Sulmet e pandalshme dhe sabotimet, si dhe mosndihma nga Qeveritë ndaj këtij mediumi – RKL-së – aspak nuk janë të çuditshme, ngase sa e madhe është kolona e pestë, sa shumë argat dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete serbe të BIAS- dhe të ish-UDB-së!
Këta kanë vepruar dhe veprojnë me të gjithë fuqinë e tyre për ta mohura RKL dhe TV Diellin! Ky medium kombëtar, si asnjë tjetër, është sfiduar nga shpifësit, nga Qeveritë e njëpasnjëshme, nga oligarkët dhe kolaboracionistët, nga ish-kuislingët dhe pasardhësit e tyre!
Por, RKL dhe stafi i saj, në krye me Drejtorin e pavdekshëm, çlirimtarin dhe Heroin tonë, Ahmet Qeriqi, i sfidoi të gjithë armiqtë dhe tradhtarët!
Ky staf e mbijetoi RKL dhe TV Dielli; nuk u dorëzuan për asnjë çast para sulmeve, sabotazheve, diversioneve dhe pengesave të panumërta! Ky staf doli edhe më i fortë nga këto sfida!
RKL ruajti kontinuitetin dhe zhvilloi tempin e veprimtarisë, si gjatë luftës, ashtu edhe pas çlirimit! Botoi mbi 20 libra – Feniksët e Lirisë – aty ku paraqiti për lexuesit dhe mbarë popullin historinë dhe biografinë e heronjve dhe të dëshmorëve!
Nga shumë të dhëna të mbledhura anë e kënd atdheut, bëri dhe enciklopedinë kalendarike të ngjarjeve, të heronjve, dëshmorëve dhe të betejave heroike të UÇK-së, si dhe të gjitha etapave historike të mëhershme të kombit tonë!
Dha lajmet dhe informoi në bazë realiste për botën, në interes të popullit dhe të gjithë shqiptarëve, njoftoi dhe ngriti zërin patriotik dhe pedagogjik kombëtar!
Njëkohësisht, TV Dielli, televizioni vizual i ri, por kulativ kombëtar, pasqyroi jetën dhe veprën e shumë veprimtarëve patriotë, me intervista si dhe dokumentarë për dëshmorët dhe çlirimtarët. Po ashtu, edhe shumë reportazhe historike, gjeografi, lashtësi, atdhetarizëm, kulturë, luftëra dhe beteja në etapat e ndryshme!
Kryesisht, mediumet si RKL dhe TV Dielli shpalosën çdo ditë kalendarët e betejave, kronikat e luftës dhe të luftëtarëve të UÇK-së!
Ky medium është aset i pa matshëm dhe i pa krahasueshëm i kombit shqiptar!
Ne luftëtarët e UÇK-së, jemi me ju, ju paqim stafin e mrekullueshëm e të palodhur për atdheun, siç u deshmuat edhe gjatë luftës në Arbana, Epir dhe tani më i spikaturi, Zamiri!
Familja shembullore Qeriqi, ju paqim sa malet e atdheut dhe qoftë i pa shterrshëm zëri i RKL-së, sa oksigjeni për frymarrjen e popullit!
E shndritë gjith atdheun TV Dielli, sa rrezet e Diellit!
31 Mars 2025
Sadik Halitjaha