Ish-eprori i lartë i luftës së UÇK-së, Sadik Halitjaha përmes një shkrimi e ka reaguar pasi për të gjashtën herë deputetet tanë nuk e kanë votuar projektligjin për vlerat e luftës. Madje ai ka thënë se po të varej nga këta deputet as nuk do të bëhej lufta, as vendi nuk do të çlirohej nga robëria.”Shyqyr që nuk kemi pasur parlament! Shyqyr që u bë lufta pa e pritur ta aprovonte ndonjë institucion si ky parlament i tanishëm! Askush nuk mundet ta kthej ma kohën, as Kosovën nën robëri. Për ndryshe për këta parlamentar, liria nuk është vlerë nuk duhet mbrojtur ajo. Lufta nuk qenka vlerë, por robëria?! Të derdhësh gjak e të luftosh për atdhe nuk qenka vlerë! Për këta mjeranë parlamentar robëria paska qenë vlerë e paska pas nevojë të ruhej ajo robëri! Të përlloçet emri UÇK, varri i dëshmorit, thyen lapidaret, mungon muzeu i luftës, nuk mbrohen simbolet dhe heroizmi, trimëria, lufta, sakrifica, rrezikimi i jetës dhe i familjes. Po ku ju ka ikur truri more mjeranë. Po cilin popull përfaqësoni?! Kush ju solli juve në ketë Parlament e me këto privilegje? Ndoshta do të ishit ndier ma mirë në Parlamentin e Serbisë, por e keni të pa mundur se kjo luftë ju ka ndarë për gjithmonë!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …