Tema të tjera...
Shumëkush do të thotë këtë që po e thua, s’është gjë e re?!
E kuptoj, ama duhet kuptuar realisht përpjekjet aktuale për të shpallur Shqiptarët në tërësi, veçmas të besimit Islam, si të mbeturit e Turqve këtu në Kosovë dhe në trojet shqiptare në Ballkan!
Kësaj të keqe po ia ndihmojmë edhe ne vetë, duke bërë veprime ekstreme pikërisht nga konfesionet fetare, ndërmjet veti dhe brenda tyre!
Është rritur ndikimi i Serbisë dhe Turqisë, gjoja se populli i fesë myslimane në Kosovë dhe ndër Shqiptarë janë të mbeturit e Turqisë nga shekulli i XV!
Nga të dyja palët bëhet vetëm për një qëllim: që të shpjegohet se Shqiptarët janë Turqit e mbetur!
Sipas tyre, këta Shqiptarët myslimanë janë banorë në këto toka që nga shekulli i XV, kanë ardhur si Turq me besimin Islam!
Ndërsa Serbët erdhën këtu nga shekulli i VII dhe shpjegojnë vetë se këto troje i zunë krejtësisht, dhe ndërtuan kisha ortodokse në Deçan, Pejë dhe Graçanicë në shekullin e XIV!
Asnjëra palë nuk ka interes të shpjegojë kush ishte këtu para shekullit të VII!
Atëherë, kur erdhën sllavët, kënd gjetën këtu?!
Vetë ne Shqiptarët autoktonë nuk bëjmë sa duhet që botës t’ia shpjegojmë drejt gjenezën tonë nga Dardanët, pa u ngjitur më lart, pasi nuk kemi konflikte të mëhershme me etapat pellazgjike e të ilirëve!
Me çdo kusht duan të na fusin në përçarje e në luftë civile ndër Shqiptarë!
Të zgjohemi nga kjo apati totale, ta kemi si gjithmonë në prioritet dhe kryesoren Shqiptarin!
Të angazhohemi me çdo mënyrë dhe me çdo kusht ta bëjmë ribashkimin Kombëtar!
04 tetor 2024
Sadik Halitjaha