Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: TURPI QË NDODHI NË PARLAMENT?!

Pa hamendje fare e themi ka dorë Serbia, pak me u treguar më intelektual themi këtu përzihet Rusia! Nuk i amnistoj as nuk i mohoj këto të dyja! Por kam ardhur në përfundim më e madhja dhe më e keqja ndër ne Shqiptaret është budallia!!! Kështu kjo e keqe na ka percjellë gjatë gjithë historisë! S’ka kujdestar më aktiv i së keqes se sa injornca dhe mos dija! Të gjitha mund të arrihen, fitorja, liria, ndertimet, zhvillimet, njohjet e gjuheve, të vendeve, arrimë te shëndoshemi të pasurohemi, makina të mira e të bëjmë e shumë çka tjetër, por mendësia nuk ndryshon lehtë duhet minimumi tre brezëra kohë për ta arrit ndryshimin e mendëësisë! Kur është fjala për ne Shqiptaret që jemi të njohur për fanatik të ruajtjes të së keqes, neve na duehn 100 vite të ndryshojmë! Në situatën që jemi, mund të ndodh ndryshimi për keq! A e duam veten mendoj se jo! A e kursejm shendetin jo! A e vlersojmë kohën jo, Lirin a e duam jo! Paqen a e ruajm them se jo! A jemi me dinjitet jo! Me seder të sëmurë po.

Po armiqtë?  E këta i respektojm shumë, aq shumë sa edhe kur arrijmë ta përzëmë njërin armik, presim një kohë se cili armik tjeter duhet ta zavendësoj, dhe ta kem një pushtes të ri ?!!! Defekt i robrisë së gjatë apo mungesë e diturisë! Ata që sollën lirinë i konsiderojmë më të kqinjë se ata që ishin pushtues! Ti thërrasim vetes kush qenkemi ne, sa ja dimë vlerën lirisë?!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …