Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Vrasje e sërishme e heroit Ali Ajeti, ndodhi me 3 mars 2021

Vrasje e sërishme e heroit Ali Ajeti! Kjo ndodhi me 03-03-2021 në Shtedim të Podujevës! Të gjithëve na kujtohen protestat e viteve të 90 dhjeta për Republikën e Kosovës! Në një rezistencë kundër dhunës së pashembullt të milicisë jugosllave e cila i ndiqte demonstruesit duke i gjuajtur me plumba të vërtetë.

Grupi i ndarë nga protesta dhe i pa bindur të ju dorëzohej milicisë!

Filloj Rezistencën. Kështu Ali Ajeti rezistoj me automatikun e ti duke ju kthyer zjarrin flakë për flakë Milicis Serbo -sllave,në ketë rast qëllohet me breshri plumba nga milicia duke qen krejtësisht i pa mbrojtur në mes të grunajës bije!

Akoma në jetë arrin shokët ta tërheqin duke e bartur në supe Sabri Kiqmari alias (Zefi) deri sa dhe ndërron jetë në duar të shokëve e shoqeve që kishin marrur epitetin Çeta e Llapit! Unë tani si mbaj mend të gjithë sepse ishin edhe me pseudonime 1.Sabri Kiqmari (zefi) 2.Basrije Musmurati (Shqipja) 3.Halime ….(lirija) 4 Ramadani ….(Dani) 5 . … ….(Luli) 6. Shaban Humolli (Mangjilli) e të tjerë që tani s’me kujtohen.

Jemi marrur me ta nga Zvicra duke i nxjerr nga Sllovenia ilegalisht.

Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Sadik Halitjaha, Agim Shillova dhe Bajram Imeri. I kemi sjell në Zvicër pasi kishin kaluar një kohë të gjatë ilegalisht në Kosovë.

Tani kur mora lajmin e hidhur se ju thyer pllaka përkujtimore në vendin e rënies të heroit, e ndjeva sikur e vranë për së dyti në dorën tonë! Nuk e di kush e thyen? E vranë të njëjtit apo argat e tyre!

Por këtë vrasje ja dedikoj parlamentarëve të ligjeslacionit të kaluar!

Parlamentaret që nuk e aprovuan ligjin për mbrojtjen e vlerave te luftës, Ata janë vrasësit e këtyre vlerave!

Supozoj që do të gjinden keqbërësit, shtrohet pyetja me cilin ligj mundë të dënohen?!

Kështu është kur nuk bëhen ligje!Si mund të bëjmë shtet me rrugaç!!!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …