Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: SHTYPJA ME DHUNË E REVOLUCIONIT

Ngjarjet e vitit 1981, këto ngjarje ishin përpjekje e shpërfaqur që ishte akumuluar me dekada që barte me vete aspiratën shekullore për liri e pavarësi. Ishte një rrugë e gjatë me sfida te mëdha e të vështira me sakrifica e vuajtje ndër ma të rëndat. Robëria kishte pushtuar çdo pore të jetës dhe shtypte përdhunonte popullin e pa fajshëm autokton duke ju kërkuar armët që nuk i kishin. Shpresën e luftëtarëve të LNÇ-s për ribashkim të Kosovës me Shqipëri sipas vendimeve të mbledhje së Bujanit 30-31-143 dhe 01-02-1944. E shkruan mbledhja e dytë e AVNOJ-it! Edhe ma shumë krijimi i OZNA-s në Beograd në vitin 1943 në krye me Kineziq!

E këtë themelim e kishte kërkuar dhe planifikuar Tito. Kjo OZNA famëkeqe nga 1943 deri me 1947 ka vrarë e likuiduar mbi shtat mijë shqiptar pa e përfshirë këtu masakrën e Tivarit ku mbi tre mijë të masakruar e të pushkatuar. Si dhe ka dëbuar me qindra mijëra shqiptar për Turqi! Pas Kineziq ishte në krye të OZNA-s Herleviq e pastaj ndërroi emrin në UDB e udhëhequr nga Aleksandër Rankoviq. Shqiptaret në Jugosllavi përjetuan pushtimin dhe kolonializmin ma të rëndë në Evropë ndoshta edhe në botë. Krejt kjo mbulohej e fshihej nga sytë e botes me propagandën invazive e mashtruese që bënte atëherë Jugosllavia e veçmas Serbia. Gati ishte ta mohonte ekzistimin e shqiptarëve duke i ndarë ata në tri Republika Jugosllave dhe duke i mbajtur në nivel kombësie dhe duke i konsideruar pakicë. Sa e sa atdhedashës u arrestuan u torturuan dhe u likuiduan!

Serbo-sllavet qëllimshëm vepronin vetëm ta shuanin përpjekjen për liri e pavarësi për bashkim me Shqipërinë amë. Pretendimet se revoltën e organizuan shërbimet e lindjes gjë që s‘ishte e vërtetë! Po ashtu një pjesë tjetër e trumbetonin se shërbimet e perëndimit! As shërbimet sekrete të Perëndimit as të Lindjes! Kjo revoltë ishte lindje nga vet populli i shtypur i shqiptarëve nën Jugosllavi me epiqendrën e vet në Kosovë. Në fillet e kundërshtimit nga ripushtimi i Kosovës, Ishte organizata Besa që ma vonë u ngrit në NDSH e udhëhequr nga Gjon Sereqi. Pastaj ORBSH. e udhëhequr nga Adem Demaqi dhe në vazhdimësi grupe te ndryshme të etiketuar dhe emërtuara me epitete të ndryshme nga pushtuesit si Secionist, Iridentist, Nacionalist e tjera.

Të gjitha këto organizata atdhetare të fshehta e kishin në programet e tyre qellim çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Un jam protagonist i ngjarjeve që rrodhen nga viti 1977 e këtej në organizimet e veprimtarit e fshehta atdhetare,si grupet ML e ma vonë ngritja në organizatat OMLK. Përjetova arrestime te shumta e burgosje me 1979-81-86. Ngjarjet e vitit 1981 ishin qellim i ngritjes në një revolt gjithë popullore për të pasuar në një kryengritje,por kjo u shtyp me dhunë, gjak e burgosje te shumta.

Lëvizja Ishte veçse e lënduar pasi udhëheqësit dhe aktivistet e shumtë ishim nëpër burgje nga 1979 në vjeshtën e këtij viti përafërsisht burgosen dhe merren neper duart e milicisë e të UDB rreth 500 veprimtar e simpatizant prandaj këta i munguan udhëheqjes së revoltave të pastajme. Me qindra të arrestuar torturuar dhe dhjetëra të vrarë, u shtyp revolta e viteve 1981-82-83. Mirëpo efektet e arritura të kësaj revolte ishin,u publikuan Kërkesat u banë të ditura botërisht. Këto ngjarje edhe që kishin filluar për një kryengritje e bashkim me Shqipërinë. Nga se u shtyp dhe u mundë me dhunë kryengritja, Kështu u reduktuar kërkesë kryesore, duk kërkuar -Kosova Republikë-. Këto ngjarje ishin rezultat i akumulimit të pakënaqësive dhe të pa durueshmërisë së pushtimit shtypës.

Por organizimi i tyre nuk ishte as nga lindja as nga perëndimi ishte lindje nga vet populli i shtypur ndër shekuj. Shqipëria luajti rrolin e vet me propagandë me edukim përmes profesorëve nga Shqipëria në Universitetin e Prishtinës i cili universitet u mor me shumë përpjekje nga Jugosllavia me përpjekjet me shumë mund e gjak të protestave të vitit 1968. Shqipëria e udhëhequr atëherë nga Enver Hoxha nuk ishte veç përkrahje morale por ishte edhe garanci e sigurt në luftën e ardhshme çlirimtare për Kosovë, sidomos pas vitit 1981.

Shihet qartë edhe përgatitja e strategjisë për ndërhyrje luftarake kundër Jugosllavisë për te çliruar Kosovën dhe bashkuar me Shqipërinë. Kjo strategji u finalizuar nga shtabi i Armatës Shqiptare dhe shefi i shtabit Veli Llaka në vitin 1983. kjo strategji u emëruar -SHPERTHIMI- Këto fakte i pash dhe dhashë kontribut bashkëpunimi edhe un kur pata kaluar nga Kosova në Shqipëri me 26 mars 1988 dhe punuam bashkë me strukturat e shtetit për luftën e përbashkët për çlirimin bashkërisht Shqipëria dhe Kosova, përafërsisht 6 muaj punuam bashkë në Shqipëri.

 Me gjithë përpjekjet e shumta e të mundimshme me shumë sakrifica, Kosova nuk lirohej nga sundimi edhe se vazhdimisht u bë shumë mund e përpjekje me u liruar me angazhimet e shqiptarëve të Kosovës, hallkë pas hallke zinxhiri i robërisë deri të një autonomi e vitit 1974 e lidhur me dy vargoj një si element konstituiv i RSFJ-së dhe tjetri pjesë perverse e Serbisë! Viti 1981 provoj të i këput këta vargoj. Pas këtyre ngjarjeve të mëdha në Kosovë Enver Hoxha jo vetëm që kërcënoj me luftë Jugosllavin, por edhe urdhëroj të bahet strategjia e ndërhyrjes luftarake me operacionin SHPERTHIMI! Enver Hoxha kurrë nuk nënshkroi kufijtë e dalë nga lufta e dytë botërore,që në të njëjtin dokument ishin edhe të drejtat e njeriut.

Si mundet të akuzohet se e shiti Kosovën! Këtë e thonë vetëm anti kombëtaret! Po ta kishte shitur me siguri do të i kishte marrëdhëniet e mira me Jugosllavin. Ndërsa Titoja dhe ma vonë Millosheviqi do ta trumbetonin para botes , që e kanë blerë Kosovën dhe do të ishin mbrojtur prapa ndonjë akti apo marrëveshje sikur ta kishin blerë. Jo o ju tradhtar nuk u shitë kurrë Kosova! Shqipëria pikërisht vuajti 50 vite që akuzohej për mos nënshkrimin e kufijve aty ku në të njëjtën pako ishin edhe të drejtat e njeriut. Këtë nënshkrim e beri Ramiz Alija në Jelsinki deri sa ishte Kryetar i Shqipërisë me 1991, pasi mori zotime nga aleatet,Amerika dhe Anglija se do ta ndihmojnë të bahet Kosova Shtet! Mirë ka bërë për ndryshe mundësia e çlirimit të Kosovës pa aleatet, ka qenë shumë e vështirë edhe ma e vështirë njohja e çlirimit.

Kujtojmë që ndër vite bëheshin organizimet dhe përpjekje në Kosovë që ishin gjithmonë me shumë sfida shumë vështirësi e rreziqe shumë arrestime mira vjet burgje ndaj veprimtarëve. Grupe të mëdha u burgosen nder vite, Si grupi i Adem Demaqit, i Hydajet Hysenit, grupi i Xhabir Morines, i Bajrush Xhemajlit, Sadik Jasharit, Ibrahim Shales i Smajl Haradinajt e shumë grupe të tjera. Me gjitha këto dëme e shtypje, gjithnjë u ruajt vazhdimësia e veprimtarisë së organizuar atdhetare, për këtë rrol të veçantë luajti dega e organizuar jashtë vendit nê Zvicër dhe në gjithë shtetet perëndimore e cila kishte marrëdhënie me ambasadat shqiptare. Vazhduan jugosllavet me burgosje të shumta! Mirëpo kundërshtitë anti jugosllave me protesta të herë pas hershme deri të ato gjithë popullore.

Deri sa lindi e filloi veprimtaria e armatosur e UÇK-së. Pararendësit e shumtë që e përhapen zjarrin e luftës për liri,Si që ishin: Fazli Greqevci, Ali Sokoli,Zija Shemsiu, Rexhep Mala Nuhi Berisha,Bajram Bahtiri,Afrim Zhitija Fari Fazliu,Xhemajli Berisha,Halil Berisha, Besim Ndreca e shumë të tjerë që mbollën gjakun e lirisë. Këta ishin embrioni që linden UÇK-në LPK mbi këto vlera me ketë moral u organizuan dhe u ngritën grupe të gueriles luftarake deri sa mori hovë dhe u zhvilluar lufta e lavdishme e UÇK-së. Sidomos pas luftës heroike dhe flijimit të Komandantit Adem Jashari me gjithë familjen. Shtyllat kryesore dhe luftëtarët ma eminent ishin nga e kaluara e tyre nëpër burgje dhe të organizuarit në lëvizjet atdhetare si LPK,e grupet tjera patriotike që e linden, formuan dhe organizuan luftuan, sollën lirin duke u ndihmuar nga aleatet.

 Vlen të përmendën komandantet e zonave operative të luftës. ZOD Sami Lushtaku. ZOP Sadik Halitjaha, ZOD Ramush Haradinaj, ZOSH Rrahman Rama, ZOLL Rrustem Mustafa, ZON Shukri Buja, ZOK Ahmet Isufi. Të gjithë komandantet ishin të LPK-së. Nuk dua të bëjë ndasi sepse UÇK ka qenë e gjithë popullit Por duhet than pa hezitim kush e themeloj UÇK-n e kush e udhëhoqi,kush ishin shtyllat kryesore të qëndresës. LPK e kreu misionin për të cilën aspiratë ndër shekuj u përpoq populli shqiptar. Nuk u arrit qëllimi përfundimtar sepse mbeten viset e pa çliruara dhe atdheu i pa bashkuar.

Enver Hoxha ka thënë “Liria që nuk arrihet me forca vetanake, nuk mund jetë liri e plot! Aleatet ndryshuan strategjinë e perbashket qe kishim me Shqipërinë për arsyet që duhet të i shkruajmë ma vonë, Aleatet që na ndihmuan jo veç u banë hisedar të lirisë por ma shumë se kaq qëndrojnë mbi shtetin dhe pavarësinë tonë. Çlirimi i pjesëve të robëruara po pengohet nga ndërkombëtaret,u bë ma e zorshme njohja e fitores se sa vetë fitorja dhe çlirimi. Këtë kauzë UÇK mund të ju a përcjell brezave të ardhshëm me shembullin e vet se si u organizuan, luftuan,sakrifikuan deri në flijim për atdhe dhe arritëm të i çlirojmë 11.000 km dhe këtë popull të zhuritur për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …