leoni

Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Shtatori i dhimbjeve dhe i triumfit

Me 22 shtator 1998 Serbia kishte mërsyer të i likuidoi të pa mposhturit e UÇK-së, Ndër më kryesoret dhe më të rrezikshmit kundër forcave serbo jugosllave ishin Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi Lladrovci, të cilët me brigadën e tyre ju kishin ofruar jo pak edhe Prishtinës e në prag të Kastriotit. Në këto beteja të pa barabarta si në forca ushtarake ashtu edhe teknikë e armë luftarake, pas një rezistence heroike të pa shembull bien në vij të zjarrit shumë dëshmorë. Më të spikaturit heronjtë e luftës Fehmi Lladrovci dhe Xheva Krasniqi Lladrovci. Kjo luftë ishte e vështir shumë e vështir sepse ishte tradhtuar UÇK-ja, nga Rugova e rugovistet që kishin bërë marrëveshje me Millosheviqin se do ta ndërpritnin luftën për të hyrë në një marrëveshje për një autonomi të quajtur (substanciale). Për ketë qëllim kishte ikur Tahir Zema dhe komanda e Brigadës 123 e Suharekës me kërkesën e Bujar Bukoshit dhe shumë komandant të njësive të ndryshme ishin luhatur dhe pasivizuar nga kjo propagandë me qëllime djallëzore për ta dështuar luftën Çlirimtare. Pasi që merren vesh me Milloshin, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Mahmut Bakalli e Surroi, duke pranuar një qeveri teknike me një disfatë të luftës, duke garantuar se edhe në Shqipëri do ta rrëzonin qeverinë Nano e do e merrte pushtetin Berisha. Për gjithë ketë katrahurë Fehmi Agani ju kishte ankuar Milloshit se pak shqiptar do të mbeten në Kosovë, ky i fundit ju kishte pas thënë mjafton pesëqind mijë të mbesin e pas ankesës së Aganit, thotë pasi unë jam (zemër gjerë) gjashtëqind mijë boll janë të mbeten shqiptar në Kosovë. Me këtë motiv merret ofensiva për rrëzimin e qeverisë në Tiranë ku shumë kosovar marrin pjesë nga ata edhe epror e luftëtar të UÇK-së, duke menduar se me Berishën i bie më mirë Kosoves. Nuk kisha dashur të  detajizoj ngjarjet pasi opinioni akoma i ka të freskëta këto ngjarje të 14 shtatorit 1998. Tradhtinë duhet rikujtuar shumë herë për ta kuptuar brezat e ri dhe për të mos u përsëritur më kurrë. Në Kosovë Milloshi kishte marrë bekimin nga tradhtaret e Kosovës dhe dritën jeshile nga ndërkombëtaret, Gelbard i kishte thënë këtij që i ankohej se UÇK-ë, se (terroristët) paskan bllokuar rrugët kryesore si gryken e Llapushnikut dhe të Carraleves dhe  shumë rrugë të Kosovës, ku popullata e jo veç ajo serbe por edhe shqiptare janë bllokuar nuk kanë lëvizje dhe ushqime as barëra. Pas kësaj ankese i jepet drita jeshile duke i thënë Milloshit hapi arteriet kryesore, por të jetë luftë me proporcion të kontrolluar të mos tejkalohet. Kështu që forcat armike serbo sllave marrin ofensivën ma të fuqishme për ta shpartalluar UÇK-në, dhe për ta realizuar strategjinë e tyre të pastrimit etnik të quajturën (operacioni patkoi) ku nuk do te mbetshin ma shumë se pesëqind mijë shqiptar në Kosovë. Ofensiva e 21, 22, 23, 24, 25, gushtit arriti të i shpartalloi shumicën e njësive të UÇK-së, shumë brigada u zhvendosen nga pozicionet e tyre ndërsa në Dukagjin, sipas porosisë apo marrëveshjes ikën Tahir Zema i lenë armët dhe të plagosurit pa mbrojtje dhe popullatën e gjorë. Kështu veproi edhe Blerim Kuqi me komandën e brigadës 123 të Suharekës. Kjo i mjaftoi Millosheviqit të jap alarmin se u shkatërrua UÇK-ja. Alarm që pjesa e dytë e skenarit të rrëzohej Qeveria në Shqipëri. Mirëpo llogaritë nuk ju kishin dalë si që kanë menduar e vepruar. Në Shqipëri falë ndërhyrjes Amerikane ju dështoi grusht shteti. Ndërsa në Kosovë UÇK-së, kishte ruajtur substancën luftarake dhe pos që nuk ishte lëkundur nga qëllimi i saj për çlirim, kishte vazhduar luftimet. Ramush Haradinaj vazhdonte luftimet, në ndihmë shkuan edhe disa ushtar nga Zona e Pashtrikut, po ashtu edhe miell ushqime e gjana tjera. Në Budakovë dhe në grykë të Carralevës luftohej çdo dit njësitet e Sadik Halitjahes dhe Jetullah Qarrit me sukses mbrojtën pozicionet e tyre. Po ashtu në Drenicë Fehmi Lladrovci vazhdoi luftën. Disa nga komandantet që nuk  ishin të përfshirë në marrëveshjen famëkeqe të tradhtisë ndaj luftës dhe që kurrë me asnjë çmim nuk do ta dorëzonin luftën. Këta luftuan dhe mbajtën vazhdimin e luftës deri sa u riorganizuar UÇK-së, dhe u fuqizuar shumëfish deri në çlirimin definitiv. Jo rastësisht pra nuk ra Femiu e Xheva jo rastësisht. Në betejën e Vërrinit me 2, 3, 4, 5, shator pas një beteje të ashpër në përballje kundër ofensivës armike bien shumë dëshmor, plagosen shumë ushtarë. Komanda komplet më në krye Ekrem Rexhen komandant Drinin dhe Zafir Berishen ikin në Shqipëri duke i lënë ushtaret, të plagosurit të Ramushit dhe popullin e pa mbrojtur. Jo rastësisht u plagos Komandant Sadik Halitjaha me 24 shtator në një betejë fitimtare në Budakovë bashkë me Zaim Muqën tani dëshmor i kombit. Budakova asnjëherë nuk u mposhtë nga armiku deri në çlirim. Këto vrasje me qëllim të likuidimit të komandantëve ishin qëllim i forcave armike por ishin edhe tradhtaret që ju raportonin pikërisht në cilën pikë të zjarrit janë komandantet. Rënia e Femiut e Xhevës ka qenë një thyerje shpirtërore për luftëtarët. Mirë e dinim se kush ishin çfarë luftëtar e luanë të pa thyeshëm. Shtatori na kujton dhimbjet, vështirësitë, luftimet e përgjakshme, rëniet, plagët por edhe krenarinë ngadhënjimtare mbi armiqtë dhe tradhtaret.

Lavdi dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …