Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Shërbimi ushtarak i detyrueshëm apo jo?

Duke e parë si po rrjedhin ngjarjet, Kosova duhet për 50% më shumë ta rritë kapacitetin e FSK-së, si atë me njerëz, ashtu edhe në teknikë e armë luftarake! Po ashtu, duhet ta barazoj numrin e rezervistëve me ata aktivë.

Pasi që kostoja është e pa përballueshme për shërbimin e obligueshëm ushtarak, si nga ana financiare, ashtu edhe nga ana e infrastrukturës (mungesa e kazermave, veshmbathjeve, ushqimit, vend qëndrimeve e strehimeve të ushtarëve, sigurimi i armatimit për të gjitha e të tjera), duhet të jemi të vetëdijshëm: tani nuk jemi në vitet ’98-’99—tre ushtarë me një armë. Tashmë duhet t’i kemi armët për të gjithë ata që janë të aftë për t’i përdorur!

Duhet përdorur sistemi zviceran i mbrojtjes! Askush nuk na ndalon të bëjmë strehim fortifikata dhe armë mbrojtëse! Pse mos të bëhen ushtrime javore të rinjve nga mosha 18 vjeçare deri në 40 vjeçare? Pse mos të krijohen kushte në terren lokal-komunal, që të zhvillohen ushtrime gjatë ditës dhe në mbrëmje të kthehen në shtëpi? Pse verës mos të përdoren tenda për vend paraqitjeje, që në rastet e alarmit, çdo kush ta dijë vendin e paraqitjes, si dhe ku e siguron armatimin? Pse mos ta kemi popullin e ushtruar me armët e nevojshme për luftë dhe agazinat në çdo komunë? Pse të mos përcillet zhvillimi i teknologjisë aktuale të llojeve të armëve? Pse mos ta kemi një popull ushtar?

Deri sa Serbia e ka kthyer shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe i ndjek gjurmët e Putinit, siç kishte vepruar në prag të sulmit në Ukrainë, se paku këto sugjerime Vulin i solli nga Rusia!

Në fund të fundit, pse të veprojmë si ata? Por, kur ka të bëjë me agresionin kundër nesh, ne duhet të pregatitemi sa më parë dhe sa më fuqishëm, nëse duam ta evitojmë luftën që e kemi shumë afër dhe të pa shmangshme!

Dikush do të thotë: “Neve na mbron KFOR-i!” Sipas rezolutës 1244, KFOR janë paqeruajtës, jo luftëtarë! Unë mendoj se nuk mjafton siguria e mbështetur në KFOR; në rreshtat e parë do të jemi ne—ushtria dhe policia jonë, vullnetarët dhe ish-luftëtarët! KFOR është paqeruajtës, nuk është luftëtar!

Qeveria e Kosovës, tani që jemi shtet i pavarur, duhet sa më shpejt të bëjë memorandume mbrojtëse, së pari me Shqipërinë, por veçmas me Anglinë, të bëjë marrëveshje për një kohë, t’ia delegojë mbrojtjen dhe sigurinë me një marrëveshje dypalëshe! Po ashtu, duhet të krijojë një strategji të përbashkët mbrojtëse, sepse shpejt mund të sulmohemi. Nuk po them të provokohemi, sepse kjo përditë po ndodh! Por po e them, do të sulmohemi nga pala serbe, do të kemi shpejt luftë me Serbin!

Prandaj, nuk duhet të na zëjë gjumi dhe të mos shohim ëndrrat si gomari, ujku e hante nga shpatullat dhe ai mendonte se po ëndërron! Ta harrojmë sloganin se pushteti i Serbisë e ka për konsum të mbrothshëm!

Në këtë rast, kërkesat e qeverisë serbe po aprovohen edhe nga parlamenti i tyre; po i shndërrojnë në kërkesa nacionale me moton “srpski svet”!

Jemi në prag të ndryshimeve gjeostrategjike; ne duhet të bëjmë përpjekje për bashkim kombëtar sa nuk u bë tepër vonë! Nëse do të jemi në gjendje të mbrohemi, këtë do ta kuptojë shpejt Serbia; nuk do të ketë luftë!

Edhe kjo duhet të kuptohet drejt: nuk po e them a do të luftojmë a do të mbrohemi, nëse sulmohemi, kjo dihet! Por e them se duhet të jemi të gatshëm dhe të kemi mundësitë e duhura, kapacitetet për ta zhbërë çdo sulm të Serbisë! Nëse arrijmë në këtë pikë të mobilizimit dhe e evitojmë luftën, duhet të kemi nxjerrë mësime nga Ukraina!

Të jemi koherentë në bashkëveprim në çdo kohë, pa u vonuar me aleatin tonë, Amerikën!

17 Shtator 2024
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …