Spartak Ngjela ka te drejt në analizë kur thotë u mund një përpjekje anti demokratike si që e quan ai liksi e akumuluar ruso sllave me veprime e gjuhë neofashiste! Unë mendoj se pos angazhimeve të të tjerëve kundër demokracisë Amerikane janë shfrytëzuar edhe hapësirat dhe dobësitë e demokracisë dhe tolerancës së saj! Jam shumë i vetëdijshëm se thyerja e kësaj tentative domosdo fuqizon ristrukturon institucionet dhe organet e strukturat e shteteve Amerikane jo vetëm për ta godit këtë frymë populiste anti demokratike e krejtësisht diktatoriale e anarkiste. Ne do të mund të përfitojmë nga kjo administratë e Bajdenit që me përkrahje të fuqishme t’i përmbysim trampistët populist të cytur nga kolona e pestë me ndikime pansllaviste. Mirëpo nuk do te thotë se çdo gjë ka përfunduar me dështimin e kësaj tentative. kjo prapë akumulon energji anti demokratike dhe kur fuqizohet ngrit tensione dhe fragmentime në shtetet e Amerikës e që mund të emitohen në shtetet demokratike të Evropës e të botes demokratike. Në Francë kjo rrym ashtë e fuqishme në Francë, Austri, Hungari, Spanje dhe ka rritje edhe në Holandë e Gjermani. Populistët në emër të ndryshimeve dhe premtimeve se do i heqim qafet kta që janë në lidershipin e udhëheqjes me dekada! Thonë duhet përmbytur dhe duhet instaluar pushtet të ri dhe pastaj rend të ri shoqëror si diktatoriale e anarkist! Në emër të shkapjes së administratave burokratike e të nepotizmit?! Të kapin vet pushtetin dhe ta vendosin diktatin nga një grup epo individ që të qeveriset vendi me diktaturë, populiste e aspak demokratike! Ashtë evidente se vet demokracia ka filluar të vyshket dhe mplaket por duhet freskuar reformuar dhe ruajtur të mos përmbyset nga një rend autokratik e anarkist. Asht moment i duhur që të mposhten edhe të në këto rryma të cytura nga lindja dhe gjithë anti demokrat kudo që janë! Gjithë qysh shpërthime dhe zhvillime të tilla ka me pas në kohë jo të largëta.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …