Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: KUSH MOHON VLERAT SHQIPTARE!

Unë nuk do të isha lëshuar shumë në komente se kush është Taravari apo (taravoli)! Kushdo që të jetë ai, nuk guxon të shkelë mbi gjakun e derdhur për Liri! Mbi gjakun e Dëshmorëve! Çfarëdo mendje apo politike të ketë ai, sado premtime të mira të premtojë, sado arritje të sjellë për shqiptarët! Në themelet e vlerave dhe të lirisë qëndrojnë Dëshmorët, invalidët, luftëtarët! Kudo që të sillesh ndër shqiptarë, Ali Ahmetin do ta kesh në ballë!

Sa për gjuhën përçmuese, nuk na befason se kopje të përkthyer nga Serbia e ke, “konflikt” nga ajo (“sukob”) sa për ta kuptuar të tjerët! Mirë bën ti kurrë mos ta përmendësh luftën as të mos vizitosh varrezat e përmendoret e dëshmorëve as familjet e tyre! Jo, mos e bëj këtë, sepse i fyen dhe nuk ju bën nderë!

Ti matesh me hijen e mëngjesit dhe mendon se je i madh për çështje politike e kombëtare, por përballë Alisë je sa një kokërr vezë! Ti mund të kesh tituj si dr. dhe prof., por sa i përket Kombëtarizmit, nëse nuk je në krahun e Ali Ahmetit, je në anën armike, dy anët janë me shqiptarin dhe kundër! Mirë bën ti me kontrolluar ADN-në!

Bëj politikë sa të duash dhe çfarë të pëlqen ty, por politikë anti-Kombëtare i thonë tradhti! Mos e vraj veten me dorën tënde o Taravar! Ali Ahmeti ka bërë histori, ai ka siguruar vend nderi në Historinë Kombëtare, askush nuk mund ta ulë dhe ta nënçmojë deri sa vetë e trasoi dhe ecën në rrugën Kombëtare!

Dallimi mes politikës Kombëtare dhe asaj pushtetare është i madh dhe kalojnë nëpër rrugë të ndryshme! Politika Kombëtare ka nder dhe lavdi, politika pushtetare ka humbje dhe fitore, por mund të përfundojë me turp! Ti, Taravar, vetë me vullnetin tënd e ke zgjedhur të dytën! Por nuk të lejohet përzierja e nocioneve dhe përzierja e vlerave me antivlera!

19 korrik 2024
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë

Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. …