Drejtori i Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labirinth”, Safet Blakaj, ka thënë për mediet se droga e tipit heroinë ka shënuar rënie te të rinjtë derisa ngritje ka pasur te drogat e tipit kokainë si dhe amfetamin ose spid. Në Kosovë janë 3.000 deri në 5.000 përdorues problematikë të drogës që janë të varur dhe që e përdorin rregullisht dhe kanë problem me ligjin, kanë bërë të ditur Policia dhe një terapist i njohur i përdoruesve të drogave. Më shqetësuese, sipas tyre, është se po rritet vazhdimisht numri i përdoruesve të drogave nga moshat e reja. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se për luftimin e dukurive negative në shoqëri, përveç veprimeve aktive policore është e domosdoshme ndërmarrja e masave proaktive.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu: Rrofshi e ju pafsha në Kosovë, aty ku ju thërret toka juaj
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, mori pjesë në një tubim me mërgimtarët e Kosovës në …