Ish-eprori i lartë i luftës së UÇK-së, Sadik Halitjaha përmes një shkrimi e ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA. Sipas tij aty nuk ka pasur hapësirë kohore për manovrim por të gjitha i mbulon investimi ekonomik i madh në dyja palët “Jam shumë i bindur se marrëveshja Kosovë- Serbi është në mënyrën e një pakoje dhe në mënyrën merr ose le. Mendoj se nuk ju jepet shumë hapësirë kohore as manovrim palëve deri në përfundim të dialogut. Po ashtu vetë palët do të kujdesen që pjesërisht të japin informacionet që mos të shkaktohen trazira,pakënaqësi apo kundërshtime edhe për këto në çdo detaj besojë se është paraparë. Të gjitha i mbulon investimi ekonomik i madh në dyja palët në marrëveshje. Arbitri pos fuqisë detyruese që ka, do të vendos edhe kushtin shumë të fuqishëm e të domosdoshëm me vlerë të madhe ekonomike. Këta dy faktor determinojnë domosdoshmërinë e marrëveshjes me njohje reciproke dhe një paqe në mes palëve”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …