të behet duhet prapë të dialogohet por duhet te mos ndihemi borxhli as fajtor pa qenë! Dialogu duhet kushtëzuar, Me çdo kusht duhet kërkuar garantuese Amerikën.
Dialogu bëhet për marrëveshje, marrëveshja bëhet për të funksionuar e zbatuar. Jo sikur marrëveshja e deritanishme liderët tanë drejtuan që dhjetë vjet me Serbinë deri sa me inferioritetin, Kosovën e shndërruan në fajtore! Me lëshimet që bënim hap pas hapi nga bisedimet teknike, pranimi i fusnotës, pranimi i dialogut politik, hyrja në marrëveshje për punët e brendshme dhe për ekstra territorialitete të Kishave Ortodokse, duke i shndërruar ato në kisha sllavo-serbe?! Pastaj për zajednicen serbe në veriun e Kosoves, që do të thotë baras me ndarjen pas tre katër vitesh! Po ashtu ndan rishtazi kufirin me Maqedoninë sipas marrëveshjes të viteve nëntëdhjeta në mes Millosheviqit e Gligorovit në kurriz te Kosoves me 2 mijë e 500 hektar te humbura.
Ani <<patriotët vizionar>> thonin andej e këtej tokë shqiptare s’ka problem?! Pastaj me malin e Zi në vend se të bëhet (demarkimi) shënjestrimi i kufirit! Ju ndarë një pjesë e Kosoves ju dha Malit të Zi?! Shumë pak ndryshojnë këto marrëveshje të tanishme me ato të Pashiqit e Ahmet Zogut apo Esat Pashes!!! Nëse këto marrëveshje bahen si ato pse duhet të bëhen?! Pra edhe nese bëhen si Marrvëshja e Konqulit dhe ajo e Ohrit që askush se mori përgjegjësinë e zbatimit, të mos bahen fare! Sa herë shkohet ne dialog me Serbinë çuditërisht humbim ma shumë! Ujmanin e shtimë në marrëveshje! Humbën edhe çantën me shumë para e dukumente me vlerë delegacioni i falshëm me Skender Hysenin <<kreshnikun e Kosovës>.
Turp për Kosovën kush na përfaqëson e na copëton çdo dit pak nga pak! I dashur populli im, fajet në radhë të parë i kemi vet ne shqiptaret që dimë të luftojmë e kur vije liria ja falim dreqit, na udhëheqin të pa merituarit dhe lakmitarët e karrieristët! Të cilët për para e një post i jep të gjitha! Miopët politik e shitësit e vlerave kombëtare, nuk po gjej shprehje mos me ju thënë tradhtar! Por vërtetë tradhtojnë në të gjitha rrethanat interesat e popullit e të atdheut! Faji i dytë, Serbia shoviniste ekspansioniste që historikisht i ka rrit territoret në kurriz te trojeve shqiptare, përherë me ndihmën e fqinjëve të cilët morën pjesë të atdheut tonë. Me ndihmën e Turqisë e të Rusisë cariste! Tani kur krijesa artificiale RSFJ u shkatërruar me luftërat e fundit.
Serbia prapë u rrit në kurriz të Bosnjës e të shqiptarëve! Tani kur janë të ndara Republikat e ish-Jugosllavisë te cilat ishin gur i rënd pos Serbisë edhe ato në kurrizin tonë dhe i mundësonin sundim të le të Serbisë mbi ne! Tash është Evropa ajo që na mban me duar lidhur pran kasapit Serbi duke na bllokuar në një geto të pashembullt! Evropa e detyruar me hyrë në veprimet e NATO-s pas kolonës së tërhequr fuqishëm nga Amerika, e detyruar nga ndikimi i fuqishëm Amerikan të granatojë e godit agresorin, shfarosësin, dëbuesin e popullit nga tokat dhe shtëpitë e veta duke i vrarë, djeg e terrorizuar! Evropa hyri me qëllimet e veta, në njërën anë për të qen domosdo në krah me Amerikën. Në tjetrën anë u interesuar dhe përpoq që të kanalizoj ujin në mullirin e Serbisë, për hatër të Rusisë! Spiunuan granatimet si që ishte rasti i majorit francez! I dhënë hapësirë Rusisë të futet deri në aeroport të Prishtinës për t’i balancu e favorizuar në operacionin e ndërhyrjes së NATO-s! Rusët u mbuluan nga terri informativ i evropianëve dhe u futen në aeroportin e Kosovës! Francezët ndan Mitrovicën dhe veriun duke bllokuar urën dhe duke i urdhëruar helikopterët e vet të sulmojnë UÇK-n të mos kaloj Ibrin!
Lidershipi i Kosovës mendon urtë e but mos po thyejnë vezë me prapanicç dhe po humbin poste e karriget! Veriun e përdoren për tu pasuruar për mes kontrabandës të siguruar nga Serbia dhe duke ju lejuar pushtet kapove serbë të veriut të cilëve ju konvenonte ky biznes i udhëheqjes së Kosovës u pasurohen dy palët dhe kapot ruanin privilegjet e veriut, të bënin kapital në kurriz të Kosovës! Kapot bënin ligjin në veri! Kjo gjendje i konvenoj edhe Serbisë për të mbet nën kontroll veriun dhe të ndarë nga Kosova duke i shantazhuar udhëheqjen e korruptuar të Prishtinës! Kjo gjendje kërkon kujdes dhe angazhim të fuqishëm me Ameriken, Anglinë, Zvicrren, Gjermaninë Austrinë, Izraelin e shtete të tjera që të ju kërkojmë përkrahje ditë e natë! Nëse duam që dialogu të ketë epilog dhe të jetë i zbatueshëm ! Nëse duam ta kem të pa prekshme Kosovën duhet ta forcojmë Kosovën ta trefishojmë buxhetin dhe rritjen e ushtrisë.
Të kërkojmë ndihmën e Shqipërisë të jetë prezente edhe në dialog edhe në terren! Të bashkëpunojmë me Amerikën, Anglinë, Izraelin, Turqinë në fushën ushtarake, një ekip i mençur të loboj çdo ditë dhe të rrinë në Amerikë përherë në kontakt me senatin kongresistët dhe udhëheqjen Amerikane! Këshilli i Sigurisë Kombëtare të i ketë planet dhe strategjinë e saktë si duhet të sigurohet Kosova dhe mos të jemi inferior ndaj Serbisë! Serbia është humbëse nuk duhet të i frikësohemi, humbi luftën në Kosovë! Shqipëria, Maqedonia e Mali i zi. në NATO. Kosova të hy sa më parë në partneritet, brenda dy tre viteve në NATO. Serbia duhet të ndihet e rrethuar nga NATO dhe e gjendur në një kazan që s’mundet ta ndihmoj as Rusia as djalli vet! Kështu e kemi gjendjen kur të pa merituarit janë në vendin jo të duhur(në udhëheqje)! E ka pas thënë i madhi Enver Hoxha; Liria kurrë nuk fitohet me forcat vetanake, nuk është liri e plotë! Neve tani na është varur në qafë Evropa si dikur Republikat e RSFJ-s duke ju bërë Serbisë favore, ne na mbajnë në geton e pa shembull evropiane! Rroftë uniteti i gjithë shqiptarëve Rroftë mikja e madhe për gjithmonë Amerika!!!