Nasim Haradinaj

Sadik Halitjaha: Te paçim kurdoherë të fortë e sa më parë në liri, Hero, Nasim Haradinaj!

Pa drejtësisht u morën, në Hagë!

Nasimit nuk i duhet vetëm mbështetja morale e këtij populli, e këtyre luftëtarëve të trullosur të rraskapitur e te mjerë!

Po ku janë shoqëria civile, ku janë institucionet që me ligj e kushtetutë e kanë detyrim me i mbrojtur qytetaret!

Drejtësia e Kosovës e lodhet shumë!

Sikur kemi Odën e Avokatëve?!

Çka duhet me ju ndodh ma shumë qytetarëve tanë për me ju dal dikush nga Shteti në mbrojtje!

Jo jo një e keqe qe e gjen njërin sot e gjen edhe tjetrin nesër!

E keqja ma e madhe Kosovës ju është marr fuqia-e drejta juridike Kushtetuese!

Pa ketë shtyllë u mbet Shteti Kosova, nga se ja ka grabit Gjykata Speciale pa ja delegua askush, pa ja dhënë askush!

Si ka mundësi populli i Kosovës, Qeveria, Parlamenti, strukturat e lidershipi te pajtohen për pa drejtësinë!

Cila na qenka drejtësia e Kosovës, a i garantohet e drejta kushtetuese këtij populli!

Krejt ata që kanë luftuar e janë angazhuar për një Shtet të së drejtës, një drejtësi konstitucionale!

Pse nuk mbrohet kjo?

Pse nuk luftohet për ketë?

Po pse o te mjerë se ngrini flamurin e bardh, ta kuptoi bota qe jeni të pa aftë të pa mundshëm!

Me bë shtet me mbajt shtet, me garantua kushtetutshmërinë dhe drejtësinë në ketë Shtet???!!!

Çka te them për ty Nasim!

Ti nuk i vodhe ato dosje ti prunë në ditë për diell!

Ti i publikove dhe thirre institucionet e Kosovës te i marrin! Askush s’u përgjigj!

Me i kthye s’mundeshe se nuk e dije rrugën ka kanë ardhur!

Mos te i publikoje, të vinin ne bastisje të i gjenin do te akuzoheshe për mos lajmërim! Disa gazetar te trembur dhe Argat te huaj, gati ta bënë akuzën para se ta bej Gjykata Speciale!

Ti vëlla ske faj, ti nuk ishe gardian i Speciales mej ruajt dosjet!

Ti as përpilimin e tyre se dije, kanë mund në paket helm antraks me të qit, e me te helmuar kur e kishe hap paketën!

Prokuroret te motivuar negativisht karshi UÇK-s Të panikuar për rrjedhjen e dosjeve dhe për përgjegjësit e mundshme ligjore mbi ta!

Erdhën ju bastisen pa nevojë , Ju keni mund me ja dhanë paketën ne hyrje te shkallet!

Por këta te mllefosur ju bënë rrëmujë dhe me shumë zhurme ju morën pa procedurë pa bazë te akuzës pa asnjë te drejt!

Ju ngujuan sikur ju te ishit përmbysësit e dynjasë dhe te asaj Gjykate!

Ata se pari duhet hetuar vetveten, njerëzit përgjegjës për ruajtjen dhe përdorimin e dosjeve!

E me ju nuk do te kishin arsye te merreshin!

Nasim ti je një hero i gjallë!

Kjo ju pengonte frikacakeve e tradhtareve! Njëkohësisht edhe kundërshtareve te Kosovës edhe ziliqareve te fitores sonë mbi pushtuesin!

Prandaj ty s’mund te duronin!

Ti u bere digë e pa kalueshme e rrenave mashtrimeve dhe qëllimeve anti kombëtare!

Tani atje ku jeni padrejtësisht ju maltretojnë ju cungojnë edhe ato te drejta që te tjerëve ju garantohen, juve ju shkelen!

Por ti nuk dorëzohesh, këte e kemi ditur dhe e dimë mirë, tash po e mësojnë edhe ata që nuk të kanë njohur apo nuk të kanë besuar!

Ju tregon kush ishe kush je e kush do te jesh! Pa marr parasysh mendimet dhe vendimet e tyre!

Ti po e shkruan historinë tende te UÇK-s e të këtij populli qe me shekuj i pushtuar e i kolonizuar, mirë po ja bën!

Un sa po e kuptoj me syrin e mendjes, ashtu edhe mendoj, së procedurat janë zgjat e janë shkel pa nevojë për ju!

Mendoi se ju do të  liroheni barazi me përfundimin e procedurave dhe me aq fajësi ju konsiderojnë sepse ashtu donë ndoshta edhe dy muaj pas përfundimit te procedurave ju lëshojnë, vendimin për lirim!

Sa mos me ju shpall te pa fajshëm se pse duhet te ju kompensojnë!

Prandaj mirë po ja bënë qe ju a thua burrërisht te gjitha që meritojnë me ju thënë ,hetuesve, Bashkëpunëtoreve pan-sllav!

Te paçim te fort e në liri, Hero, Nasim Haradinaj!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …