Sadri Ahmetaj: Me rastin e 61 vjetorit të lindjes së Agim Zenelit e kujtojmë luftëtarin dhe eprorin më të shquar të UÇK-së

Agim Bardh Zeneli (1962-1999)
Me rastin e 61 vjetorit të lindjes së Agim Zenelit e kujtojmë njërin prej luftëtarëve dhe eprorëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili na bëri krenar dhe e nderoi emrin e UÇK-së. Në shenj nderimi e respekti emrin e tij e barti Brigada “135 Agim Zeneli”. Emrin e tij sot e mbajnë rrugë e sheshe, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoroi me urdhërin “Hero i Kosovës”, sepse Agim Bardh Zeneli u shqua për trimëri dhe guxim të pashoq deri në rënien heroike që populli ynë të jetojë i lirë dhe i pavarur. Sakrifica e Agimit ishte e madhe. Shpesh me kujtohen fjalët e tij të cilat figurojnë edhe në ditarin përsonal. “Më mirë të na rrojnë fëmijët, qoftë edhe pa prindër, por në liri, se sa me prindër e në robëri”.
Përjetësisht nderim e respekt për dajen tonë Agim Zenelin
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …