Nuk e besova kur e dëgjova! As mendja nuk e dëshironte një ndodhi të tillë. Të humbet çanta e delegacionit të Kosovës. Shumë e pa pranueshme kjo s’është çanta e një nxënësi apo një sportisti e një bariu!!! Kjo çantë ka qen e përfaqësuesve të shtetit dhe këta përfaqësues përfaqësojnë shtetin!
Turp dhe shëmtim për shtetin dhe popullin tim. Këtë e besova kur kryeministri i shtetit të Kosovës sqarohej në foltore të parlamentit, rastësisht e dëgjova!
Përndryshe parlamentaret tanë aq të pa durueshëm dhe aq te pa dëshiruar për të i dëgjuar brutalitetet dhe sjelljet ç’njerëzore sa veç rastësish duke i ndërruar programet mundë të shohim se ka seanca të turpshme me 20-30 deputet!!! Shtrohet pyetja e përrallës së çantës të kësaj qeverie të përrallave të shumta, çka kishte në çantë?
Sa ishte vlera e materialeve dhe sa ishin sensitive ato, A mund të asht bërë me qellim duke fshehur dorëzimin e ma hershem te materialeve të ngjashme Serbisë. Kjo çantë mund të i arsyetoj të gjeturat e mundshme të tjera. Apo ishte detyrë që të ja afronte Serbisë ketë shërbim nga se e kanë kryer punën e argatit me mision apo me pagesë.
Si nuk i vret humbja e legjimitetit qeveritaret humbin dy milion ero, humbet çanta mirë që s’është humbur ndonjë anëtar i delegacionit sepse të këtij niveli mund të humbin! Këta as bagëtinë nuk benë mej ruajt se i humbin të gjitha.
Këto skandale këto ngjarje kaq të pazakonta ndodhin shpesh sa që duhet të bjerë qeveria! Të ne gjërat e jashtëzakonshme janë bë të zakonshme bile të zakonshmet janë aq të rralla dhe shumë të çuditshme!!!