leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Si po sillemi ne në situata jo racionale

Dua ta krahasoj situatën me rrotullimin e shpejtë të centrifugës rrotulluese, në të cilën ne jemi bashkë me botën tjetër! Çdokush mendon për veten e tij, dikush ta ndalë, dikush ta ngadalësojë që të mos sillet aq shpejt centrifuga rrotulluese! Disa përpiqen të sillen bashkë me sjelljen e saj! Disa përpiqen t’i shpëtojnë kësaj sjelljeje të fuqishme dhe duan të kërcejnë nga centrifuga! Ndërsa ne i kemi mbyllur sytë dhe presim duke u lutur kur do të ndalet kjo e keqe që nuk e dimë askush! Mendoj se kur këto rrotullime ndalen, ne do të jemi të paaftë të ngrihemi, sepse duke i mbajtur sytë mbyllur, mendtë janë bërë qumësht, nuk dihet çka bëhet pa mend! Tani janë shembur rregullat që deri diku janë respektuar dhe zbatuar si rregulla universale botërore dhe të pjesëshme të çdo shteti! Tani nuk respektohen këto norma dhe konsiderohen inekzistente. Të mëdhenjtë kanë filluar të veprojnë me parimin kush është më i fortë ka edhe të drejtë, duan t’i realizojnë me forcë, të i okupojnë vende e shtete të ndryshme me agresion të hapur për qëllimet dhe aspiratat e veta! Çdo shtet vrapon të marrë çka mundet, sepse sulmuesi nuk fajësohet nga askush, me rëndësi të jesh i fortë! Tani duhet t’i hapim sytë, t’i ruajmë tokat tona! Dikur i ruante Polari dhe ligji, tani mund të mos ekzistojë Polari, edhe ligjet nuk respektohen! Në këto rrethana, derisa nuk mundemi të bazohemi në atë se sa është e ligjshme dhe sa ka legjitimitet, kur askush nuk respekton rregulla dhe marrëveshjet, pse duhet t’i pranojmë ne imponimet nga të tjerët, që të sillemi sipas ligjeve dhe rregullave që na i imponojnë ata, që as vetë nuk i respektojnë! Pse ne duhet t’i respektojmë marrëveshjet me Serbinë kur ajo nuk i respekton dhe nuk i njeh ato? Ato ishin marrëveshje kur duhej të respektoheshin, kur kishte rregulla dhe respektoheshin ligjet, rregullat dhe marrëveshjet. Tani nuk respektohen, iku ajo kohë, i takon të shkuarës që ka përfunduar! Tani kemi të drejtë t’i kontestojmë dhe të mos i pranojmë, t’i kontestojmë të paligjshme sot, edhe nëse kanë qenë dikur, nuk janë legjitime për ne tani kur nuk ka rregulla, ligje e norma të respektuara nga askushë, po ashtu mendojmë që asnjëherë s’kanë qenë legjitime! Nëse duhet dialog me ndokënd, duhet nga pika zero, dhe bazuar në rrethanat aktuale iracionale! Vuçiq dhe Serbia nuk janë ajo që duhet të ishin, ajo nuk i pranoi marrëveshjet e atëhershme, edhe ne nuk i pranojmë tani, sepse nuk jemi në atë kohë, jemi në tjetër kohë dhe rrethana të tjera, prandaj do të veprojmë bazuar në kushtet dhe rrethanat e krijuara! Tani Serbia po thotë e marrë pjesën e Bosnjës, Malin e Zi! E marrë, thotë, tërë Kosovën dhe askush nuk i thotë asgjë! Serbia përdorë banda militare terroriste në Kosovë, për çudi sanksionohet dhe i vendosen Kosovës. Rusia e merr Ukrainën, Gjeorgjia nuk guxon të deklarohet e pavarur nga Rusia për t’i ikur invazionit agresor rus, votoi pro Rusëve. Rusia përmes Kaliningradit don ta marrë Lituaninë. Rumaninë e frikësoi dhe nga presioni dhe ndikimi u votuan pro Rusët, edhe në Maqedoninë e Veriut erdhën në pushtet pro Rusët, si dhe në Mal të Zi! Rusia në shumë shtete ndikoi në votime me ndikim e presione të ndryshme. Amerika si duket ia ka bërë përhajr Ukrainës gjysmën e sajë, apo të tërën duke ia njohur fitoren Putinit dhe duke e fajësuar Zelenskyn pse u mbrojt me luftë pasi u gjend para një invazioni agresor, ushtarak rus! Rusia e kërcënon me armë bërthamore Europën sikur të ishin lodra fëmijësh! Imperialistët e fuqishëm traumatizojnë popujt me kërcënime nga armët bërthamore atomike! Popujt e gjorë nuk e kuptojnë se të rreme janë këto kërcënime, këto i bëjnë sa me i frikësuar e me i pushtuar pa rezistencë, pa luftë, tani e fajësojnë atë që mbrohet, jo atë që sulmon! Pasi që vetë imperialistët e fuqishëm janë sulmuesit, si dhe në rastet e veçanta prapa sulmuesit, kot koti i kanë këto kërcënime atomike, nuk guxon kush t’i përdorë armët që shkatërrojnë planetin, sepse asgjësohen edhe vetë dhe planeti i djegur nuk i duhet askujt! Nuk do të donë ta shkatërrojnë botën dhe vetveten askush!

Nëse dikush mendon se duhet t’u japim pjesë toke fqinjëve për ta siguruar paqen me ta, si dhe pjesën e mbetur, kjo është mashtrim shumë i keq! Çfarë zori ka Serbia të luftojë me ne për ta marrë pjesën tonë, Veriun apo tërë Kosovën! Ndërsa ne që e kemi këtë territor tonin, nuk u dashka të luftojmë e ta mbrojmë?! Me siguri, pasi ta marrë një pjesë me lehtësi, do të kërkojë ta marrë gjysmën tjetër, atëherë çfarë duhet bërë?! Ajo që duhet bërë më vonë, duhet bërë tani, e drejta është në anën tonë, tjetër atdhe nuk kemi! Kushdo që nuk e mbron atdheun me çdo kusht, duke e dhënë edhe jetën, nuk mund të thotë jam patriot e atdhetar, dhe mos të thotë ky është atdheu edhe i tij! Rroftë populli shqiptar i bashkuar dhe trim!

16 mars 2025 Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Rudi Berisha: Babai juaj e kreu misionin e tij dhe tani jeton në paqe dhe në qetësi të përjetshme pranë Zotit të tij!

E nderuara motër Arbana! Besoj deri diku e kuptoj mallin dhe dhimbjen tuaj. Është një …