Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Shkrimi i datës 16 dhjetor nga Ahmet Qeriqi

Për një kategori personash që shpërfaqin fallco në dëm të veprimtarive atdhetare, si dhe shtrembërimeve të historisë dhe të ngjarjeve, të individëve, grupeve dhe organizatave!
I madhi prof. Ahmet Qeriqi!
Ju keni shumë të drejtë në shkrimin dhe konstatimin tuaj në këtë shkrim dhe shkrimet tuaja!
Kjo kategori shumë hipokrite e injorante që jo vetëm mendojnë se historia fillon dhe mbaron me ta, por kanë një tendencë qëllim-keqe, duke i folur, propaganduar dhe shkruar ashtu siç dëshirojnë dhe si u përshtatet dhe u pëlqen atyre!
Këta tipa kanë gënjyer shumë dhe kohët e fundit po i besojnë rrenave të veta, sikur të jenë me halucinacione!
Këta paraqesin gjithmonë më të rrezikshmin vend aty ku këta ishin, më të madhin kontribut për lirinë e Atdheut, punën që këta bënin!
Më të vështirat torturat që këta i përjetuan!
Këta nuk mund të thonin se ishin në luftë, sepse nuk ishin, por ja ulin vlerën dhe rëndësinë e luftës!
Burgu për këta ka qenë më vlerëdhenës për Atdheun!
Pse nuk e pyesin veten pse nuk ishin në luftë për t’u hakmarrë për burgun e mbajtur, për torturat, për shokët që i zbuluan dhe i morën në qafë, dhe e dëmtuan veprimtarinë atdhetare drejt lirisë, me zbulimin e veprimtarëve dhe të veprimeve patriotike kundër robërisë!
Pse ju të burgosurit nuk keni në gjendje ta arsyetoni që ishit të burgosur sepse ishit për liri të Atdheut!
Më i vlefshëm qëndrimi në perëndim dhe dhënia e financave për luftë që aspak nuk mohohet kjo vlerë!
Por kurrë nuk barazohet me luftëtarin në vijë të zjarrit e me shumë plagë në trup!
Ndërsa ky Ypsilani paraqet veten se edhe më shumë ka bërë sakrificë në shtetet perëndimore se sa dëshmori që ra ballë për ballë me armikun!
Unë për veten time akoma nuk e di ku shkuan ato financa edhe pse jam kompetent për një zonë, për zonën e Pashtrikut, ku asnjë cent nuk na ka ardhur as nga fondi “Vendlindja Thret” as nga 3% i grabitur nga Qeveria Bukoshi!
Këto fonde kanë qenë të dedikuara për luftën!
Askush kurrë s’u pyet ku shkuan këto financa nga djersa e punëtorëve emigrantë!
Këta farë kodosha që edhe tani po përpiqen ta shtrembërojnë historinë, eleminojnë e njollosin personalitetet luftëtarë e veprimtarë për Atdhe!
Shumë të sakrifikuar po ashtu edhe shumë organizata e grupe atdhetare që bënë shumë për Atdhe!
Injorantët sjellin gjithçka të keqe për popullin, për historinë e të kaluarën, për të sotmen dhe të ardhmen!
Rrahgjokset, edhe pse s’kanë vlera as lavdi, ja veshin vetes petkat e patriotizmit e të atdhetarizmit krejtësisht mashtrueshëm!
Këtyre duhet treguar vendin sa herë i takojmë, ashtu edhe me shkrime!
Të lumtë, prof, që nuk heshtë por gjithmonë e godet të pavërtetën!
Gjithmonë e thua të vërtetën!

16 dhjetor 2024
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për debat publik lidhur me rinegociimin e Marrëveshjes së Ohrit është absurd

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Gostivar, Kryetari Ali Ahmeti dënoi ashpër vendimin e Gjykatës …