Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Vuqiç e shpalos planin e invazionit të Kosovës, heshtë bota, heshtin shqiptaret, heshtë kryeministri në ardhje

Aleksandër Vuqiç sot me 26 shkurt 2021 në Prokuple në një takim me sejment e vet Listën Serbe! Nga ky qytet i cili dikur para vitit 1878 ishte qendër e shqiptarëve! Tani Vuqiç shpalosi planin e invazionit të Kosovës duke i paraqitur 53 kilometra të Serbisë nga kufiri verior i Kosovës në Jarin deri në Mitrovicë!

Ky i siguroj banoret serb të Kosovës se do të ju a ndërtoj një autostradë tepër moderne, me të cilën donë të tregoj se sa i fort është shteti serb dhe çka mund të bën pa pyetur fare Kosovën, bën çfarë të dojë në interesin e Serbisë strategjisë dhe hegjemonisë së saj!

Karshi meritorit të Kosovës, duke e konsideruar territor të vetin?!

Serbia edhe me miratimin e Lajćak i cili jo rastësisht ndodhej aty dhe i duartrokiti këtij qëllimi të Vuqiçit!

I emëruari i Evropës për dialog detyrues që Kosova të pranoj çdo gjë që i s’gjeron Serbia, dhe që ja aprovon Evropa?!

Në emër të interesimit për banoret serb të Kosovës Serbia ndërhyni me testet anti-Covid-19! Kurti nuk pati reaguar si kryeministër që ishte! Pastaj kur Avdullah Hoti erdhi kryeministër Serbia filloj vaksinimin e qytetarëve serb të Kosovës me vaksina anti-Covid-19 të marruara nga Kina dhe Rusia, Avdullahu as që hapi gojën!!!

Tani kur Vuqiç po i garanton investime për kokë banori serb të Kosovës dhe me lartësi të pagesave nga 100 deri në 500 e ma shumë ero për kok banori.

Si dhe planifikon shqyerjen e territorit të Kosovës për mes saj deri në Mitrovicë!

Ta bej autostradë tani për tani e ma vonë zoti e di ku ndalet?!

Për çudi kur shpalosi ketë strategji gllavruese aty ndodhej edhe Lajčak e duar trokiste për këto <<vepra madhore dhe humane të Serbisë ndaj Kosovës >> dhe nuk harroi të bej thirrje që të për afrohet Kosova në marrëveshje me Serbinë?!

Bota heshtë!

Heshtin shqiptaret! Heshtë edhe kryeministri në ardhje miku i Lajčakut!!!

Siç shkruante atë herë moti. Pashko Vasa: Ah moj Shqipëri e mjera Shqipëri.

Po të ishte gjallë tani do te thoshte:

Eh moj Kosovë kush të ka në dorë? UÇK dikur të beri zojë! Po tani lidershipi shumë të poshtërojë.

Disa s’duan të njohin disa të copëtojnë ti mori e shkret vetëm rënkon.

Ahë populli im i gjorë po shumë do të duron!

Nuk duhet duruar kur thika prek në ashtë,na duhet të qëndroj dashtë e pa dashtë!

Jeni gjallë ju patriot, apo ju ka shastisur lakmia e ju ka tjetërsuar kjo bot!!!

Çuditërisht mediet televizive që ne mendojmë se të Kosovës janë? Veç si lajm e dhanë! Vetëm kaçë thanë se Serbia donë të bej investime të mëdha në Kosovë?!

Vlen të thuhet lutja e Krishtit

-Fali Zot këta mëkatar që nuk din se ç’bëjnë!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …