Të ndërhyjnë dhe të kërkojnë me çdo kusht që Maqedonia e Veriut ta respektojë barazinë e shqiptarëve me maqedonët, në shtetin e përbashkët shqiptaro-maqedon!
Barazi në ligje, kushtetutë, në gjuhë e kulturë, që të mos ju cenohen shqiptarëve të drejtat legjitime, të garantuara nga normat dhe ligjet ndërkombëtare!
Reagimi duhet të bëhet pikërisht tani që pushtetarët e Maqedonisë kanë paralajmëruar ndryshime kushtetuese në disfavorin e shqiptarëve. Tani duhet, sa nuk është vonë!
Kjo ndërhyrje nga Shqipëria dhe nga Kosova duhet të jetë aq e fuqishme dhe pa asnjë alternativë tjetër, që Maqedonia e Veriut të jetë e detyruar ta respektojë barazinë mes shqiptarëve të Maqedonisë dhe maqedonëve!
Për ndryshe, duhet t’ua bëjmë me dije se mund të rikthehet viti 2001!
Deri kur do të luajnë sllavo-maqedonët me fatin e një milion shqiptarëve?
Kjo nuk duhet toleruar asnjë ditë më gjatë! Ne duhet të jemi të gatshëm t’i fitojmë e t’i mbrojmë të drejtat tona me çdo kusht, pa u marrë as mohuar askujt tjetër të drejtat!
Këtë çështje duhet ngritur në Bruksel, Strasburg, GJND dhe tek aleatët tanë në Angli e Amerikë!
Duhet ta kenë të qartë sllavo-maqedonët se shqiptarët nuk tolerojnë më dhe janë të gatshëm t’i marrin të drejtat e tyre me çdo kusht!
Nëse po na detyrojnë, duhet edhe të luftojmë, pa kompromis dhe me çdo kusht, që të drejtat legjitime e të garantuara me ligje e norma ndërkombëtare t’i realizojmë, deshën apo jo sllavo-maqedonët!
Nëse nuk duan t’u binden kërkesave dhe parashtresave tona, bazuar në të drejtat legjitime e të patjetërsueshme, aq më keq për ta! Ata janë përgjegjësit e çdo pasoje të mundshme në të ardhmen e afërt!
Kjo duhet të bëhet hapur dhe botërisht, që ne shqiptarët të mos mbajmë përgjegjësi për atë që mund të ndodhë për fajet e tyre!
Rroftë populli shqiptar i lirë e me të drejta të plota, pa u marrë as cenuar askujt të drejtën!
09 dhjetor 2024
Sadik Halitjaha